Dorëzohet kërkesa për Marrjen e të Drejtave të Zbatimit të Buxhetit për programin IPARD 2014-2020.
Shqipëria ka bërë një përparim të rëndësishëm në përgatitjet për zbatim të programit IPARD II. Strukturat dhe kapacitetet janë zhvilluar gradualisht me mbështetjen e projektit IPA 2011 “Mbështetje për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural” nëpërmjet një skeme grantesh pilot “IPARD LIKE” për investime në bujqësi, në prodhim, përpunim e tregtim që shënjestrojnë sektorët e qumështit, mishit, fruta – perimeve duke synuar modernizimin dhe përafrimin gradual me BE. Nga zbatimi i kësaj skeme rezultoi se ka nevojë për mbështetje financiare në sektorin Bujqësor dhe Rural. Vlera e grantit në dispozicion të aplikimeve të mundshme e tejkalon tri-herë buxhetin e thirrjeve.
Programi IPARD është miratuar me vendim të Komisionit Evropian datë 20 Korrik 2015 dhe financohet nëpërmjet Kontributit të BE me 71 milion euro dhe bashkë-financim nga buxheti i shtetit Shqiptar afërsisht 24 milion EUR. Ky program ka si synim të mbështetesë fermerët, sipërmarrjet ekonomike bujqësore, përfshirë kooperativat, stabilimentet e përpunimit ushqimor, personat fizik ose juridik mikrobizneset dhe sipërmarrjet e vogla private jo-bujqësore të kryejnë investime për prodhimin dhe përpunimin në sektorin e qumështit, të mishit, fruta-perimeve, bimëve të mbrojtura dhe vreshtave. Gjithashtu programi synon të mbështesë investimet në Akuakulturë, turizëm natyror dhe rural dhe prodhim të energjisë së rinovueshme.
Treguesit dhe objektivat parashikojnë se në përfundim të këtij programi do të mbështeten afërsisht 2055 projekte investimi dhe do të krijohen rreth 800 vende pune. Zbatimi i këtij programi parashikohet të fillojë në vitin 2017.
Struktura menaxhuese në Ministrinë e Financave dhe ajo Zbatuese në Ministrinë e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, pasi kanë finalizuar paketën e akreditimit me mbi 1200 dokumente mbi modalitetet administrative, kontabël të pagesave dhe kontrollit të brendshëm, kanë dorëzuar sot më datë 20 Shtator 2016, pranë Komisionit Evropian, Kërkesën për marrjen e detyrave të Zbatimit të Buxhetit për programin IPARD për masat:
Programi do të fillojë zbatimin me marrjen e besimit nga KE të zbatimit të buxhetit të alokuar për Shqipërinë në vitin 2017, ku Agjencia e Pagesave (AZHBR), së bashku me Autoritetin Menaxhues në Ministrinë e Financave, do të hapin thirrjet për dorëzimin e aplikimeve ku do të përcaktohen kriteret e përzgjedhjes, afati i dorëzimit të dokumentacionit dhe buxheti në dispozicion.
Gjithashtu programi parashikon financim:
© Ministria Financave dhe Ekonomisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.