Përshkrimi i Projektit dhe Qëllimi

Projekti ”Implementimi i një sistemi modern të Menaxhimit Financiar dhe Kontrollit dhe Inspektimin Financiar Publik në Shqipëri” financohet nga fondet IPA 2012. Ky projekt do të realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Financave të Austrisë dhe Francës. Ai është parashikuar të shtrihet në nje hark kohor prej dy vjetësh.

Objektivi i përgjithshëm i projektit është të kontribojë në përdorimin efektiv, efiçent, transparent dhe të përgjegjshëm të fondeve publike për arritjen e objektivave të qeverisë.

Qëllimi i projektit: Projekti sjell një prezantim të plotë të të gjitha vlerave të menaxhimit financiar në subjektet publike. Kjo do të arrihet nëpërmjet të një kontributi shtesë për implementimin e një sistemi modern të menaxhimit financiar dhe kontrollit dhe inspektimit financiar në institucionet publike në Shqipëri.

Institucionet e përzgjedhura pilot në kuadër të projektit: Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave , Ministria e Arsimit dhe Sporteve, Bashkia Shkodër, Bashkia Berat, Bashkia Pogradec, Bashkia Korçë.

Në përfundim të këtij projekti pritet të kemi këto rezultate:

1. Paketa ligjore e financave publike e rishikuar (aktet ligjore dhe nënligjore) në drejtim të implementimit në praktikë të kërkesave të kapitullit 32 “Kontrolli financiar” të Marrëveshjes së Stabilizim Associimit.

2. Përmirësimi i cilësisë së sistemit të menaxhimit financiar të institucioneve pilot në drejtim të menaxhimit të shpenzimeve, por edhe të rritjes së efiçiencës në drejtim të mbledhjes së të ardhurave (rregulloret e brendshme të rishikuara në përputhje me standardet dhe të monitoruara gjatë gjithë ciklit buxhetor).

3. Futja e një sistemi efektiv të menaxhimit të riskut (duke filluar që nga buxhetimi afatmesëm deri në auditim, të formalizuar në çdo institucion pilot).

4. Rritje të kapaciteteve profesionale të institucioneve pilot për të qënë të përgatitur në momentin e aderimit në BE për përdorimin e fondeve publike (përfshirë fondet e BE).