Ministrja e Financave znj. Helga Vukaj zhvilloi më datë 2 qershor 2017, një takim me Përfaqësuesin Rezident të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë z. Jens Reinke.
Në qendër të këtij takimi ishte stabiliteti ekonomik dhe monitorimi i të ardhurave.
Znj. Vukaj theksoi se në garantim të interesit publik, Ministria e Financave kryen monitorim ditor të të ardhurave për të siguruar konformitetin e tyre me planin dhe për të garantuar që procesi zgjedhor nuk do të cënojë vazhdimësinë institucionale apo të ndikojë tek operatorët ekonomike.
Përfaqësuesi i FMN-së z. Reinke theksoi rëndësinë që ka realizimi i të ardhurave si dhe mos-shpërdorimi i fondeve publike.
© Ministria Financave dhe Ekonomisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.