PROGRAMI I TË ARDHURAVE PER VITIN 2019
Fjala e Ministrit Ahmetaj në Komisionin Parlamentar për Ekonominë dhe Financat
Programi i të ardhurave për vitin 2019 mbështet synimet e Qeverisë për konsolidim të mëtejshëm fiskal, reduktimin e deficitit buxhetor dhe uljen e borxhit publik.
Programi i të ardhurave për 2019-ën bazohet në katër shtylla: përmirësimin e administrimit fiskal; minimizimin e informalitetit në ekonomi; rritjen e qëndrueshme ekonomike të vendit dhe nxitjen e prodhimit vendas dhe eksporteve.
Të ardhurat gjithsej të programuara në Buxhetin 2019 janë 486.5 miliard lekë, 30.6 miliard lekë më shumë se sa viti 2018 ose 6.71 % krahasuar me vitin 2018
Të ardhurat tatimore janë 447.2 miliard lekë, me një rritje 28 miliard ose +6.65 % krahasuar me vitin 2018
Të ardhurat nga Tatimet, Doganat dhe Sigurimet janë 425.5 miliard lekë, me një rritje 26.6 miliard lekë, ose +6.7 % krahasuar me vitin 2018
Në programimin e të ardhurave nga Tatimet dhe Doganat për vitin 2019, janë marrë në konsideratë të gjithë faktorët kryesorë me ndikim në buxhet, përfshirë efektin e rritjes ekonomike dhe indeksit të çmimeve, politikat e reja fiskale si dhe efektet nga lufta kundër informalitetit, e shoqëruar kjo me masa ligjore anti-shmangie me qëllim rritjen e nivelit të pajtimit vullnetar të tatimpaguesve me ligjin.
Programimi i të ardhurave për vitin 2019 është në linjë me synimet e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për konsolidimin e mëtejshëm fiskal, reduktimin e deficitit buxhetor dhe borxhit publik, si dhe përmirësimin e administrimit fiskal dhe minimizimin e informalitetit në ekonomi, në mbështetje të rritjes ekonomike të qëndrueshme, duke nxitur rritjen e prodhimit dhe eksportet.
Metodologjia e programimit të të ardhurave është bazuar në modelet bashkëkohore të programimit, si dhe në analizën e detajuar të faktorëve që ndikojnë mbi secilën taksë dhe tatim. Modelet bazë të përdorura janë:
Këto modele bazohen në të dhëna historike 4-vjeçare të importeve dhe të ardhurave doganore për 60-grup produktet kryesore; analizojnë tendencën e ndryshimit të sasive të importuara për të njëjtat periudha në 4 vite; marrin në konsideratë faktorë të tjerë të konstatuar gjatë vitit korrent; masin dhe vlerësojnë efektet bazuar në indikatorë makroekonomikë duke analizuar efektin në ndryshimin e të ardhurave për një % të ndryshimit në PBB (“Buoyancy” dhe “Effective Tax Rate”).
Në terma konkretë, në planifikim janë harmonizuar faktorët makroekonomikë, me treguesit kryesorë që ndikojnë në taksa specifike. Janë analizuar në veçanti sasitë dhe çmimet e mallrave kryesorë të importit dhe prodhimit vendas që mbulojnë mbi 90% të vlerës së të ardhurave totale, duke marrë në konsideratë gjithashtu:
Të ardhurat tatimore nga Tatimet, Dogana dhe Kontributet për sigurime për vitin 2019, vlerësohen të jenë në shumën rreth 424.5 miliardë lekë, 26.4 miliardë lekë më shumë se parashikimi i vitit 2018. Këto të ardhura do të jenë sa 24.2% e Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Kemi një tabelë të detajuar se si i kemi bërë parashikimet që nga projekti bazë i 2018-ës, pra pritshmëritë, gjithë të ardhurat që janë “one-off” ose që realizohen vetëm një herë e nuk kanë frekuencë të përvitshme, pastaj kemi të llogaritur rritjen e të ardhurave nominale, efektin e deflatorit, kuptohet edhe masat fiskale. Për vitin 2019 kemi një sërë masash fiskale që ne i përmendëm para disa ditësh në komision.
Theksoj se performanca në tatimin mbi fitimin e vitit 2018 dhe rritja relativisht e ulët krahasuar me vitin 2017, lidhet me situatën energjitike që kaloi vendi në vitin 2018 e cila u reflektua në bilancet dhe kontributet fiskale, pra ajo që thashë pak më lart.
Të ardhurat nga Kontributet për Sigurime Shoqërore e Shëndetësore në vitin 2019 parashikohet të rriten me +7%, ose 6.4 miliard lekë krahasuar me të pritshmin e vitit 2018. Të ardhurat nga kontributet pritet të jenë 97.9 miliard lekë, nga 91.5 miliard lekë që do arkëtohen në vitin 2018. Rritja e programuar e të ardhurave mbështetet në këta faktorë:
Risqet fiskale
Risqet fiskale që shoqërojnë gjithë planifikimin lidhen natyrshëm si çdo vit, me realizimin e të ardhurave të programuara nga Tatimet, Doganat dhe Kontributet e Sigurimeve, konsistojnë në:
Pra, kjo ishte një përmbledhje e detajuar e gjithë platformës që qëndron përtej planifikimit të të ardhurave. Këtu po ndaloj prezantimin dhe me kënaqësi do të prisja opinionet ose pyetjet.
Faleminderit.
© Ministria Financave dhe Ekonomisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.