Fjala e Ministrit për mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave për Koncesionet/PPP
Në këtë seancë të dedikuar ndaj çështjeve që kanë të bëjnë me Koncesionet dhe PPP, do të dëshiroja ta filloja fjalën time me atë se çfarë parashikon Ligji Organik i Buxhetit, i amenduar së fundmi në vitin 2016, për Koncesionet dhe PPP. E them këtë jo pa qëllim, sepse ka qenë kjo qeveri, kjo mazhorancë, që në ndryshimin e ligjit organik të buxhetit, ka vendosur dy elementë transparence të rëndësishme përsa i përket koncesioneve dhe Partneritetit Publik Privat. Pra, është kjo mazhorancë që i ka vendosur vetes dhe qeverive që vijnë, dy standarde të rëndësishme, transparente, ndaj Partneritetit Publik Privat dhe koncesioneve.
Së pari, dëshiroj të citoj nenin 4/2 të ligjit ku përcaktohet si më poshtë: “…shuma e përgjithshme e pagesave vjetore neto, që kryhen nga njësitë e qeverisjes së përgjithshme, të cilat rezultojnë nga kontrata koncesionare apo Partneriteti Publik Privat (PPP), si rregull, nuk duhet të tejkalojnë kufirin prej 5 për qind të të ardhurave tatimore faktike të vitit paraardhës buxhetor.” Së dyti, në po këtë nen, përcaktohet për herë të parë, kjo mazhorancë, kjo qeveri dhe ndërkohë unë isha po në Ministrinë e Financave, se “Kuvendi, në ligjin vjetor të buxhetit, miraton tavanin e vlerës totale të kontratave në përqindje të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB), për të gjitha projektet koncesionare/PPP ekzistuese dhe ato të kontraktuara rishtazi gjatë vitit buxhetor korrent”.
Për herë të parë e kthyem në detyrim ligjor, nuk e lamë narrativë të dokudoshme, por e kthyem në detyrim ligjor dhe për dijeninë e të gjithëve ju, është hera e parë që është bërë një listë e plotë ligjore, një regjistër i plotë i koncesioneve dhe PPP-ve, që nuk ka ekzistuar kurrë. Këtë e kam me qytetarët gjithashtu, për t’i sqaruar që gjithë debati politik mbi koncesionet, do ta shikoni, për ata që do të na ndjekin sot, për deputetët që kanë nevojë patjetër në legjitimitet për sqarime të mëtejshme, që kjo qeveri e ka rritur tansparencën e instrumentit të PPP-ve dhe koncesioneve disa shkallë më lart.
Do t’jua them dhe më vonë në fjalën time, por po e them edhe tani, që gjithë pyetjet, “a janë borxh”, “a nuk janë borxh”, kanë të bëjnë me dy standarde ndërkombëtare dhe njëri i vendosur nga qeveria e kaluar, me vendim qeverie 575, nga qeveria e Sali Berishës. Standardi i parë është si kontabilizohen në bazë të ESA 95 apo ESA 2010. E dyta, e lidhur me të parën, është mënyra e kontabilizimit në bazë të risqeve, risqet e kaluara tek privati automatikisht nuk kontabilizohen në borxh. Dhe e treta, ESA 95, të dashur deputetë dhe qytetarë që na ndiqni, është vendosur përpara vitit 2013 si mënyrë kontabilizimi i koncesioneve.
Më vjen keq që nuk është opozita këtu, që t’ia tregoja vendimin 575, t’i thosha: “Ja, ju kur keni qenë në pushtet e keni vënë këtë standard kontabiliteti”. Po edhe ne të mazhorancës ta shohim, standardi i kontabilitetit është vendosur nga qeveria e kaluar. Vendimi 575, ESA 95, mënyrë kontabilizimi jashtë borxhit publik për shkak të mënyrës së ndarjes së risqeve dhe të pagesave të disponueshmërisë. Këtu mbaron debati dhe pyetjes suaj deputete, a mund të ishin borxh apo jo, i referohem pyetjes së kaluar, së cilës nuk iu referova plotësisht, se e kishte vënë re dhe opozita që nuk u përgjigja plotësisht dhe sot gjeta rastin që t’ju përgjigjem edhe juve, edhe opozitës, plotësisht.
Si i ka respektuar Qeveria këto dy nene të këtij ligji organik? Në relacionin e projektbuxhetit 2019 që është para jush, e keni të evidentuar qartë se për vitin 2019, kufiri prej 5% i të ardhurave tatimore faktike të vitit paraardhës, pra i të pritshmit 2018, respektohet dukshëm pasi kap një shifër prej 3% të totalit. Dhe nëse do të shkojmë akoma dhe më tej me parashikimet përtej këtij viti, në afatmesëm, kapim vlerat në 2020 dhe 2021 respektivisht 3.3% dhe 3.4%
Sa i përket nenit tjetër, në nenin 19 të projektligjit të buxhetit 2019 përcaktohet se: “Tavani për vlerën totale të kontratave në përqindje të PBB-së për të gjitha projektet koncesionare/PPP-të ekzistuese dhe ato të kontraktuara rishtazi për vitin 2018, në përputhje me të dhënat e regjistrit të koncesioneve është 46% e PBB.” Rregjistri i koncesioneve nuk ka ekzistuar asnjëherë, por e kemi bërë ne. Nuk ka pasur regjistër koncesionesh. Nuk dihej fare sa koncesione ishin dhënë dhe kush i kishte, kush nuk i kishte, sa kishte avancuar, sa nuk kishte avancuar.
Këtu dua të bëj një sqarim shumë të rëndësishëm. Gjithë kontratat janë 807 miliardë, të gjitha kontratat, nga të cilat 391 miliardë janë energji, pra janë HEC-e, që ta kuptojnë qytetarët kur dëgjojnë PPP-të, është ASHTA, është Devolli, është AYEN Energji, janë ato HEC-et që shikoni poshtë e lart nëpër Shqipëri, janë të gjitha pjesë e kësaj shifre.
Pjesë e kësaj shifre është dhe kolaudimi i makinave, është edhe Rapiscani, është edhe Pullat Fiskale, është dhe Regjistri i Barrës Siguruese. Pra, kjo boloria e PPP-ve, që t’i sqarojmë sot dhe pastaj kuptohet që secili ka të drejtë të bëjë pyetje kur nuk bindet.
Ndërkohë, mbetet një shifër 415 miliardë nga të cilat 262 miliardë janë të reja që nuk kanë hyrë në fuqi, pra në proces. Që do të thotë se mbeten aktive, përtej energjisë, 153.8 miliardë ose 8.7%. Domethënë, ajo balona e fryrë me qëllim, “koncesione-PPP”, ja ku e keni, 8.7%. Dhe 46% e totalit janë energji. Pra vetëm 8.7% e totalit janë aktive. Pjesa tjetër janë në procese. Kjo besoj ishte një shifër shumë domethënëse për secilin nga ne dhe nga ata që na dëgjojnë.
Me fjalë të tjera, me këtë nen Kuvendi përcakton tavan total në terma realë për të gjitha koncesionet apo PPP ekzistuese dhe ato të reja, bazuar në një listë të detajuar që jepet në relacionin e këtij projektligji. Kjo do të thotë që Kuvendi nëpërmjet vendosjes së një “cap” (tavani) Qeverisë, ushtron diskrecionin e tij për disiplinimin e këtyre projekteve në çdo ushtrim buxhetor vjetor.
Por përtej këndvështrimit të ngushtë ligjor që përfshin Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, do të dëshiroja që edhe në përgjigje të kërkesave të këtij Komisioni të nderuar, të ndalesha fillimisht në arsyet se pse Qeveria që unë përfaqësoj sot këtu, është angazhuar për të jetësuar projekte infrastrukturore dhe ofrimin e disa shërbimeve publike me anë të modeleve koncesionare apo të Partneritetit Publik Privat:
Zonjë, që jeni deputete e Dibrës, opozita do t’ia mohojë rrugën Dibrës. Opozita kërkon që t’ia mohojë rrugën Dibrës. Pra, opozita është duke i thënë popullit të Dibrës që ju do të rrini atje, 25 vite pa rrugë, sepse ne duhet të bëjmë pak zhurmë për këto që quhen PPP dhe koncesione. Ti që je deputete, në respektin tuaj zonjë që je deputete e Dibrës, të lutem transmetoja popullit të Dibrës, që mazhoranca dhe qeveria e zotit Rama do ta bëjë rrugën me Partneritet Publik Privat, në favor të zonës së Dibrës. Ne nuk duam që populli i Dibrës të presë 25 vite, zonjë e nderuar, ne duam që populli i Dibrës ta ketë rrugën sa më shpejt.
E njëjta gjë vlen edhe për popullin e Shkodrës. E njëjta gjë vlen edhe për gjithë zonat e tjera që përfitojnë nga Partneriteti Publik Privat. Nuk kemi deputetë të Kukësit këtu, por po të ishte opozita, do të kishim deputetë të Kukësit, pra ajo që thonë ata është jo, Rruga e Kombit të mos mirëmbahet. Nuk ka rëndësi që mungon ura, nuk ka rëndësi që mungon sinjalistika, nuk ka rëndësi që ajo rrugë të degjenerohet, nuk ka rëndësi. Pastaj thonë, shiko ne e duam popullin e Dibrës, por duhet ta lëmë pa rrugë, e duam ashtu. Që të mos vijë kurrë në Tiranë, të rrijë atje, që të mos venë kurrë nga Tirana, por të ndahet për së gjalli me pjesën tjetër të vendit, të mos bashkohet me rajonin. Duan të dënojnë popullin e Dibrës, zonja deputete, transmetoja në emër të mazhorancës që ne nuk do ta lëmë.
Për PPP-të në shëndetësi, e dini çfarë u thonë qytetarëve që na kanë votuar? Këta i thonë, ti me dializë do të udhëtosh nga Korça, nga Shkodra, nga Dibra, nga Gjirokastra, nga Vlora, në 5 të mëngjesit, do vish të zësh radhën këtu, e ashtu siç je në hall, ti e di, bëj çfarë të duash, se mua nuk më duhet se çfarë bën ti. Epo kjo mazhoranca vendosi ta bënte ndryshe dhe sot, shërimi i dializës për ata që kanë nevojë, në vuajtjen e tyre, është më i shpejtë, më afër vendbanimit dhe numrat janë të konsiderueshëm të shërbimit.
Dikur ka qenë 80 mijë lekë, kaq u kushtonte, 80 mijë lekë kur bëhej nëpër spitalet publike me ato radhët ku nisej i shkreti njeri nga Korça e nga Gjirokastra që në 4 të mëngjesit për të kapur 7 e mëngjesit këtu. 80 mijë lekë kushton dhe tani, por tani e paguan buxheti i shtetit. Këta i thonë të sëmurëve, i thonë pacientëve që shkojnë në spitale për sterilizimin, “nuk na duhet çfarë ndodh me jetën tuaj, se ne kemi axhendën tonë politike dhe do dalim tani të flasim për PPP-të”. E s’ka ngelur njeri pa folur për risqet e PPP-ve e as e dinë fare se çfarë përfaqëson një Partneritet Publik Privat.
Dhe për arsyen që sapo përmenda, do dëshiroja t’ju tregoja ju dhe publikut disa shembuj projektesh tipike të rrugëve nacionale, pasi shembuj janë me dhjetëra dhe kam një listë të gjatë me vete, por doja të veçoja disa prej tyre si më domethënëse:
Rruga Tiranë – Elbasan, kontraktuar fillimisht në vitin 2011 me vlerën totale prej 303.9 milionë Dollarë, dhe deri në këtë moment kjo vlerë është tejkaluar me rreth 100 milionë Dollarë. E mbani mend hapjen e rrugës? Gati 30% më shumë dhe më flasin këta për risk PPP?! Dhe ne i dëgjojmë patjetër, se e kemi detyrë dhe kënaqësi, e hall ndonjëherë, t’i dëgjojmë. Rruga Tiranë-Elbasan nisi me 304 milionë dollarë. Ka shkuar 405 milionë deri më tani dhe nuk ka mbaruar. Nuk ka mbaruar zonjë, që ju ka votuar Elbasani masivisht, t’ia tregoni këtyre, që risku në logjikën e tyre, tek koncesionet të bëra pa mendje, pa zemër, dhe pa projekt, përfundon në këto shifra që ju them unë. Dhe më interesantja, nëse çertifikohën pretendimet ekstra deri në këtë moment, në kohë kapin vlerën 36 milionë dollarë, atëherë kjo vlerë shkon sipër 41.6% e vlerës fillestare! E kujt i flasin këta për risk të Partneritetit Publik Privat?! 41.6 % nga një prokurim publik. Një rrugë që nisi me 304 milionë dollarë, do të përfundojë, ta shohim, me 430 milionë dollarë e më shumë.
Aksi Plepa – Kavajë – Rrogozhinë, e startuar në vitin 2008 me një vlerë të kontraktuar prej 2.8 miliardë lekë, e cila më në fund u mbarua në vitin 2018, pra pas më shumë se 10 vitesh, se u hap me 1 mijë dollarë, është shtuar me rreth 543.7 milionë lekë gjatë kësaj periudhe si shtesa kontrate, ose 20 % e totalit të kontratës! Kalon e gjithë Shqipëria atje, ta kuptojë që ajo kontratë u bë pa mendje, pa zemër, pa profesionalitet dhe përfundoi me një shtesë kosto 20%. Kujt i tregojnë këta riskun e PPP-ve?! Ja, fatkeqësisht nuk janë këtu t’i dëgjonin.
Aksi Qafë Thanë – Lin – Pogradec, e filluar në vitin 2009 dhe që pritet të përfundojë në fund të 2018-ës, është nisur me 2.9 miliardë lekë dhe ka kërkuar 582.6 milionë lekë më shumë ose 20% të vlerës! Kujt i flasin këta për risk të PPP-ve? Një kontratë nuk e kanë fiks, ta kenë nisur fiks. E dini se çfarë ndodh me Qukës-Qafë Plloç? Do edhe 52 milionë dollarë sepse nuk bashkohet aksi i rrugës. Ta dinë qytetarët. Në 2011-ën nisi si fanfarë, nuk bashkohet aksi i rrugës si projekt, edhe duhen edhe 52 milionë dollarë.
Mora rastin e Dibrës. Praktikisht, pikë së pari në kontratë, partneri privat do të duhet që te ecë deri në 25-30 % të punimeve dhe të paraqesë faturat e para, të cilat e kanë nivelin të paracaktuar, dhe do të thotë që për 3-4 vite do të duhet të ketë investuar plotësisht, pra ta ketë mbaruar rrugën, dhe të marrë maksimalisht dy pagesa disponueshmëri, 2019 dhe 2020. Pra, të ketë investuar afërsisht 170 milionë dollarë dhe të ketë marrë afërisht 35 milionë dollarë në dy vite, në 2019 dhe 2020, e në fund të 2020 apo në 2021, do të ketë dorëzuar rrugën. Pra, dibranët tanë do të kenë rrugën në 2021. Partneri privat do të presë 13 vite të paguhet. Dhe, argumenti i opozitës që do të rëndojnë mbi taksat tona është jo korrekt, sepse çdo investim publik dhe sot në konkluzionet përfundimtare të FMN, për herë të parë do të quhen investime publike. Do të quhen investime publike, do t’ia mbyllin gojën një herë e mirë kujtdo. Dhe, praktikisht, risku i mbarimi të rrugës është mbi partnerin privat.
Partneri Privat paguhet për performancë, pra për situacione të çertifikuara dhe është nën presion për të mbaruar rrugën në kohë pasi struktura e financimit të projektit është e tillë që rreth 70-80% e financimit sigurohet nëpërmjet bankave, të cilave Partneri Privat duhet t’i paguajë këstet e kredisë së marrë për këtë qëllim në kohë, sipas modelit.
Në vijim, do të doja të fokusohesha pikërisht tek CV-të e çdo projekti nga lista e 15 projekteve koncesionare që janë kontraktuar apo janë në rrugë për t’u kontraktuar në sektorët prioritarë të vendit:
Aktualisht janë 11 kontrata koncesionare në fushën e Infrastrukturës Rrugore, Shëndetësisë, Menaxhimit të Mbetjeve dhe Arsimit, ndërkohë që janë në finalizim e sipër, kuptohet do të ndjekin procedurën zyrtare e cila zgjat 3 muaj, 6 muaj, 18 muaj, varet nga kompleksiteti dhe nga gatishmëria që ka partneri privat që nis procesin. Duke përjashtuar kontratat e PPP në fushën e Shëndetësisë, kontratat e tjera koncesionare kanë hedhur dhe pritet të hedhin në total në ekonomi jo pak, por rreth 134.8 miliardë Lekë ose 1.1 miliard Euro.
Duke përjashtuar kontratat koncesionare, pra Partneritetin Publik Privat në shëndetësi, janë hedhur 1.1 miliardë euro nga kontratat e tjera aktive. 1.1 miliardë euro nga ato që janë aktive.
Dhe shumica dërrmuese e këtij totali do të injektohet gjatë viteve 2019 dhe 2020, që do të thotë se kemi një nxitës të rëndësishëm për përshpejtimin e rritjes ekonomike për këtë periudhë dhe përtej kësaj. Për të mos folur këtu për numrin e konsiderueshëm të vendeve të punës që do të gjenerohen nga kantierë të ndryshëm të këtyre projekteve. Gjithsesi, për të qënë më konkret, do të marr në analizë të detajuar një për një të gjitha koncesionet dhe PPP me pagesa buxhetore që ju janë ekspozuar në relacionin e këtij projektbuxheti, duke u përqëndruar tek kostot, përfitimet dhe risqet. Po e filloj me 11 kontratat ekzistuese si vijon:
Ministria e Shëndetësisë
Kosto Buxhetore:
Përfitimet:
Pra, dua që qytetarët ta dëgjojnë, Fondi i Sigurimit Shëndetësor i paguan 1537 lekë, pa përfshirë TVSH-në, për një check-up. I njëjti protokoll, në publik kushton 5200 lekë ndërsa në sistemin privat kushton 8000 lekë.
Risqet: A ka ky Partneritet Publik Privat risk? Patjetër që ka.
Kostot Buxhetore:
Përfitimet:
Çfarë risku ka?
Kostot Buxhetore:
Përfitimet:
Risqet:
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
Kostot Buxhetore:
Përfitimet:
Risqet:
Kostot Buxhetore:
Përfitimet:
Kostot:
Përfitimet:
Nëpërmjet këtij konçesioni, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë synon që të japë një zgjidhje të qëndrueshme të problemit të menaxhimit aktual të mbetjeve në bashkinë e Tiranën. Si në rastin e inceneratorit të Elbasanit dhe të Fierit, Ministria e Infrastrukturës synon të vërë në dispozicion të Qarkut Tiranë një incenerator të standarteve bashkëkohore, i cili do të mundësojë jo vetëm trajtimin profesional të mbetjeve urbane të këtij qarku, por edhe do të krijojë mundësinë që këto mbetje të gjenerojnë energji elektrike për popullatën.
Kostot Buxhetore:
Përfitimet:
Risqet:
Kostot Buxhetore:
Përfitimet:
Kostot Buxhetore:
Përfitimet:
Nëpërmjet këtij koncesioni, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë zgjidh një problem të rëndësishëm për sa i përket mirëmbajtjes në tërësi të një aksi rrugor kombëtar. Njëkohësisht, partneri privat merr përsipër që të ndërtojë dhe rindërtojë disa segmente të caktuara të rrugës të cilat nuk ishin ndërtuar sipas standardeve të rrugëve (si psh Ura e Kukësit) për një vlerë totale rreth 43 milionë Euro (investim). Përdoruesit e këtij aksi do t’ju duhet të paguajnë një tarifë kalimi e cila parashikohet në nivelin 5 Euro për autoveturat, ndërsa qytetarët e qarkut do të paguajnë vetëm 1 mijë lekë të vjetra udhëtimi.
Risqet
Ministria e Financave
Kostot Buxhetore:
Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë / Bashkia Tiranë
Kostot Buxhetore:
Përfitimet:
Për 4 Kontratat Koncesionare /PPP në proces me kosto buxhetore si vijon:
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Kostot buxhetore:
Përfitimet: Këtu përfitimet janë shumë të mëdha, megjithatë janë në pipeline. Unë nuk po ndaloj tek përfitimet.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
Kostot Buxhetore:
Përfitimet:
Në planin e Qeverisë për zhvillim, një pjesë e ndjeshme është dhe zhvillimi social. Përveç të tjerave, ky propozim për ndërtimin e segmentit rrugor Thumanë-Vorë-Kashar do ketë një impakt shumë pozitiv dhe në zhvillimin social jo vetëm të zonës.
Në përfundim, do të doja të ndaja me ju dhe disa ndryshime të rëndësishme që parashikohen t’ju vijnë për shqyrtim dhe miratim në lidhje me ligjin nr. 125/2013 “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, i ndryshuar. Këto ndryshime janë iniciuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, nga Qeveria, konsistojnë në:
Në draftligjin që kemi propozuar, në konsultim edhe me partnerët ndërkombëtar, paraqesim kufizimin e të drejtës së identifikimit dhe zhvillimit të propozimeve të projekteve të koncesionit/PPP, nëpërmjet propozimeve të pakërkuara nga sektori privat. Konkretisht, me anë të këtij projektligji është propozuar që nga data 1 korrik 2019, të lejohen propozimet e pakërkuara vetëm për realizimin e punimeve dhe/ose ofrimin e shërbimeve në porte, aeroporte, për prodhimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike, energjisë për ngrohje dhe shpërndarjen e gazit natyror. Pra, transporti dhe infrastruktura nuk do të kenë më propozime të pakërkuara. Gjithashtu, ky projektligj përcakton shprehimisht që pas datës 1 korrik 2019, nuk do të jetë më e mundur të propozohen nga sektori privat projekte koncesioni/PPP, në formën e propozimit të pakërkuar për ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e rrugëve nacionale me rëndësi të veçantë.
Pra, edhe ato që do të ngelen me propozime të pakërkuara, siç e theksova më lart, që janë portet, aeroportet apo shërbimet, do të hiqet bonusi, pra, sistemi me pikë bonus. Për të nxitur sektorin privat për të propozuar projekte të studiuara duke përdorur kapacitetet dhe eksperiencën e tyre, është propozuar zevendësimi i sistemit me pikë bonus me atë të kompensimit në vlerë monetare të propozuesit të pakërkuar, në rast se ky i fundit nuk shpallet fitues. Në çdo rast, kemi thënë në draft ligj, vlera e kompensimit nuk mund të jetë më e lartë se 1% e vlerës së investimit. Pra, dhe aty të mos lejojmë që të pakërkuarit të mos luajnë me vlerën e projektit.
Një tjetër qëllim i këtij projekt akti është edhe përcaktimi më i qartë i rolit dhe përgjegjësive të ministrisë përgjegjëse për financat në lidhje me vlerësimin, miratimin e projekteve të koncesionit/partneritetit publik privat dhe ecurinë e kontratave të koncesionit/PPP nga pikëpamja e implikimeve fiskale, individuale apo në grup për shërbimet buxhetore, defiçitin buxhetor, qëndrueshmërinë e borxhit publik dhe detyrimet kontingjente eventuale.
Një parashikim tjetër është që përpara nënshkrimit të kontratës përfundimtare të konçesionit/PPP, kjo kontratë të paraqitet sërish për vlerësim pranë ministrisë përgjegjëse për financat, me qëllim verifikimin nëse Autoritetet Kontraktuese pas negocimit të saj, i janë përmbajtur vlerësimeve dhe rekomandimeve të dhëna nga ministria përgjegjëse për financat.Pra, dy herë, japim mendim për herë të parë sa i përket pjesës së shëndetshmërisë së financave publike dhe pastaj i verifikojmë nëse ato vlerësime janë marrë parasysh apo jo.
Komiteti i Përzgjedhjes së Projekteve të Konçesionit/PPP do të jetë një organ kolegjial me objekt kryesor të veprimtarisë përzgjedhjen e projekteve të Konçesionit/PPP të cilët do të asistohen me ekspertizë të specializuar për hartimin e studimeve fizibilitetit.
Ndërkohë përpara se ta mbyll, kjo është për qytetarët, për opozitën që mungon dhe për ne të mazhorancës. Ju kam sjellë disa PPP të tregut europian. Këto ditë bëmë një kërkim vetëm për ta ndarë më ju. Janë 204 miliardë euro vetëm në transport në Europë dhe në ambjent, arsim, siguri, rend publik, kulturë, shërbime publike, mbrojtje, shëndetësi, akomodim, shërbime komunitare, telekomunikacion dhe të tjera, janë 370 miliardë euro të bëra në tregun europian ESA 95 ose ESA 2010, që janë me pagesa disponueshmërie dhe natyrshëm, për shkak të standardit, janë pjesë e numëruar e stokut të borxhit, por janë kontabilizuar si detyrime koherente vit pas viti.
Po ju sjell disa shembuj, vetëm për vitin 2016, 6 transaksione të mëdha që u financuan me PPP.
80% e transaksioneve të mbyllura janë PPP me pagesë nga qeveritë kryesisht të bazuara në pagesat e disponueshmërisë, e njëjta gjë si ajo që bëjmë.
Ju kam sjellë dhe vitin 2017. Në vitin 2017, vlera e transaksioneve PPP që arriti financimin në 14.4 miliardë euro, pra një rritje prej 22% me vitin 2016, 8 transaksione të mëdha po ju sjell vetëm. Janë:
Të gjitha, siç ju thashë, janë ose ESA 95 ose ESA 2010, standard ndërkombëtar kontabilizimi i koncensioneve dhe i Partneritetit Publik Privat, atë standard që po e përdorim ne sot, që me të drejtë, në një vendim, Sali Berisha e ka vendosur si standard zyrtar, kur ka qenë dikur, në të shkuarën e largët Kryeministër.
Faleminderit!
© Ministria Financave dhe Ekonomisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.