
Ministri i Financave Arben Ahmetaj nënshkroi sot në emër të qeverisë shqiptare Marrëveshjen me Fondin Saudit për Zhvillim përfaqësuar nga z. Mohammad Aljenaidel, për financimin e projektit “Rehabilitimi i Rrugës së Lumit të Vlorës”.
Projekti parashikon ndërtimin e rrugës që fillon nga Bypassi i Vlorës – Ura e Peshkëpisë, Ura e Laskos – Qeparo si dhe degëzimi Ura e Peshkëpisë – Selenicë – Superstrada Levan – Tepelenë, pra një segment prej 94 km. Kredia nga Fondi Saudit për Zhvillim parashikohet të rehabilitojë pjesën e dytë të kësaj rruge me gjatësi 30 km, i parashikuar për të përfunduar në fund të vitit 2020.
Projekti ka një kosto prej rreth 72 milionë dollarë e cila do të financohet nga Fondi i Kuvajtit për Zhvillimin Ekonomik Arab në vlerën rreth 42 milionë USD dhe nga Fondi Saudit për Zhvillim në vlerën rreth 30,000,000 USD.
Fjala e plotë e Ministrit Ahmetaj:
Përshëndetje,
Sot kam kënaqësinë që së bashku përfaqësuesin e Fondit Saudit për Zhvillim, z. Mohammed Aljenaidel, të nënshkruajmë Marrëveshjen e Huasë për financimin e Projektit “Rehabilitimi i Rrugës së Lumit të Vlorës”, një projekt ky tejet i rëndësishëm për zhvillimin e qëndrueshëm social-ekonomik në nivel lokal e rajonal.
Projekti i propozuar ka dy objektiva kryesore:
Projekti i rehabilitimit të rrugës së Lumit të Vlorës parashikon ndërtimin e rrugës që fillon nga Bypassi i Vlorës – Ura e Peshkëpisë, Ura e Laskos – Qeparo si dhe degëzimi Ura e Peshkëpisë – Selenicë – Superstrada Levan – Tepelenë, pra bëhet fjalë për një segment prej 94 km. Kredia nga Fondi Saudit për Zhvillim parashikohet të rehabilitojë pjesën e dytë të kësaj rruge me gjatësi 30 km, i parashikuar për të përfunduar në fund të vitit 2020.
Ky segment rrugor së bashku me segmentin rrugor të financuar nga Fondi i Kuvajtit për Zhvillimin Ekonomik Arab, plotësojnë projektin e “Rehabilitimit të Rrugës së Lumit të Vlorës”. Me zbatimin e këtij projekti, do të përfitojnë banorët e një zone të konsiderueshme që përfshin Bashkinë Vlorë, Himarë, Selenicë, dhe të gjitha njësive administrative të luginës së Lumit të Vlorës. Në termat e përfitimeve ekonomiko-sociale të projektit, do të vecoja:
Investimi në këtë rrugë ka norma të larta të kthimit të investimit dhe vlera të riskut shumë të vogla.
Projekti ka një kosto prej rreth 72 milionë dollarë e cila do të financohet nga Fondi i Kuvajtit për Zhvillimin Ekonomik Arab në vlerën rreth 42 milionë USD dhe nga Fondi Saudit për Zhvillim në vlerën rreth 30 milionë USD. Vlera e TVSH do të mbulohet nga Buxheti i Shtetit. Huaja e akorduar nga Fondi Saudit për Zhvillim në vlerën prej 30 milionë USD do të përdoret për financimin e rrugës së Lumit të Vlorës e përbërë nga segmenti Ura e Peshkëpisë – Qeparo dhe segmenti Ura e Peshkëpisë – Bashkimi me superstradën Levan – Tepelenë, që do të thotë që zona, sidomos zona e lumit të Vlorës kthehet në një zonë lehtësisht e aksesueshme, madje një destinacion patjetër ekoturizmi.
Faleminderit!
© Ministria Financave dhe Ekonomisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.