

Reformat e ndërmarra nga qeveria gjatë viteve të fundit kanë krijuar një klimë të favorshme për tërheqjen e investimeve të huaja.
Sot Qeveria shqiptare miratoi vendimin për t’i hapur rrugë realizimit të një prej investimeve më të rëndësishme në sektorin e automotives.
Koreano-jugorja “Yura Corporation” është një ndër kompanitë lider në botë për prodhimin e elementeve elektrike të automjeteve, e cila pas negociatash vendosi të hyjë në tregun shqiptar.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, priti në një takim zyrtar përfaqësuesin e kësaj kompanie zotin Lukas Nam.
“Investimet e huaja për vendin tonë janë një prioritet madhor për Qeverinë me qëllim që ekonomia e vendit të mos mbetet në nivelin e konsumit dhe remitancave, por të fuqizohet më tej duke i dhënë një peshë edhe më të madhe investimeve, pra prodhimit, u shpreh Ministrja Denaj. Për këtë ne jemi angazhuar që të incentivojmë si investitorët e jashtëm ashtu dhe ato të bredshëm përmes politikave dhe kudrit ligjor favorizues për sipërmarrjen. Afrimi i kompanisë koreano- jugore është shembull i aplikimit me sukses të këtyre politikave dhe unë jam besimplotë se ky është vetëm një moment që ofron optimizmin e duhur që të tjera korporata ndërkombëtare të zhvendosin vemendjen e tyre drejt Shqipërisë”, theksoi Ministrja.
“Pasi bëmë një studim edhe në vendet e tjera të rajonit, zgjodhëm Shqipërinë për të investuar për shkak të fuqisë punëtore të kualifikuar, kostove konkurruese, pozitës gjeografike, si dhe incentivave lehtësuese nga ana e qeverisë shqiptare dhe suportit të AIDA-s”, u shpreh zoti Nam.
Plani i biznesit i propozuar nga kjo kompani synon zhvillimin e zonës më një siperfaqe rreth 4.9 ha, pronë shtetërore, e njohur si “Baza e Tubove” që ndodhet në Zhupan, Fier. Kjo zonë është përcaktuar si zonë me përparësi zhvillimi për këtë industri nga qeveria në 2018.
Aktiviteti ekonomik i “Yura””, do të fillojë në vendin tonë brënda vitit 2019, ku do të punësohen rreth 600 punonjës, ndërsa vlera e investimit është parashikuar 6,5 mln Euro në fazën e parë. Faza e dytë e këtij projekti parashikon një ri-investim me 13 milion euro dhe numrin e punonjësve me 1100 vetë.
Në planet afatgjata kompania parashikon edhe hapjen e dy fabrikave të tjera në Shqipëri, ku numri i të punësuarve të arrijë në rreth 4000 vetë.
Aktualisht “Yura” operon në 12 vende të botës, me 60 fabrika në sektorin e prodhimit të sistemeve elektrike dhe pjesëve elektrike për automobilë, për kompani, si: Kia dhe Hyundai, AUDI, dhe Mercedes-Benz.
© Ministria Financave dhe Ekonomisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.