Në disa platforma të mediave sociale prej disa ditësh është hedhur dhe përpunuar lajmi-opinion sipas të cilit Ministria e Financave dhe Ekonomisë i paska falur kompanisë “Bankers Petroleum” penalitetin e vendosur nga autoriteti doganor, Dega Doganore Fier, në shumën 104 milion euro.
Lidhur me këtë, e konsiderojmë të nevojshme të sqarojmë opinionin publik, por edhe autorët mediatikë të lajmit, se ky informacion është i gabuar dhe i pasaktë pasi:
Ku nga shqyrtimi i të cilave rezulton se kemi të bëjmë me:
Si dhe, kur për këtë çështje janë investuar edhe Avokatura e Shtetit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe pritet një interpretim/vendim përfundimtar lidhur me dispozitat e ligjit
61/2012 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar;
Duke qenë se ligji nr.44/2015, datë 30. 4. 2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, në rrethana të tilla administrative dhe ligjore parashikon instrumentat ligjorë për të garantuar një zgjidhje të çështjeve paraprake përpara marrjes së vendimit përfundimtar, konkretisht në pikën 1 të nenit 66 të këtij ligji parashikohet:
“66.1 Nëse organi publik që zhvillon procedurën përballet me çështje, zgjidhja e së cilës është parakusht për zgjidhjen e procedurës dhe që përbën një çështje ligjore të pavarur, për zgjidhjen e së cilës është kompetent një gjykatë ose organ tjetër (çështjet paraprake”), organi publik që zhvillon procedurën administrative pezullon procedurën deri në marrjen e një vendimi të formës së prerë për çështjen paraprake dhe njofton palën në lidhje me këtë”;
U veprua me pezullimin e marrjes së vendimit përfundimtar nga ana e Degës Doganore Fier, deri në disponimin e një vendimi të formës së prerë për çështjet paraprake të ngritura, për të cilat përveç MFE është investuar edhe Avokatura e Shtetit dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës.
Pra, MFE nuk ka marrë asnjë vendim për “falje” apo “fshirje” penaliteti për operatorin ekonomik “Bankers Petroleum”, por në ushtrim të autoritetit dhe kompetencave brenda fushës së përgjegjësive shtetërore, në pajtim të plotë me parashikimet ligjore, në bashkërendim procedurial me autoritetet doganore, ka kryer veprime juridike me efekte të përkohshme pezulluese administrative.
MFE në trajtimin e çështjes është udhëhequr nga parimet administrative të sanksionuara në Kodin e Procedurave Administrative për mbrojtjen e interesit publik dhe atij privat dhe në mënyrë të veçantë është kujdesur për moslejimin e cënimit të interesave ekonomike të shtetit, por edhe për zbatimin sa më rigoroz të parimit të ligjshmërisë, forcimit të klimës së besimit tek shteti ligjor dhe sigurisë juridike për investitorët.
© Ministria Financave dhe Ekonomisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.