Postuar më: 23/10/2019

Siguria jo-ushqimore, ndërgjegjësim për zbatimin e rregullave teknike

Ndërgjegjësimi i biznesit dhe publikut është me rëndësi të veçantë jo vetëm për sigurinë ushqimore, por edhe për produktet jo ushqimore.

Për këtë qëllim, Inspektoriati i Mbikëqyrjes së Tregut, një strukturë në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë është duke zbatuar një plan të detajuar masash.

Gjatë një inspektimi të zhvilluar nga zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë znj.Belinda Ikonomi dhe Kryeinspektori i ISHMT-së z.Lavdrim Sahitaj në një prej qendrave tregtare në kryeqytet u theksua rëndësia e mbikëqyrjes së tregut për këtë kategori produktesh, veçanërisht për ashensorët.

“ Rregullat teknike lidhet kryesisht e sigurinë e konsumatorëve dhe cilësinë e standardeve që në synojmë të arrijmë.  Pas ndryshimeve të fundit ligjore, mbi ashensorët e rinj dhe ato që janë në përdorim të miratuara këtë muaj, ISHMT po ushtron kontrolle për zbatimin ekushteve teknike nga ana e instaluesve, mirëmbajtësve dhe ndërtuesve, të cilët kanë nën përgjegjësinë e tyre këto pajisje”, tha zv/min Ikonomi.

Ndërsa z.Sahitaj theksoi se rregullta teknike, mënyra e certifikimit, shërbimet e mirëmbajtjes, si dhe inspektimet periodike kanë për qëllim regjistrimin e  çdo ashensori, deklaratën e konformitetit sipas standardeve, si dhe funksionimin sipas kushteve teknike.

ISHMT aktualisht është duke kryer inspektime në të gjithë vendin, ndërsa i bën thirrje personave përgjegjës dhe importuesve të marrin masa për plotësimin e kritereve teknike dhe inxhinierike të instalimeve.

Ekzaminimi i plotë i ashensorëve ekzistues, të vendosur në shërbim pritet të përfundojë në 31 dhjetor 2020.