Postuar më: 31/01/2020

Analiza Vjetore, Ministrja Denaj mbledh drejtuesit e institucioneve të varësisë

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë znj. Anila Denaj, në kuadër të ecurisë së performacës vjetore, zhvilloi një takim me drejtuesit e 24 institucioneve të varësisë.
Gjatë analizës vjetore u diskutuan arritjet e realizuara gjatë vitit 2019, si dhe problematikat e hasura, të cilat kërkojnë zgjidhje administrative dhe/ose ndryshime ligjore.
Gjithashtu në qendër të diskutimeve ishin edhe prioritetet për vitin 2020, ku ndër të tjera u theksua :
Realizimi i objektivave të parashikuar në planet vjetore të veprimit të çdo institucioni;
Intensifikimi i komunikimit ndërmjet institucioneve të varësisë dhe biznesin
Procesi i deregulimit me fokus ofrimin e shërbimet online;
Ministrja Denaj, nga ana e saj, vlerësoi angazhimin për të realizuar objektivat e përcaktuara, ndërsa kërkoi instensifikim të përpjekjeve dhe rritje të bashkëpunimit ndërinsitucional edhe për vitin 2020, me qëllim arritjen e një performace sa më pozitive.
Në vitin 2020 qeveria  do të vijojë  agjendën e  e reformave në kuadër të integrimit të vendit, revolucionit digjital, rindërtimit dhe garantimit të një klime sa më të favorshme për biznesin vendas dhe të huaj.