Çdo produkt dhe çdo nënprodukt tjetër që përdoret si zëvendësues, mbushësh ose shtues për lëndët djegëse ose karburantet, i nënshtrohet pagesës së akcizës sipas të njëjtit nivel akcize dhe në bazë të të njëjtave kushte si për lëndët djegëse ose karburantin, të cilën ka zëvendësuar, mbushur ose shtuar.
Baza e llogaritjes së akcizës për produktet energjetike mund të jetë kg peshë neto ose litra. Në rastet kur akciza paguhet për litër, matjet bëhen në temperaturën 15 ⁰ Celsius. Konvertimi i lëngjeve në temperaturën 15 ⁰ Celsius bëhet sipas tabelave të standardit ASTM. Baza për llogaritjen e akcizës për metanin, gazin natyror dhe hidrokarburet e tjera të paraqitur në gjendje të gaztë të destinuara për tu përdorur si karburante, taksa llogaritet mbi volumin e matur në gjendje të gaztë nën presion 760 milimetër Mërkur në temperaturë 00 Celsius dhe e shprehur në 100 m3 deri me 2 shifra pas presjes dhjetore.
© Ministria Financave dhe Ekonomisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.