


Në datën 21 korrik 2020, u zhvillua mbledhja e Grupit Këshillimor të Stabilitetit
Financiar (GKSF). Në këtë mbledhje që u zhvillua online, morën pjesë, në distancë,
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave dhe përfaqësues të tjerë të këtyre institucioneve.
Programi i mbledhjes përfshinte vlerësimet e secilit autoritet financiar, për zhvillimet në institucionet dhe tregjet që mbikëqyrin, nën ndikimin e pandemisë së koronavirusit ‘Sars Cov-2’ (më tej, ‘pandemia’). Fokusi ishte tek vlerësimi i gjendjes së sistemit financiar, i rreziqeve që sjellin pasojat e pandemisë, i rezistencës së institucioneve financiare dhe i masave të nevojshme për të zbutur rreziqet dhe forcuar rezistencën e sistemit financiar.
Pasi u njohën me prezantimet e përgatitura dhe diskutuan rreth tyre, pjesëmarrësit konkluduan në vlerësimet e mëposhtme:
Sheshi “Skënderbej“, nr. 1, Tiranë; Tel: + 355 4 241 93 01/02/03; Fax: + 355 4 241 94 08; www.bankofalbania.org; public@bankofalbania.org
financiare të operatorëve ekonomikë dhe aktivitetin e tregjeve financiare. Si rezultat, është vënë re një ngadalësim i aktivitetit të ndërmjetësimit financiar të sektorit bankar, rënie e primeve të shkruara bruto në tregun e sigurimeve dhe pothuaj ndalim i rritjes së aktiveve neto në veprimtarinë e fondeve të investimit. Megjithë rifillimin gradual të aktivitetit ekonomik që prej muajit maj, ecuria e mëtejshme e tij kushtëzohet plotësisht nga ecuria e pandemisë dhe efektet e saj mbi konsumin dhe investimet në vend, si edhe zhvillimet ekonomike ndërkombëtare.
Për tregun financiar dhe veprimtarinë bankare, Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë disa masa si autoritet monetar dhe mbikëqyrës. Lehtësimi i mëtejshëm i politikës monetare dhe injektimi i pakufizuar i likuiditetit në tregun ndërbankar, kanë ruajtur nivelet e ulëta të normave të interesit dhe stimulin për kredidhënie. Në partneritet me institucionet e huaja homologe, janë siguruar instrumentet për mbështetjen e tregut me likuiditet në valutë. Paralelisht, veprimet ligjore dhe ndryshimet rregullative iu kanë dhënë kohën dhe mundësinë huamarrësve të prekur nga efektet e pandemisë dhe bankave, që të ristrukturojnë ekspozimet përkatëse me qëllim që, aty ku është e mundur, të ruhet aftësia paguese e huamarrësit dhe cilësia e kredisë. Megjithëse këto masa do të zbutin rënien e cilësisë së kredisë në sektorin bankar, efekti i pandemisë mbi këtë tregues mund të jetë i ndjeshëm. Si rezultat, kostot e bankave që lidhen me krijimin e fondeve rezervë për rrezikun e kredisë do të rriten dhe rezultati financiar mund të bjerë. Në bazë të këtij vlerësimi, Banka e Shqipërisë u ka kërkuar bankave të pezullojnë shpërndarjen e fitimit (si dividend), duke synuar që ndikimi i rënies së mundshme të rezultatit financiar mbi treguesit e kapitalizimit të veprimtarisë të zbutet. Komunikimi me bankat është përforcuar dhe kërkesat për raportim janë bërë më specifike dhe më të shpeshta.
Masa të ngjashme mbikëqyrëse, ka ndërmarrë edhe Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare për subjektet financiare jobanka që rregullon. Në këtë drejtim, janë rritur kërkesat për raportim të shpeshtë të gjendjes së likuiditetit për këto subjekte, dhe është pezulluar shpërndarja e fitimit për shoqëritë e sigurimit. Gjithashtu, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka rritur vëmendjen mbikëqyrëse në drejtim të përshtatshmërisë së planeve të vijimit të veprimtarisë për subjektet më relevante që mbikëqyr.
Agjencia e Sigurimit të Depozitave plotëson kuadrin institucional të autoriteteve publike që mbështesin qëndrueshmërinë e sistemit financiar. Ajo ka vijuar të administrojë në mënyrën më të përshtatshme fondin e kompensimit të depozitave, të eksplorojë mundësinë e zgjerimit të tij në partneritet me institucione financiare ndërkombëtare, si edhe të zhvillojë më tej kuadrin e procedurave të saj.
Në kushtet aktuale, vlerësohet se masat e mësipërme të ndërmarra nga autoritetet kanë përmirësuar kapacitetet e sistemit financiar për të përballuar goditjen ekonomike që shkaktoi pandemia.
Me mbylljen e diskutimeve në mbledhje sipas programit, drejtuesit e institucioneve pjesëmarrëse miratuan këtë njoftim për shtyp dhe autorizuan publikimin e tij.
© Ministria Financave dhe Ekonomisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.