Ministrja e Financave dhe Ekonomisë znj. Anila Denaj, mblodhi Këshilli Konsultativ për Punësim, të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive.
Në mbledhjen e tij të parë, në kuadër të transformimit të Shërbimit Kombëtar të Punësimit në Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, ky Këshill diskutoi dhe miratoi,
Gjatë këtij takimi, Ministrja Denaj vlerësoi, se Programet e Nxitjes së Punësimit, përvec mbështetjes për punësimin, formimin dhe praktikat profesionale, tani do të shërbejnë si mbështetje edhe për hapjen e bizneseve të reja apo punësimin në komunitet të punëkërkuesve të papunë të rregjistruar pranë Zyrave të Punësimit.
Këshillit Konsultativ të Punësimit është një organ i lartë konsultativ i Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, i cili ka si funksion të kryej këshillime, të marri vendime me konsensus dhe ti bëjë rekomandimet përkatëse AKPA-së, mbi:
Në këtë Këshill marrin pjesë përfaqësues të organizatave të biznesit, sindikatave, si dhe drejtues të lartë të DPT, ISSH, Inspektoriati i Punës dhe Ministrive të linjës.
Kuvendi i Shqipёrisё nё muajin Mars të vitit të kaluar miratoi ligjin e ri “Pёr nxitjen e punёsimit”, i cili i hapi rrugёn ndryshimeve thelbёsore qoftё nё qasjen ndaj institucionit, por edhe ndaj politikave tё punёsimit dhe aftёsive. Gjithashtu ndryshimet nё ligjin nr. 15/2017 “Pёr arsimin dhe formimin profesional”, sollën njё strategji tё re pёr arsimin dhe formimin profesional, duke e parё atё tё lidhur ngushtё me tregun e punёs dhe politikat e punёsimit.
Ndërsa nëpërmjet implementimit të ligjit nr.15/2019 “Pёr nxitjen e punёsimit”, zhvillohet mё tej nevoja e integrimit tё ngushtё tё dy komponentёve tё tregut tё punёs;
© Ministria Financave dhe Ekonomisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.