Taksa mbi të drejtën e kalimit të pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme vendoset mbi ndërtesat dhe të gjitha pasuritë e tjera të paluajtshme, mbi të drejtën e transferimit të kësaj pronësie.
Ajo paguhet nga transferuesi i së drejtës mbi pasurinë e paluajtshme, përpara regjistrimit, sipas legjislacionit në fuqi.
Baza e taksës së transferimit të së drejtës mbi pasuritë e paluajtshme mbi ndërtesat është sipërfaqja e ndërtesës, për të cilën transferohet e drejta e pronësisë.
Niveli i taksës përcaktohet në lekë për metër katror të bazës tatimore. Detyrimi i taksës llogaritet duke shumëzuar nivelin e taksës me bazën e taksës. Baza e taksës mbi të drejtën e transferimit të pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme për pasuritë e tjera të paluajtshme është sa vlera e shitjes e kësaj pasurie.
Niveli i taksës përcaktohet në përqindje dhe niveli tregues i saj është 2%. Detyrimi i taksës llogaritet duke shumëzuar nivelin e taksës me bazën e saj.
|
NIVELET E TAKSËS SË KALIMIT TË PRONËSISË MBI NDËRTESAT Bashkitë |
|||||
|
Zona 1 |
Zona 2 |
Zona 3 |
|||
|
Kategoritë e ndërtesave |
Tiranë Durrës |
Vlorë Fier Sarandë Pogradec Korçë Elbasan Berat Lushnjë Gjirokastër Shkodër Kavajë Lezhë |
Të gjitha bashkitë e tjera |
||
|
Lekë/m2 |
|||||
|
I. Ndërtesa banimi |
1 000 |
300 |
100 |
||
|
II. Ndërtesat e tjera për tregti dhe shërbime |
2 000 |
700 |
300 |
||
|
II. Ndërtesa të tjera |
1 500 |
500 |
200 |
||
Shënim I: Nivelet treguese të taksës, dhënë në tabelë, janë të vlefshme për bashkitë.
Shënim II: Të gjitha komunat zbatojnë nivelin e taksës për zonën 3 të bashkive
© Ministria Financave dhe Ekonomisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.