Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka në fushën e saj të përgjegjësisë shtetërore politikëbërjen, mbikëqyrjen dhe kontrollin e veprimtarisë në fushën e lojërave të fatit, me anën e Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit.
Ligji nr. 155/2015, “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, ngarkon Ministrinë e Financave dhe të Ekonomisë, për nxjerrjen e akteve nënligjore, dhe konkretisht në nenin 36, pika 1, ku kërkohet nxjerrja e procedurës për pajisjen me licensë dhe në pikën 2 të nenit 34, kërkohet përcaktimi i zonave, ku do të ushtrohet aktiviteti.
Këshilli i Ministrave dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka ndërmarrë iniciativën për miratimin e:
Vendimet e Këshillit të Ministrave përcaktojnë:
Autoriteti i Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit do të ndjekë në vijim procedurat për çdo person juridik apo bashkim personash juridikë, vendës ose i huaj, që kërkon të pajiset me licencë në kategorinë “Kazino”. Aplikantët ndër të tjera, do të duhet të jenë shoqëri aksionare, me seli në territorin e Republikës së Shqipërisë, në objektin e veprimtarisë, me kapitalin, kapacitetet dhe përvojë për ushtrimin e aktivitetit dhe marrjen e masave për të siguruar qendrueshmërinë operacionale për ushtrimin e aktivitetit.
© Ministria Financave dhe Ekonomisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.