

Qeveria është e angazhuar, që krahas paketave ndihmëse, që miratoi për biznesin gjatë pandemisë, të krijojë lehtësi fiskale për sipërmarrjen.
Nismat e fundit fiskale, si ajo e zerimit të tatim fitimit për bizneset deri në 14 milion lekë, dhe e TVSH për cdo biznes deri në 10 milion lekë, është një clirim për sipërmarrjen.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, e shoqëruar nga Drejtorja e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj, në kuadër të takimeve të drejtpërdrejta me sipërmarrjen , zhvilloi disa vizita në bizneset e Kryeqytetit.
“Me lehtësitë e ndërmarra së fundmi dhe që hyjnë në fuqi në 1 Janar të vitit të ardhshëm, biznesi i vogël në vend është çliruar plotësisht nga tatim-fitimi dhe TVSH-ja, duke i dhënë një frymëmarrje të re aktivitetit të tyre të përditshëm”, u shpreh Ministrja Denaj gjatë këtyre vizitave.
Edhe pse ishte një vit mjaft i vështirë, jo vetëm për biznesin dhe të punësuarit, por edhe për Qeverinë, kemi arritur pwrmes masave lehtësuese të zbusim efektet e kësaj krize, që ka mbërthyer gjithë globin”, tha Denaj.
Ministrja gjithashtu gjatë kësaj vizite, informoi bizneset me tre skemat e nxitjes së punësimit, ku cdo sipërmarrje që do të aplikojë pranë Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, do të këtë mbështetje për cdo të punësuar të ri apo të rikthyer.
Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj tha, se me masat e ndërmarra në ndihmë të biznesit synohet që administrata tatimore të jetë në rolin e mbështetësit dhe konsulentit të biznesit.
Nga heqja e TVSH me një xhiro nën 10 milion lekë, përfitojnë mbi 46 mijë biznese në gjithë vendin, nga të cilat mbi 21 mijë janë të Tiranë. Ndësa numri i bizneseve që përfitojnë nga zerimi i tatim fitimit është 111 mijë biznese në të gjithë vendin, nga të cilët afro 45 mijë biznese në kryeqytet.
© Ministria Financave dhe Ekonomisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.