Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, prezantoi gjate seancës plenare të radhës, ligjin “Për Metrologjinë”, i cili është pjesë e objektivave të përcaktuara në Strategjinë Ndërsektoriale për Mbrojtjen e Konsumatorëve dhe Mbikëqyrjen e Tregut 2016 – 2020, ku përcaktohen qartë prioritetet e Qeverisë.
Ministrja Denaj, vlerësoi se miratimi i këtij ligji do të sjellë rregulla të reja në treg, por do të jetë edhe ne mbrojtje të konsumatorit.
Fjala e plotë e Ministres Denaj
————–
Projektligji “Për Metrologjinë” është pjesë e objektivave të përcaktuara në Strategjinë Ndërsektoriale për Mbrojtjen e Konsumatorëve dhe Mbikëqyrjen e Tregut 2016 – 2020, ku përcaktohen qartë prioritetet e Qeverisë.
Për ta bërë prezantimin më të kuptueshëm për qytetarët, meteorologjia është studimi i matjes që vërteton dhe verifikon standardet e produkteve të para paketuara si në shishe dhe enë matëse.
Nëpërmjet këtij projektligji dhe këtij produkti, ne garantojmë mbrojtjen e konsumatorit në treg, në shërbime të cilat ju ofrohen nëpërmjet operatorëve ekonomikë.
Në ekonomitë e zhvilluara , sistemi i metrologjisë është një prej komponentëve kyç të infrastrukturës së çdo shteti.
Gjatë viteve të fundit, ligji ekzistues nuk i është përgjigjur nevojave për përdorimin e procedurave të unifikuara për përdorimin e kontrollit metrologjik të instrumenteve matës që janë ose nuk janë objekt i markimit “CE” (set standard për të verifikuar që produktet janë të sigurta për përdorim).
Procedurat teknike që aplikohen për qarkullimin dhe lëvizjen e instrumenteve/pajisjeve matëse dhe produkteve të parapaketuara, shtojnë kosto të panevojshme për subjekte që importojnë, tregtojnë apo kanë në përdorim instrumentet e sapopërmendur.
Ky ligji i ri sjell disa risi në garantimin e qarkullimit të lirë të instrumenteve në treg, ku ndër më kryesoret më lejoni të evidentoj 2:
Komisioni i veprimtarisë prodhuese ka bërë dy parashikime të ndryshme nga versioni i propozuar nga Këshilli i Ministrave dhe unë do të ndaloj pak këtu për të shprehur me argumente pse Ministria e Financave është kundër këtyre dy propozimeve të cilat janë aprovuar në komision.
Siç e thashë, qëndrimi i Ministrisë së Financave është kundër pasi kufizimi për produktet me markim “CE” për të qenë vetëm inteligjent (“smart”) siç është parashikuar në këtë projektligj, mund të sjellë: kosto të shtuara për bizneset dhe kjo kosto mund të reflektohet edhe tek vetë qytetarët.
Ky propozim nuk është i aplikueshëm për shumë instrumente matëse të cilat përdoren në marrëdhënie tregtar-konsumator apo vetë tregtarët për përdorimin e brendshëm për të dhëna të cilat janë konfidenciale. Gjithashtu, Komisioni i Veprimtarive Prodhuese ka propozuar vendosjen e një pragu lidhur me problematikat e vërejtura në treg, aktualisht 5%, ku nëse kalohet ky prag, atëherë do të kemi një dyfishim të verifikimeve që padyshim do të shoqërohen me kostot përkatëse. Aktualisht verifikimi periodik i instrumenteve matëse, ligjërisht të kontrolluara kryhet dy herë në vit duke iu referuar dhe Organizatës Ndërkombëtare të OEML në lidhje me frekuencat e verifikimit, ku Drejtoria e Përgjithshme e Meteorologjisë është anëtare me të drejta të plota.
Qëndrimi i Ministrisë së Financave, jo vetëm për arsyen e përmendur më parë, por edhe për faktin që ky ndryshim mund të sjellë një kosto të shtuar e bën që ne të jemi kundër propozimit të diskutuar në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, nëse një element i tillë do të duhet të pranohet , do të duhet që patjetër kontrollet e shtuara të theksoheshin që do të jenë pa kosto për biznesin dhe për qytetarët.
© Ministria Financave dhe Ekonomisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.