Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në zbatim të detyrimit ligjor të parashikuar në nenit 99 të Ligjit nr. 9920, datë 19.05.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, lidhur me miratimin e rregullave dhe procedurat për zbatimin e këtij neni, nëpërmjet ndryshimit të pikës 90.1 të Udhëzimit Nr. 24, datë 02.09.2008 ‘Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, ka plotësuar këtë detyrim, duke plotësuar dhe vendosur rregulla proceduriale më të qarta dhe të nevojshmepër zbatimin sa më të drejtë dhe të përcaktuar në të gjithë parashtrimet ligjore të parashikuara në nenet 88 – 104 të ligjit.
Grupet e interesit të përfaqësuara në Këshillin e Investimeve dhe bankat e nivelit të dytë kanë qënë pjesë aktive në proceset e konsultimit të kryer nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë për këtë qëllim.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë, duke marrë shkas nga shkrimet në media për sa më sipër, dhe nën përgjegjësinë dhe peshën për të sqaruarpublikun, bën këtë sqarim dhe siguron që akti nënligjor i keqintepretuar në këto shkrime, nuk vendos detyrime të cilat nuk janë të parashikuara në ligjin specifik të fushës, pavarësisht pretendimeve të ngritura.
Udhëzimi Nr. 44, datë 09.11.2020 “Për një ndryshim në Udhëzimin Nr. 24, datë 02.09.2008 ‘Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë” sqaron:
Ky ndryshim në udhëzim unifikon qëndrimin që duhet të mbajë administrata tatimore, gjithmonë brenda kompetencave, që japin nenet 88-104 të Ligjit Nr. 8560, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i cili ka 12 vjet që zbatohet.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë mbetet e angazhuar dhe mirëpret çdo sugjerim në frymën e komunikimit të vazhdueshëm dhe bashkëpunimit me bizneset.
© Ministria Financave dhe Ekonomisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.