Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, së bashku me Prefektin e Qarkut Fier, Baki Bala dhe Drejtoreshën e Përgjithshme e DPT-së, Delina Ibrahimaj, gjatë një vizite të zhvilluar në qytetin e Fierit me kontabilistët, u shpreh se është e rëndësishme të shkojmë drejt ndërgjegjësimit të biznesit.
“Është një vit i rëndësishëm që edhe bizneset ta kuptojnë, të dhënat statikore do të lexohen ndryshe, më të sintetizuara, në kohë reale. Ju jeni përfaqësues të pjesës më të rëndësishme të një biznesi. Sugjerimi nga ana jonë është gjatë këtij procesi të fiskalizimit, jo vetëm konteksti teknik, por edhe konteksti strategjik, ai që ka të bëjë me formalizimin ekonomisë, të fillojë të punojë bashkë me biznesin, që gradualisht të shkojmë drejt vitit zero. Ju e dëgjuat edhe Kryeministrin ditën e martë, në daljen me gazetarët. Ne nuk duhet të ngelemi në varësi të individit, ne duhet të shkojmë drejt ndërgjegjësimit të biznesit, që koha për informalitet dhe evazion ka ikur sepse unë do kontrollohem më ndryshe dhe sistemet do më kontrollojnë, asnjë individ”, theksoi Denaj.
Roli i kontabilistëve për të zhvilluar këtë proces është i rëndësishëm për të orientuar drejt bizneset, pasi transaksionet do të raportohen në kohë reale dhe gjithashtu përfshihen edhe elementë të veçantë, siç është firma digjitale për identifikimin e personit të tatueshëm. Modernizimi i sistemit fiskal mbetet një sfidë, por hapat që ndërmerren edhe në kuadër të angazhimeve ndërkombëtare, janë garancia për arritjen e shpejtë dhe me standarde. Ftojmë bizneset të përdorin portalin, pasi do të jetë i nevojshëm për të kryer procedurat e raportimit:
© Ministria Financave dhe Ekonomisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.