
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj zhviloi një takim me Emir Djikic, drejtorin e Sekretariatit të CEFTA-s, Marrëveshjes për Tregtinë e Lirë në Europën Juglindore, ku diskutuan gjerësisht mbi të ardhmen e zhvillimit ekonomik të rajonit.
Ministrja Denaj vlerësoi gjatë këtij takimi se angazhimi i Shqipërisë në nismat e lehtësimit të tregtisë në rajon dhe njohjen e ndërsjellët të profesioneve, vijon të mbetet maksimal.
Sipas saj, suksesi i krijimit të korridoreve të gjelbra në doganë për produktet e domosdoshme përgjatë pandemisë, është një nga shembujt e mirë të punës së përbashkët.
“Tregu i Përbashkët Rajonal është përpjekja jonë e radhës për t’i ofruar qytetarëve, përfitimet e integrimit në familjen europiane”, tha ministrja.
© Ministria Financave dhe Ekonomisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.