


Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, prezantoi gjatë një takimi online me donatorët, Strategjinë e Zhvillimit të Biznesit dhe Investimeve dhe Planin e Veprimit 2021 – 2027 (BIDS).
Ky ishte takimi i parë në kuadër të konsultimit publik, ku Ministrja, krahas informimit, falenderoi donatorët për mbështetjen e vazhdueshme.
Në fjalën e saj, Ministrja Denaj vlerësoi se Shqipëria përballoi shumë mirë situatën e pandemisë dhe synon një rimëkëmbje të plotë të të gjithë sektorëve të ekonomisë, që po përballet me një sfidë të dyfishtë, si transformimi dixhital dhe bashkëpunimi rajonal dhe ndërkombëtar.
Kjo strategji, e përgatitur tashmë nga ekspertë të MFE-së, është në përputhje me strategjitë dhe programet kryesore në nivelin kombëtar dhe ndërkombëtar, tha Ministrja, do të jetë transparente dhe efektive për të mbështetur bizneset dhe investitorët.
Sipas Denaj, BIDS është e orientuar sipas politikave të Qeverisë Shqiptare për zhvillimin ekonomik afatmesëm duke u përqëndruar në NVM-të dhe investimet, cka do ta bëjë që ekonomia shqiptare të jetë konkurruese, më e drejtuar nga inovacioni dhe e bazuar në dije.
Ministrja gjatë këtij prezantimi renditi tre fushat e ndërhyrjes dhe qëllimet e politikës:
Veprimet kryesore prioritare janë:
Veprimet kryesore prioritare janë:
Veprimet kryesore prioritare janë:
Drafti i Strategjisë është produkt i konsultimeve intensive me aktorët kryesorë të interesit dhe ekspertët, ku tetë takime të grupeve tematike të punës janë mbajtur midis shtatorit dhe nëntorit 2020.
© Ministria Financave dhe Ekonomisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.