Fokus në strategjinë dhe në politikat mbështetëse të Qeverisë, si dhe disa efekte të para pozitive inkurajuese për të vijuar më tej
Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka në fokus të politikave të saj mbështetjen e grave nëpërmjet instrumentave të ndryshëm, sidomos në biznes dhe aksesin në financë.
Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga INSTAT për rolin e grave dhe burrave në ekonomi, në vendimmarrje dhe biznes, rezulton se:
– Përqindja e grave pronare ose administratore në ndërmarrjet aktive është 25,5 %, nga 25,4 % në vitin 2019, pavarësisht situatës së pandemisë;
– Ndërmarrjet me pronare apo administratore gra janë të përqendruara në qarkun e Tiranës me 32,8 %, ndjekur nga qarku i Lezhës me 28,5 %;
– 43,2 % e huamarrësve dhe 43.5 % e depozituesve në bankat tregtare ishin gra.
Roli i gruas në shoqëri u prek ndjeshëm nga pandemia Covid-19, e cila ndikoi në rritjen e papunësisë dhe të punës së papaguar brenda familjes.
Ndonëse të dhënat e fundit paraqesin një përmirësim në shumë prej indikatorëve të barazisë gjinore, Ministria e Financave dhe Ekonomisë mbetet e angazhuar për të forcuar rolin e gruas më tej dhe për të mbyllur boshllëqet gjinore përmes politikave të saj.
Aktualisht gratë përbëjnë 50,2 % të popullsisë gjithsej, me një moshë mediane 38,6 vite.
Sipas të dhënave, në vitin akademik 2019-2020, nga afërsisht 33 mijë studentë të diplomuar në arsimin e lartë, vajzat përbënin 65,3 %.
Studentet preferojnë kryesisht degët: biznes, administrim dhe ligj (28,4 %), shëndet dhe mirëqenie (16,3 %) dhe art dhe shkenca humane (13,0 %).
Ndërsa referuar të dhënave nga tregu i punës dhe mbrojta sociale ( grup mosha 15-64 vjeç) mund të veçojmë se pjesëmarrja e grave në forcat e punës llogaritet në masën 61,2 % dhe shkalla e punësimit është 61,2 % rreth 16 pikë përqindje më e ulët krahasuar me burrat;
– 43,3 % e grave janë të punësuara me pagë, ndërsa 22,8 % e tyre punojnë pa pagesë në biznesin e familjes;
– Punësimi që mbizotëron është ai në sektorin e bujqësisë, me 41,4 % e të punësuarave gra;
– Hendeku gjinor në paga është 6,6 %, një ulje me 3,5 pikë përqindje krahasuar me vitin 2019;
– Nga përfituesit e pensioneve urbane, 47,4 % janë gra dhe mosha mesatare e daljes në pension është 61,1 vite, krahasuar me 65,1 vite për burrat.
Referuar barazisë gjinore në Qeverisje, Shqipëria renditet në 5 vendet më të ekuilibruara në botë përsa i përket përbërjes së kabinetit qeveritar, me 53.3% gra në pozita ministrore dhe 29.0% gra, anëtare të Parlamentit.
Cili ka qënë roli i politikave mbështetëse të qeverisë?
Prej vitesh tashmë Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka dhënë mbështetje duke vendosur fokus në barazinë gjinore në raport me vendosjen e një zëri të veçantë në buxhet për gratë, ndërsa Shqipëria është i vetmi vend në Ballkan që ka përfshirë në ligjin organik të buxhetit edhe buxhetimin gjinor.
Aktualisht 9% e shpenzimeve buxhetore, deri në vitin 2023 parashikohet të dedikohen për adresimin e objektivave gjinorë, ku qëllimi është sigurimi për gratë dhe vajzat, përmes politikave, mbështetje të vazhdueshme financiare.
Rezultatet janë të dukshme në nivelin e integrimit të Buxhetimit të Përgjigjshëm Gjinor në Programin Buxhetor Afatmesëm, ku numri i programeve buxhetore që përfshijnë në mënyrë efektive objektivat e lidhura me elementë gjinorë është rritur nga 9 Programe në 2015, në 38 të tilla në 2020.
Integrimi i perspektivës gjinore vazhdon të mbetet angazhim i shtuar në politikat e MFE në përpjekjet për realizimin e parimit të barazisë gjinore dhe respektimit plotësisht në vendin tonë gjithashtu edhe nëpërmjet nismave ligjore që kanë qënë rezultative, si
Në Strategjinë e re të Zhvillimit të Biznesit dhe Investimeve 2021-2027 sigurohet një mbështetje më e madhe për përmirësimin e klimës së biznesit në tërësi dhe suportin e grave sipërmarrëse në veçanti.
Është në proces disbursimi i kredisë për Mbështetjen e Barazisë Gjinore në akses për mundësi ekonomike në Shqipëri falë marrëveshjes me Bankën Botërore dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim (AFD).
Disbursimi i huasë ka për qëllim përmirësimin e aksesit të femrave tek asetet, rritjen e mundësive të tregut të punës për femrat dhe forcimin e masave institucionale për krijimin e politikave të informuara gjinore.
Përtej angazhimit konstant në politikë bërje brenda vendit të Qeverisë Shqiptare, Ministrja Anila Denaj mban edhe rolin e anëtares në Komitetin Këshillues të Bankës Botërore për Çështjet Gjinore dhe Zhvillimin, prej Qershorit të vitit 2020, me një mandat 2 vjeçar.
Në këtë funksion, anëtarët e këtij këshilli ndihmojnë Bankën Botërore të vlerësojnë masat për të përshpejtuar ngushtimin e hendekut midis burrave dhe grave në mundësitë ekonomike dhe fuqizimin dhe ofrojnë rekomandime dhe sugjerime për të forcuar efektivitetin e politikave për barazinë gjinore.
© Ministria Financave dhe Ekonomisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.