U nënshkrua në Tiranë mes Qeverisë Shqiptare dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Marrëveshja e Huasë dhe të Garancisë për të mbështetur Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.
Për palën shqiptare Marrëveshja u firmos nga Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj dhe kreu i OSHEE, Ardian Çela, ndërsa për BERZH nga zv.Presidenti, Jürgen Rigterink.
Ky financim prej 70 milionë euro do t’i mundësojë OSHEE-së ndërtimin e stacionit të parë modern nëntokësor, likuiditetin e nevojshëm për operimin me efikasitet, si dhe për të kapërcyer pasojat e pandemisë.
BERZH vijon të jetë një partner i rëndësishëm i qeverisë shqiptare në zhvillimin e sektorit të energjisë dhe infrastrukturës.
Kjo mbështetje e BERZH vjen në linjë me gjithë mbështetjet që ka siguruar qeveria nga Institucionet Ndërkombëtare në kuadër të kapërcimit të vështirësive që shkaktoi pandemia Covid 19.
© Ministria Financave dhe Ekonomisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.