Fjala e Ministrit Ahmetaj në prezantimin e të ardhurave për Buxhetin 2018, në Komisionin Parlamentar për Ekonominë dhe Financat
Në programimin e të ardhurave tatimore për vitin 2018, janë marrë në konsideratë të gjithë faktorët kryesorë me ndikim në buxhet, përfshirë:
Parashikimi i të ardhurave për vitin 2018, synon konsolidimin e mëtejshëm fiskal, forcimin institucional dhe përmirësimin e administrimit fiskal në mbështetje të rritjes ekonomike të qëndrueshme, duke nxitur rritjen e prodhimit dhe eksportet.
Ne tashme inkasojme ne buxhetin e shtetit shqiptar 28.1 % te ardhura ne raport me Produktin e Brendshem Bruto, ng ate cilat 25.8 % jane te ardhura qe gjenerohen nga sistemi fiskal.
Vetem 4 vite me pare, ne vitin 2013, arketonim ne buxhet nga tatimet dhe taksat 22.2 % te PBB. Pra jemi permiresuar me 3% brenda nje afati 4 vjecar, nderkohe qe qeveria paraardhese u perkeqesua me -1.1 % krahasuar me vitin e pare te mandatit te saj te dyte.
Kjo qendrueshmeri dhe rritje e te ardhurave qe do te gjenerohen nga sistemi fiskal do te vijoje, me synimin qe edhe vendi yne te arrije se shpejti nivelin 30-31% te te hyrave ne buxhet, i krahasueshem ky me vendet e tjera te rajonit.
Metodologjia e programimit të të ardhurave është bazuar në modelet bashkëkohore të programimit, të sugjeruara dhe aplikuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe në analizën e detajuar të faktorëve që ndikojnë në secilën taksë.
Modelet bazë të përdorur janë:
Këto modele:
Në terma konkretë, në planifikim janë harmonizuar faktorët makroekonomikë, me treguesit kryesorë që ndikojnë në taksa specifike. Janë analizuar në veçanti sasitë dhe çmimet e mallrave kryesorë të importit dhe prodhimit vendas që mbulojnë mbi 90% të vlerës së të ardhurave totale, duke marrë në konsideratë gjithashtu:
Por faktori më i rëndësishëm që do të mbështesë dhe garantojë realizimin e programit të të ardhurave të buxhetit për vitin 2018 do të jetë lufta kundër Informalitetit, e cila do të thellohet më tej dhe do të shoqërohet me një fushatë të fortë sqaruese dhe edukuese për tatimpaguesit. Fokusi i Luftës Anti informalitet do të jetë segment i bizneseve të mëdha, atje ku krijohet vlera e shtuar dhe ku kryhet volumi më i madh i transaksioneve.
Të ardhurat Tatimore për vitin 2018, vlerësohen të jenë në shumën rreth 424 miliard lekë, rreth 24 miliard lekë ose 6% më shumë se parashikimi i vitit 2017.
Vetëm të ardhurat që administrohen nga DPT dhe DPD (pa përfshirë kontributet) parashikohet të jenë 317 miliard lekë, +18.5 miliard lekë ose 6% më shumë se viti 2017, nderkohe qe te ardhurat nga pushteti vendor parashikohen te rriten mbi 8% krahasuar me vitin korrent.
Nisur nga natyra e tyre, ne programimin dhe rritjen e te ardhurave te vitit 2018 ndikojne keta faktore:
Nga pikpamja e masave qe do te ndermerren, fushata anti informalitet dhe rezultatet e projektuara do te mbeshteten ne dy zhvillime te reja:
Parashikimi i të ardhurave sipas zërave për vitin 2018
Të ardhurat nga T.V.SH.-ja parashikohet të jetë në masën 150.7 miliard lekë, 11.4 miliard lekë më shumë se pritshmëria për vitin 2017 ose 8.2 %. Krahas TVSH-së që do të gjenerohet si rezultat i rritjes ekonomike, rritjes së volumit të importeve dhe konjukturës së çmimeve ndërkombëtare, burimi kryesor i të ardhurave shtesë nga TVSH-ja për vitin 2017, do te jetë përmirësimi i administrimit të këtij tatimi, lufta ndaj informalitetit si dhe kontrolli i zinxhirit të transaksioneve të subjekteve në TVSH.
Rritje e të ardhurave në import me rreth 6 miliard lekë si dhe nga T.V.SH.-ja neto brenda vendit me rreth 5,4 miliard lekë. Kjo si rezultat i rritjes së importit të taksuar me rreth 7% si dhe forcimit të luftës kundër informalitetit dhe forcimit të bashkëveprimit ndërmjet administratave Tatimore dhe Doganore, për të kontrolluar zinxhirin e transaksioneve dhe mbledhjen e këtij tatimi në hallkën që krijohet.
Të ardhurat nga akciza vlerësohen të jenë 49.9 miliard lekë me një rritje prej 3.9 miliard lekë ose 8.5% më shumë se pritshmëritë për vitin 2017. Faktorët kryesorë që ndikojnë në rritjen e parashikuar të të ardhurave nga akciza, krahas rritjes së importeve të mallrave të akcizës, do të jetë lufta kundër informalitetit, kontrolli më rigoroz i subjekteve të akcizës si dhe disiplinimi i mëtejshëm i procedurave të përfitimit të përjashtimeve dhe rimbursimeve nga kjo taksë.
Të ardhurat nga Tatimi mbi Fitimin vlerësohen me rritje 7% më shumë se viti 2017, duke u realizuar në masën 33.9 miliard lekë. Kjo si rezultat i rritjes së deklarimit dhe qarkullimit të realizuar të operatorëve ekonomikë. Janë parashikuar rreth 0,8 miliard lekë më shumë si rezultat i rritjes ekonomike dhe rreth 1.4 miliard lekë nga mirëadministrimi dhe arketimi I detyrimeve te papaguara.
Të ardhurat nga tatimi mbi të ardhurat personale vlerësohen me rritje 9.7% më shumë se viti 2017, me një realizim në masën 37.3 miliard lekë. Në parashikimin e të ardhurave nga tatimi mbi të ardhurat personale janë marrë në konsideratë rritja e numrit të kontribuesve aktivë bazuar në ecurinë e vitit 2017 (për 9-mujorin 2017 numri i kontribuesve aktivë është rritur me rreth 4.6% ose 27 mijë të punësuar) dhe pritshmëritë për formalizim të mëtejshëm të të ardhurave nga punësimi.
Të ardhurat nga taksa nacionale dhe të tjera vlerësohen në masën 38 miliard lekë. Parashikimet për këtë taksë për vitin 2018 janë 2.9 miliard lekë më pak se i pritshmi 2017, dhe lidhen me pasqyrimin në vitin 2017 në këtë zë të të ardhurave nga rivlerësimi i pasurisë (one off revenue) për rreth 3,6 miliard lekë, të cilat nuk do të jenë në vitin 2018.
Të ardhurat nga taksa doganore vlerësohen me rritje prej 600 milionë lekë më shumë se viti 2017, me realizim 7 miliard lekë. Ndikim në këtë zë kanë të ardhurat shtesë nga rritja e importit të taksuar me rreth 7%.
Të ardhurat nga Kontributet për Sigurime Shoqërore e Shëndetësore vlerësohen me një rritje 5 % më shumë krahasuar me pritshmërinë për vitin 2017, me një realizim në masën rreth 83.1 miliard lekë. Gjenerimi i të ardhurave shtesë për kontributet do të ndikohet nga rritja e performancës kontrolluese të administratës tatimore si dhe rritja e numrit të kontribuesve active me rreth 5%.
RISQET FISKALE
Në krahun e të ardhurave buxhetore risqet fiskale për vitin 2017 konsistojnë në:
© Ministria Financave dhe Ekonomisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.