Postuar më: 23/07/2016

Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, lehtësim i barrës fiskale për qytetarët dhe bizneset.

Të nderuar anëtarë të Komisionit,

Ky ligj që prezantojmë sot është në përputhje me të gjithë atë aksion dhe mentalitet anti informalitet në mënyrë që të arrijmë të formalizojmë vlerën e pasurive të paluajtshme.

Kemi pasur indikacione besoj jo vetëm tani, por edhe më parë që ka pasur dhe ka transaksione të cilat nuk e reflektojnë vlerën e drejtpëdrejtë të tregut dhe automatikisht edhe detyrimin ndër vite, kështuqë ne kemi menduar ta avancojmë këtë instrument, qoftë për qytetarët, qoftë për personat juridikë. Në të njëjtën kohë, është edhe një përpjekje për të dhënë një mundësi që shumë qytetarë që nuk mundën ta bënin këtë vite më parë, me një instrument të ngjashëm, ta ripërsërisin, edhe për një arsye tjetër, sepse shtrëngesa e kontrollit fiskal e para, dhe e dyta metodologjia e ardhshme e taksës mbi pronën me bazë metodologjinë e vlerës, sigurisht që na cojnë në këtë drejtim.

Është një instrument jashtëzakonisht shumë ndihmues dhe relaksues për qytetarët. Këtë herë e sjellim edhe për personat juridikë. Rivlerësimi I pasurisë nga vlerat historike, në vlerat e tregut, duke marrë si dysheme vlerën minimale fiskale të referuar, do të bëjë të mundur që qytetarët apo edhe sipërmarrjet, të kenë mundësi që në referencë të cmimeve dhe vlerës së pasurisë së tyre të paluajtshme, në ZRPP të kenë vlerën reale të tregut.

Për qytetarët, pagesa do të jetë 2% mbi diferencën e vlerës së tregut me vlerën historike. E njëjta gjë, si metodologji, ndodh edhe për personat juridikë, por do të jetë 3%.

Dua të ndaj edhe një teknikalitet sa I takon personave juridikë, që është tejet I rëndësishëm. Rivlerësimi, duke u përputhur edhe me ligjin për tatimin mbi të ardhurat, nuk do të përdoret për të rritur vlerën e amortizimit indirekt, që do të rriste fitimin e taksueshëm dhe automatikisht, tatim fitimin.

Pra, përsa I takon personave juridikë, reflektimi i vlerës së tregut të pasurisë së paluajtshme, nuk do të përdoret si vlerë e amortizueshme, por do të jetë referencë vetëm për një transaksion të mundshëm.

Unë besoj që ky është një akt që ka jashtëzakonisht shumë interes për qytetarët dhe sipërmarrjen dhe jam I bindur që ndikon për mirë, për përmirësimin e klimës së biznesit por edhe për përmirësimin e marrëdhënies mes qeverisë, administratës dhe qytetarëve.

Jam I bindur që për të gjithë ata që do ta shfrytëzojnë këtë mundësi, dhe në informacionin tim, kur Ministria e Financave e ka avancuar këtë projektligj, interesi është shumë I madh në të gjithë vendin dhe besoj do të kemi një vlerë të re reale të pasurive të paluajtshme dhe jam I bindur që megjithëse nuk është qëllimi I parë, do të kemi edhe të ardhura në buxhet, të cilat do të shkojnë për uljen e borxhit.

Së fundi për sqarim, për shkak të procedurës parlamentare, kur e kemi kaluar në Këshill të Ministrave ligjin, unë zyrtarisht kam kërkuar që nëse ligji nuk do të hynte në procedurë tani, por do të shtyhej në shtator, atëherë efektshmëria e ligjit, të shtrihej deri në 28 shkurt 2017. Meqë ju na e dhatë këtë mundësi tani, atëherë kufiri kohor të jetë 31 dhjetor 2016.

***

Unë e vlerësoj mbështetjen e opozitës. Besoj se I bën mirë ligjit patjetër që të votohet me konsensus të gjerë, edhe për arsyen se do jetë një numër shumë I madh në parashikimin tonë qytetarësh që do përfitojnë. Po ju sjell dy shifra shumë interesante për të parë pse e kemi sjellë dhe ligjin. Në ’91-’94 janë bërë gati 500 mijë aplikime, në zyrat e hipotekës me atë vlerë historike të dikurshme ndërsa me rivlerësimin që është bërë para rreth 7 vitesh, vetëm 100 mijë aplikime kanë ndodhur, edhe për shkak të ndoshta mos-dijes së atij momenti, edhe për shkak të paqartësisë, edhe për shkak të shpërndarjes së informacionit, për një mijë arsye të ndryshme.

Tani ka një mundësi shumë të madhe për atë pjesë të qytetarëve që nuk arriti ta bëjë rivlerësimin në atë moment, dhe ajo pjesë është gati 90%, pra po I japim një mundësi një numri shumë të madh qytetarësh.

Ajo që dua të sqaroj është se 2% është tatim për diferencën e vlerës dhe jo mbi transaksionin. Transaksioni nesër vazhdon në normalitet të regjimit aktual.

Meqë përmendëm këtu edhe masat represive, dua t’ju risjell në vëmendje indeksin e ndjësisë ekonomike me rritje të konsiderueshme 6.2% që tregon që sipërmarrja ka filluar në kohë tashmë të besojë tek ai moment goxha më I mirë ekonomik , edhe tek ato iniciativa që qeveria ka avancuar dhe po zbaton, që janë totalisjt në drejtim të thjeshtësimit të procedurave dhe lehtësimit të klimës së biznesit, e për më tepër, dy statistika që kanë ndjesi dhe perceptime serioze për ekonominë, është tremujori i parë I këtij viti, me rritjen ekonomike 2.96%, por edhe indeksi I ndëmarrjeve me një numër të konsiderueshëm të numrit të ndërmarrjeve vendase dhe ndërmarrjeve të huaja të regjistruara.

Unë nuk do resht së thëni që realisht kemi kohë që e kemi lënë krizën mbrapa dhe kemi kaluar në një trend të konsoliduar rritës.

Përsa I përket amnistisë me të gjerë, unë nuk do ta quaj amnisti këtë inisiativë që keni përpara, e quaj formalizim, ky është qëllimi i parë dhe i vetëm sot, që të formalizojmë pasuritë e paluajtshme të qytetarëve dhe bizneseve dhe sigurisht është një lehtësim shumë I madh për të gjithë ata qytetarë që do të bëjnë rivlerësimin dhe mund të kenë nesër një transaksion potencial.

A do të donim ta bënim nismën më të gjerë? Amnistia e kapitaleve, cila ishte arsyeja që nuk funksionoi disa vite më parë? Nuk funksionoi sepse nuk pati konsensus të gjerë; kishte një përplasje mes amnistisë së kapitaleve që u tentua të avancohej atëherë dhe ligjeve kushtetuese, sidomos të drejtës së prokurorisë për të hetuar mbi ato kapitale.

Nëse jeni gati ta avanconi së bashku me ne, do ishte një kënaqësi të conim një akt tjetër me konsensus, që do të ishte amnistia e llojeve të tjera të kapitaleve për të imunizuar pastaj të gjithë ata që do të deklarojnë kapital të padeklaruar, ta formalizojmë atë kapital, nga të gjithë instrumentet e tjerë kushtetues, në rastin konkret investigimi, apo hetimi nga ana e Prokourorisë, sepse një ligj me 71 vota nuk ia jep atë mundësi qytetarëve.

Sigurisht që propozimet që ka sipërmarrja mund të diskutoheshin. Koha është e shkurtër. Këtu i jemi referuar gjithmonë vlerës hipotekore ose vlerës së referuar. Është një problem serioz ai që solli përfaqësuesi i sipërmarrjes, në dijeninë time zyrtarisht, por edhe si qytetar, ka shumë kontrata sipërmarrje të cilat nga ana teknike janë të komplikuara për t’u rivlerësuar, githsesi, Komisioni së bashku me ekspertët e Ministrisë së Financave, gjatë ditës së sotme mund të shqyrtojë një nen I cili t’I japë mundësi të drejtpëdrejtë dhe jo të komplikuar kësaj pjese, sigurisht që edhe me miratimin tuaj mund ta shikonim.

Faleminderit!

Të rejat e fundit