Postuar më: 23/07/2014

Sukseset e 300 ditëve të para dhe sfidat që na presin!

Meqë është si përmbyllje e këtij 300 ditëshi unë do të dëshiroja të falënderoja të gjithë vajzat, gratë, djemtë, burrat për punën që kanë bërë, të gjithë punonjësit, jo vetëm këta që prezantuan sepse folën në emër të tyre;pra një falënderim për të gjithë nëpunësit e administratës fiskale në tërësi, institucioneve të Ministrisë së Financave dhe ato në varësi të ministrisë së Financave, por njëkohësisht një mirënjohje dhe falënderim është dhe për të gjithë ata përfaqësues të biznesit, për gjithë shoqatat e biznesit, por këtu kam një falënderim edhe një pjesë të ekspertëve apo konsultentëve financiar, të cilët pa përtuar na kanë ndihmuar në të gjithë revolucionin do ta quaja unë, të sistemit financiar, qoftë me akte ligjore dhe nënligjore dhe me praktika të ndryshme. Është në filozofinë e Qeverisë për të krijuar klimën e besimit, mbështetjes me bizneset, me partnerët tanë kryesor, në mënyrë që ne të shohim për nga e ardhmja.

 

Natyrisht që një falënderim i veçantë shkon edhe për institucionet ndërkombëtare të pranishme këtu, (Fondin Monetar Ndërkombëtar, Bankën Botërore, dhe Bashkimin Evropian), për bashkëpunimin e sinqertë dhe të frytshëm që kemi pasur me ta, për ndihmën që na kanë dhënë gjatë tyërë kësaj rruge që kemi bërë.

 

Një falenderim shkon edhe për deputetët që në fakt na kanë qenë të gatshëm për të na ndihmuar në të gjithë maratonën e ndryshimeve ligjore që kemi bërë; në fakt dhe zëvendësministri edhe drejtorët e përmendën që nesër, përmbyllen dy ligje goxha bazë pa harruar gjithë ato akte ligjore që kemi kaluar.

Një falënderim për qytetarët se janë ata që na mbështetur gjatë gjithë punës sonë, na dhanë besimin dhe natyrisht që nuk dua t’ju them më që ua shpërblyem, por që do t’ua shpërblejmë shumë më mirë  nga çfarë kemi punuar deri tani.

 

Drejtuesit e të gjithë institucioneve kryesore të Ministrisë së Financave parashtruan një ekspoze të arritjeve. Ne të  gjithë sëbashku arritëm ta stabilizojmë situatën e financave publike, rritëm besimin e gjithë popullsisë, por kryesisht të biznesit tek ekonomia, tek qeverisja, tek qeveria, dhe them që rezultatet e kanë justifikuar besimin e tyre.

 

Meqenëse në fund ishte një Por, prapë e theksoj, se kurrsesi ne nuk duhet të kënaqemi me pak, kurrsesi nuk është se u mbyll këtu. Shumë më tepër detyra na presin në të ardhmen.

 

300 ditët e ardhshme!!

Më lejoni të përmend 2-3 drejtime ku Ministria e Financave dhe gjithë institucionet e varësisë,  e sheh të përqendruar punën në 300 ditët e ardhshme:

  • Thellimi i luftës kundër korrupsionit, evazionit dhe kontrabandës;
  • shtimi i efikasitetit në përdorimin e parave publike, dhe
  • sigurimi i mëtejshëm i stabilitetit ekonomik. Kjo nuk është fjali e re por është një detyrim i mbajtur deri më tani, por që kërkon shumë vëmendje për tu mbajtur dhe në të ardhmen .

Efikasiteti i përdorimit të parasë publike është një detyrimi i të gjithë neve që të bëjmë të pamundurën që paraja publike të gjejë vendin, të përdoret me efikasitet dhe  të kursehet sa më shumë. Natyrisht unë nuk e besoj se po them ndonjë gjë të re, nuk është ndonjë filozofi të thuash se të realizosh të ardhura, nëqoftëse nuk di t’i përdorësh mirë ato, por filozofi që ne duhet të orientohemi është që ti përdorim paratë me shumë nikorqillëk., ashtu siç tentojmë ti bëjmë në shtëpi.

Ndërsa lidhur me luftën kundër korrupsionit, evazionit dhe kontrabandës; kjo është një histori e dëgjuar 23-24 vite, është si të thuash një retorikë, e cila megjithatë nuk ka arritur atje ku duhet. Kështu që kjo është një çështje e cila tashmë ka zënë rrënjë, deri diku ëhstë instaluar në vite, doemos kërkon një qasje të re, këndvështrimi të ri, por mbi të gjitha mendoj një vendosmëri; që do të jetë parimi i parë dhe i domosdoshëm për realizimin e këtij objektivi. Natyrisht që do të na duhet që të ngushtojmë hapësirat në këtë çështje duke u bazuar edhe në : 1)teknologjinë e  informacionit, dhe 2) transparenca.

Lidhur me teknologjinë e informacionit ashtu siç përmendi dhe zëvendësministri dhe dy drejtoreshat, janë disa programe, ku po përmend si shembull vetëm sistemin e informacionit në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, doemos që duket si një revolucion dhe në fakt është i tillë,sepse nuk është thjesht çështje IT-je, por është një përmbysje edhe e mënyrës së të punuarit të të gjithë punonjësve të tatim-taksave, doemos të doganave apo institucioneve të tjera, pasi kërkohet që përpara ligjit qytetari, biznesi, të trajtohet si të barabartë pa dallime, të cilat në jo pak raste kanë qenë prezente në gjithë historinë e financave shqiptare.

Doemos që rezultantja që presim nga teknologjia e re është promovimi i zbatimit vullnetar të ligjit.

Natyrisht që lufta ndaj korrupsionit, evazionit dhe kontrabandës nuk është një luftë që realizohet më vete, por është një luftë e cila kërkon bashkërendim të të gjithë institucioneve në një front, qofshin institucione tona të specializuara: tatim-taksave, doganave, Njësia e Mbikëqyrjes së lojërave të fatit, Drejtoria e parandalimit të pastrimit të parasë, por kërkohet dhe një bashkërendim edhe me policinë, sidomos me krimin ekonomik, dhe doemos me prokurorinë e gjykatat.

Përdorimi  me sa më shumë eficencë e parave publike

Doemos  që ka vend për përmirësim si në funksionet e kontrollit, sidomos të auditit, por kështu edhe përmirësime të tjera në stabilitetin fiskal, por sidomos në transparencë dhe llogaridhënie. Ne jemi pëpara sfidave të ndryshimit të legjislacionit edhe në këtë fushë, dhe doemos që do e prekim pothuajse të gjithë legjislacionin, sidomos në aspektet e kontabilitetit, auditit, etj, për zbatimin e standardeve dhe praktikave më të mira në një kohë relativisht të shkurtër, le të themi edhe brenda 300 ditëshit.

Kjo duhet parë në dy kënde, jo vetëm tek përdoruesit e fondeve publike me efikasitet që është qeveria,  por edhe nga përdoruesit privat, të famshmit tendera, etj, të cilat duhet të jenë në lartësinë e duhur, të shmangin elementët e abuzimit.

Sigurimi i mëtejshëm i stabilitetit ekonomik

Nuk po ndalem tek të gjithë treguesit, ka tregues që kanë arritje por ka dhe tregues të tjerë që kërkojnë performancë më të mirë. Do të ndalesha vetëm në dy dhe shumë shkurt:

  • Treguesi i parë që doja të theksoja është procesi i shlyerjes së borxheve të prapambetura. Në një periudhë relativisht të shkurtër kohe, pavarësisht se njerëzve mund tu duken shumë 300 ditë, por duke hequr tre muajt e parë ku ne vetëm u njohëm me këtë fenomen dhe analizuar më pas, duke futur këtu dhe të gjithë procedurat që duhet të ndërtoheshin të gjitha nga fillimi, është një arritje e madhe që gati gjysma e këtij borxhi tashmë është shlyer. Natyrisht që objektivi ynë është që diku nga maji-qershori i vitit tjetër ne të bëjmë shlyerjen e të gjithë borxhit.

 

  • Kuptohet që ka mendime të ndryshme, ndoshta ka dhe skepticizëm se pse po e bëjmë këtë; e para është një detyrim i shtetit, që si çdo detyrim tjetër dhe mbi të gjitha shteti duhet të mbajë dhe të shlyejë detyrimet e veta , sepse i kishim borxh prej vitesh biznesit paratë të tij dhe ja mbanin me të padrejtë dhe së dyti u zotuam se ne do i paguajmë dhe ne duhet të jemi konseguentë në mbajtjen e zotimeve, por ne nuk menduam vetëm për biznesin, por edhe për individin, qytetarin shqiptar për arsye se paratë që ia dhamë biznesit shtuan likuiditetin e biznesit, përmirësuan gjendjen financiare të biznesit.

 

  • Gjendje e përmirësuar e biznesit përkthehet potencialisht, ne shpresojmë shumë shpejt që në gjashtëmujorin e dytë të këtij viti, të fillojë dhe kreditimi për arsye se bankat do të kenë një sjellje më racionale dhe të kthejnë faqen dhe të fillojnë nga kreditimi. Doemos kreditimi dhe investimet janë punësim; Punësimi është paga, paga është mirëqënie ose luftë varfërie. Në këtë mënyrë ne arrijmë objektivin që kemi vendosur si qeveri.

 

  •   Problemi i dytë që do të përmendja është edhe një përmbledhje e stabilitetit makroekonomik në fakt,  është çështja e borxhit, që kërkon si hapësira trajektoresh në afatin e mesëm në ulje, ashtu dhe përmirësime cilësore.

 

Në mbyllje do të doja të thosha se 300 ditët e para nuk janë një fund, por është një stacion, një hap për të marrë pak frymë për tu mbushur me kurajon e mjaftueshme dhe me eksperiencën e krijuar për të parë në atë që ne arritëm  300 ditë, dhe që do arrijmë në 600 ditët e tjera, në 900 ditët e tjera, drejt sfidave të reja në rrugën tonë, sfida të cilat nuk duhen marrë lehtë, por kërkojnë një reformë tërësore në mentalitetin tonë tashmë si organe fiskale.

 

Ju faleminderit!

Të rejat e fundit