Komponentët e projektit dhe aktivitetet e tyre përkatëse janë parashikuar si vijon:
Komponenti 1: Implementimi i Menaxhimit Financiar dhe Kontrollit.
Ky komponent fokuson probleme infrastrukturore dhe ato që kanë të bëjnë me shtimin e kapaciteteve. Në përbërje të këtij komponenti parashikon këto aktivitete:
Aktiviteti 1.1 – Ka të bëjë me rishikimin e kuadrit ligjor ekzistues të financave publike dhe publikimin e një libri me përmbledhje të legjislacionit financiar (duke përfshirë rregullimet ligjore dhe nënligjore).
Aktiviteti 1.2 – Vlerësimi i nivelit të sistemit të kontrollit të brendshëm në institucion (duke filluar nga mënyra e ndërtimit të institucionit, objektivat e planifikimit deri në auditim), propozime për drejtimet e përmirësimit dhe asistimi i menaxhimit të lartë për plotësimin e tyre.
Aktiviteti 1.3 – Asistimi dhe sigurimi i trajnimeve për nënpunësit autorizues të njësisë publike, nënpunësit zbatues (drejtuesit e financave) dhe menaxherët e linjës në institucionet e përzgjedhura, me qëllim futjen e proçesit të identifikimit, vlerësimit dhe menaxhimit të riskut dhe kërkesat e informacionit të domosdoshëm për arritjen e objektivave të performancës.
Aktiviteti 1.4 – Trajnimi i nënpunësve zbatues në institucionet e përzgjedhura me qëllim sigurimin e mbështetjes, informimit dhe këshillimin e menaxherëve të linjës dhe nënpunësve autorizues.
Aktiviteti 1.5 – Vizitë studimore në institucionet homologe në vendet e EU lidhur me funksionet e institucioneve të përzgjedhura si një faktor për të përfituar nga praktikat më të mira të EU.
Aktiviteti 1.6 – Organizimi i seminareve të ndërgjegjësimit apo trajnime në shkallë të gjerë për institucionet qëndrore dhe vendore.
Komponenti 2: Implementimi i Inspektimit Financiar Publik
Aktiviteti 2.1 – Rishikimi i kornizës ligjore të inspektimit financiar dhe nxjerrja e instruksioneve/ manualit për inspektimin financiar.
Aktiviteti 2.2 – Ndërgjegjësimi/përmirësimi i kapaciteteve të inspektorëve dhe stafit drejtues të inspektimit nëpërmjet aktiviteteve trajnuese të ndryshme.
Aktiviteti 2.3 – Vizitë studimore në vende anëtare të EU dhe/ose intershipe për stafin e drejtorisë.
© Ministria Financave dhe Ekonomisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.