Mjedisi i kontrollit i jep tonin njësisë, duke influencuar vetëdijen kontrolluese të njerëzve të saj. Ai përbën themelin ku ngrihen të gjithë komponentët e tjerë të kontrollit të brëndshëm, pasi ai ngre strukturën dhe vendos disiplinën. Faktorët e mjedisit të kontrollit të brendshëm përfshijnë integritetin, vlerat etikesi dhe profesionalizmin e punonjësve të njësisë; filozofinë dhe stilin e punës së titullarit, mënyrën se si drejtuesi shpërndan detyrat dhe ngarkon përgjegjësitë apo si organizon dhe zhvillon punonjësit në njësi, si dhe përkushtimin dhe orientimet që jep bordi i menaxherëve.
© Ministria Financave dhe Ekonomisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.