


E regjistruar si markë në 2014, me një gamë të gjerë produktesh, me potencialin për të përfituar statusin e Operatorit Ekonomik të Autorizuar(OEA), kompania ka plane ambicioze, ku synon që krahas rritjes së standardeve të produkteve të tyre, të rrisë numrin e punonjësve në 200 përsona, deri në fund të vitit.
Gjatë kësaj vizite, Ministrja Denaj u njoh nga afër me linjat e reja prodhimit dhe shtrirjen e madhe që ka kjo kompani në në tregjet e huaja ambicja e drejtuesve të kësaj kompanie është që të rrisin eksportet nga 56 shtete, ku sot eksporton edhe në vende të tjera.
Vetëm pak ditë me parë Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, Genti Gazheli, dhanë certifikatat e para të statusit Operator Ekonomik i Autorizuar për 4 kompani shqiptare.
Të jesh një OEA do të thotë të kesh një “pasaportë” biznesi në tregjet globale, si dhe të kkesh sida përfitime dhe lehtësi në procedurat doganore.
© Ministria Financave dhe Ekonomisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.