
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, mori pjesë në takimin e parë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe donatorët për nismën rajonale të Tregut të Përbashkët Rajonal, organizuar me iniciativën dhe nën kujdesin e Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit (RCC).
Objektivi kryesor i takimit ishte prezantimi i ecurisë aktuale të krijimit të këtij tregu të Përbashkët Rajonal dhe ecurisë së politikave të inovacionit dhe konkurrueshmërisë për rritjen e ekonomike të rajonit.
Industrializimi dhe Inovacioni ishin shtyllat kryesore të ndërhyrjes në panelin hapës, si një prej themeleve të krijimit të Tregut të Përbashkët.
Qeveria, biznesi, akademia dhe media, duhet të ecin të gjitha së bashku, në të njëjtin drejtim, për të krijuar një ekosistem të përshtatshëm për inovacionin.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, gjatë fjalës së saj tha, se qeveria Shqiptare po nxit përpara politikat e inovacionit, krijimin e kuadrit ligjor dhe incentivat fiskale, dixhitalizimin e shërbimeve qeveritare, krijimin i infrastrukturës dixhitale të nevojshme, fokusimi tek krijimi i kapaciteteve të burime njerëzore etj..
“Aktualisht jemi duke rishikuar ligjin për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme, ku duam të shikojmë përsëri mundësinë e përkrahjes së kompanive në fushën e inovacionit. Kështu mund të përmendim kuadrin ligjor për start-up, për lehtësimin e aksesit në financë, incentivat për zëvendësimin e teknologjive të vjetërsuara me teknologji më të përparuara, për bizneset në fushën e IT-së etj. Në të gjitha këto hapa, ne jemi duke u koordinuar me rajonin, si edhe kemi mbështetjen e Bashkimit Europian”, tha Ministrja Denaj.
Me po të njëjtin vizion, qeveria ka mbështetur gjatë dy mandateve të para bizneset në fushën e IT, duke aplikuar lehtësi fiskale me qëllim nxitjen, zhvillimin dhe konsolidimin e sipërmarrjeve private në këtë sektor të rëndësishëm të ekonomisë së të ardhmes.
Qeveria shqiptare edhe në mandatin e ardhshëm, do të vijojë mbështetjen për sektorët kyç dhe zhvillimin e mëtejshëm të tyre, duke nxitur veçanërisht inovacionin dhe zhvillimin teknologjik, me synim:
© Ministria Financave dhe Ekonomisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.