




–MFE dhe ADSH informon biznesin mbi statusin e Operatorit Ekonomik të Autorizuar
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë,, Anila Denaj, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, Genti Gazheli, zhvilloi në Vlorë një takim me komunitetin e biznesit me qëllim njohjen mbi rëndësinë e statusit të Operatorit Ekonomik të Autorizuar(OEA), si dhe përmirësimin e klimës së biznesit në vend.
Duke vlerësuar përpjekjet dhe vështirësitë e biznesit në këtë situatë pandemie, Ministrja Denaj tha, se kjo është një kohe për tëe parë se si mund të ringrihemi më mirë.
Operatori Ekonomik i Autorizuar është një certifikatë që vlerësohet në të gjithë vendet e rajonit perëndimor, pjesë e marrvëshjeve të Protokollit 5 që ndihmon eksportuesit në arritjen e standarteve BE.
“Për të gjithë ata që punojnë në Shqipëri, po të kenë çertifikatën e duhur në cilësi të produkteve synimi është të kapin sa më shumë tregje rajonale apo ato ndërkombëtare “Made in Albania”. Por edhe koha e kursyer për të arritur sa më shpejt në destinacion vlen, tha Denaj, duke shtuar, se ne kemi kohë që kemi filluar revolucion digjital, transformimin e administratës sonë publike me shërbime të thjeshta, të shpejta, online e duke thjeshtuar burokracitë”.
E gjitha kjo ndihmon biznesin dhe individet që të kursejmë kohë, mbi të gjitha të ulim presionin e raportit me njerëzit dhe të përqendrohemi në një formalizim më të lartë.
Sipas Denajt, Ne po afrohemi shumë më tepër drejt standarteve ndërkombëtare, ndërkohë që çertifikata “Operatori Ekonomik i Autorizuar” lehtëson punën e të gjithë transportit në të gjitha pikat doganore, jo vetëm në kufirin më të afërt, por deri në destinacionin përkatës.
Ministrja informoi sipërmarrësit, se me të marrë këtë liçencë, kalimi në doganë do të thotë që risku është zero dhe kursejmë kohë. Deri para disa muajsh Shqipëria dhe Bosnja ishin të vetmit që nuk kishin asnjë biznes të licensuar me këtë certifikatë. Sot ne kemi pesë biznese të certifikuara dhe jemi në proces për gjashtë të tjerë.
Duke qënë se Vlora përtej gjithë vëmendjes që merr si një destinacion turisitik, shumë më tepër i frekuentuar kohët e fundit falë gjithë investimeve të kryera nga qeveria Rama me Rilindjen Urbane, Ministrja u shpreh, se është edhe një qytet i rëndësishëm industrial dhe ka shumë mundësi të zhvillojë ekonominë në biznesin e mesëm e të madh dhe në sektorë të tjera. Infrastruktura do t’i vijë në ndihmë në raport me portin e ri ashtu edhe me aereoportin duke synuar edhe punësim më të shtuar.
Drejtori i Përgjithshëm i Doganës, Genti Gazheli, ftoi bizneset që të aplikojnë për marrjen e këtij statusi, pasi specialistë të ADSH-së, janë në shërbim të sipërmarrjes për t’u lehtësuar dhe asistuar në çdo procedurë.
Gjatë kësaj vizite në Vlorë, Ministrja Denaj dhe Drejtori i Doganave, Gazheli, u takuan dhe me stafin e Degës Doganore, ku panë nga afër mjediset e rikonstruktura me standarde bashkëkohore dhe me një cilësi të lartë në shërbim të qytetarëve dhe biznesit, si dhe terminalin e pritjes st udhëtarëve, i cili është pika hyrëse e shumë turistëve, që çdo vit rrisin vlerësimin e tyre për Shqipërinë.
Gjatë viteve të fundit, Administrta Doganore Shqiptare i është bashkuar institucioneve të tjera publike si pjesë e revolucionit Digjital që ka nisur në shërbimet online nga Qeveria shqiptare. Kështu implementimi i “Dogana pa letra”, është një histori suksesi që shumë vende të rajonit nuk e kanë, dhe ka bërë të mundur që 96 % e bizneseve të mos kenë kontakte fizike me këtë administratë.
Gjithashtu nëpërmjet portalit qeveritar E-Albania, DPD ofron 8 shërbime online, ku vetëm nga Janari 2020 janë kryer 942 aplikime, nga të cilat 928 aplikime të përfunduara dhe 14 janë në shqyrtim për dokumentacionin . Sipas përllogaritjeve janë kursyer 1856 orë ose 232 ditë pune.
Për më shumë info rreth OEA:
http://www.dogana.gov.al/c/170/284/operatoret-ekonomike-te-autorizuar?fbclid=IëAR35Q6HaIDKhtnOls1rëzxMfjAxItE7japOZyrNs1TAS6oJrtntI_PUvP1A
© Ministria Financave dhe Ekonomisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.