

Me ligjin e ri të strehimit, 5% e përfituesve nga çdo program strehimi do të jenë nga komuniteti Rom dhe Egjiptian.
Rreth 953 individëve nga komuniteti rom u është siguruar punësim përmes zyrave të punës.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, mori pjesë në Ministrerialin e Ballkanit Perëndimor, për Integrimin e Romëve, ku theksoi politikat mbështetëse për këtë komunitet në vite nga qeveria shqiptare, si në strehim, arsimim dhe punësim.
Gjatë viteve të fundit institucionet qendrore dhe lokale kanë pasur një angazhim të shtuar në mbështetje të grupimeve të ndryshme, sidomos ato në nevojë me qëllim zvogëlimin e hendekun social dhe ekonomik mes këtij komuniteti dhe pjesës tjetër të shoqërisë.
“Pavarësisht vështirësisë së këtij grupi për integrimin në tregun e punës, për shkak të mungesës së arsimit të duhur ose marrjes së një profesioni, gjatë viteve 2019 dhe 2020 kjo kategori ka qenë në fokus për përfshirjen në çdo program apo shërbim që është ofruar, tha Ministrja.
Ajo shtoi, se vetëm gjatë vitit të kaluar, 192 qytetarë nga komunitetit rom dhe egjiptianë kanë marrë pjesë në programet e punësimit, dhe në tërësi 953 kanë siguruar punësim përmes zyrave të punës. Si shumë të rëndësishme, Denaj vlerësoi numrin e personave që kanë ndjekur kurset e formimit dhe aftësimit profesional ka qenë 299, në dallim nga 199 një vit më parë.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, që mbulon dhe politikat e strehimit, tha se një vëmendje të veçantë i është kushtuar këtij komuniteti , ku në ligjin e ri të strehimit përcaktohet se 5% e përfituesve nga çdo program strehimi do të jenë nga minoriteti Rom dhe Egjiptian. Sipas saj, për vitin 2018 dhe 2019 rreth 30% e përfituesve nga programet e investimeve dhe rreth 20% nga programet e subvencionimit janë nga minoriteti Romë dhe Egjiptian.
Ministrja tha se një nga vështirësitë që hasen në hartimin e politikave dhe programeve që synojnë veçanërisht minoritetin Rom, që vazhdon të mbetet mungesa e të dhënave.
Gjatë këtij takimi Ministrja Denaj e vlerësoi si mjaft të rëndësishëm nismën e ndërmarrë nga ky Ministrerial, për hartëzimin e vendbanimeve të minoritetit Rom, si dhe mbledhjen e të dhënave në fushën e strehimit.
“Ky hartëzim do të na ndihmoje të adresojmë në mënyrë me objektive problemet e strehimit, të sigurisë së qëndrimit, dhe të kushteve të banimit, nëpërmjet programeve të strehimit social. Gjithashtu nëpërmjet legalizimit të vendbanimit të tyre, përmiresimit të banesave dhe infrastrukturës, si edhe kryqëzimit të programeve të strehimit me ato të trajnimit profesional, punësimit, edukimit dhe shëndetësisë, do të realizojmë integrimin e këtij komuniteti”, tha Ministrja Denaj.
© Ministria Financave dhe Ekonomisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.