Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, znj. Anila Denaj, prezantoi në Parlament projektligjin “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i quajtur ndryshe si projektligji për Fiskalizimin, i cili do të sjellë një sërë risish në mënyrën e të bërit biznesit në vendin tonë, ku risia më kryesore është raportimi në kohë reale pranë Administratës Tatimore i çdo transaksioni që kryhet mes biznesit dhe konsumatorit, biznesit dhe biznesit, si dhe biznesit dhe qeverisë.
“Projekti i Fiskalizimit bën që raportimi, monitorimi dhe mbledhja e të ardhurave nga njëra anë bëhen shumë më efiçente dhe ndodhin në kohë reale. Ndërkohë, paralelisht administrimi tatimor dhe inspektimi zhvillohet mbi bazën e riskut dhe do të ketë mundësi që të jetë më i organizuar dhe i adresuar në kontekst të parametrave të riskut dhe metodologjive të përcaktuara në këtë drejtim”, u shpreh znj. Denaj.
Ministrja Denaj informoi mbi elementët kryesorë të projektligjit dhe fazat në të cilat do të kalojë zbatimi i tij, duke vënë në dukje se ndonëse projektligji do të hyjë në fuqi në datën 1 janar 2020, zbatimi i tij do të nisë në 6-mujorin e dytë të vitit 2020, duke i dhënë mundësi kështu biznesit që të përgatitet me gjithë infrastrukturën e nevojshme.
Faza e parë prek transaksionet me para në dorë (Biznes – Konsumator dhe do nisë të zbatohet në datën 1 korrik 2020.
Faza e dytë prek transaksionet pa para në dorë (Biznes – Qeveri): Kjo fazë do të fillojë nga data 1 janar 2021.
Faza e tretë prek transaksione pa para në dorë (Biznes –Biznes): Kjo fazë do të fillojë nga data 1 korrik 2021.
“Më lejoni të theksoj që faza e parë, e cila ka të bëjë me një marrëdhënie të drejtpërdrejtë me konsumatorin do të ketë efektivitet të plotë pas gjashtëmujorit të parë të vitit, duke menduar që 6–mujori është një periudhë e nevojshme në mënyrë që i gjithë procesi të jetë i adoptuar për bizneset, por ligji do të hyjë në zbatim në datën 1 janar 2020, me një dispozitë kalimtare që do të lejojë 6-mujorin e parë si një kohë të mjaftueshme për të përshtatur të gjithë proceset e lidhura me ndikimet e infrastrukturës hardëare dhe softaëare”, tha znj. Denaj.
Ministrja pohoi se Fiskalizimi do të sjellë një transformim në mënyrën se si regjistrohen të dhënat dhe objektivi afatmesëm synon jo vetëm transmetim në kohë reale të informacionit, por mbi të gjitha synon që të dhënat në administratën tatimore të jenë të plota dhe reale, në mënyrë që administrata tatimore të shtojë përpjekjet për reduktimin e informalitetit dhe ta luftojë atë në mënyrë inteligjente në të ardhmen.
Pas shqyrtimit, Kuvendi miratoi në parim projektligjin me 88 vota pro.
Fjala e Ministres Denaj:
Të nderuar,
Projektligji “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit” është hartuar nga pala kontraktore në bashkëpunim me strukturat e Administratës Tatimore, AKSHI-in dhe Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë. Ky projektligj vjen në formën e Strategjisë së Qeverisë Shqiptare për përafrimin e legjislacionit tonë me atë evropian, reflekton gjithashtu edhe sugjerimet dhe kërkesat që erdhën nga grupet e interesit, gjatë Konsultimit Publik që zgjati për gati një muaj e gjysëm.
Projekti i Fiskalizimit bën që raportimi, monitorimi dhe mbledhja e të ardhurave nga njëra anë bëhet shumë më efiçent dhe ndodh në kohë reale. Ndërkohë, paralelisht administrimi tatimor dhe inspektimi zhvillohet mbi bazën e riskut dhe do të ketë mundësi që të jetë më i organizuar dhe i adresuar në kontekst të parametrave të riskut dhe metodologjive të përcaktuara në këtë drejtim.
Zakonisht inicohen dy projekte të ndara për të trajtuar këto dy fusha:
Projekti i Fiskalizimit që sjellim sot përpara jush i integron të dyja këto zgjidhje, duke garantuar që informacioni të jetë i plotë, i saktë dhe të kemi mundësi uljen në që të adresojmë të gjithë informacionin në kohë reale, për të marrë masat nëse është e nevojshme.
Elementët kryesore të projektligjit janë:
Procesi i fiskalizimit do të zhvillohet në disa faza:
Më lejoni të theksoj që faza e parë, e cila ka të bëjë me një marrëdhënie të drejtpërdrejtë me konsumatorin do të ketë efektivitet të plotë pas gjashtëmujorit të parë të vitit, duke menduar që 6–mujori është një periudhë e nevojshme në mënyrë që i gjithë procesi të jetë i adoptuar për bizneset, por ligji do të hyjë në zbatim në datën 1 janar 2020, me një dispozitë kalimtare që do të lejojë 6-mujorin e parë si një kohë të mjaftueshme për të përshtatur të gjithë proceset e lidhura me ndikimet e infrastrukturës hardëare dhe softaëare.
Në datë 30 Korrik 2019 projektligji u hap për konsultim publik dhe është konsultuar më të gjithë grupet e interesit. Konsultimi ka qenë i gjerë dhe ka realizuar një projektligj të përmirësuar falë ndikimit të gjithë grupeve të interesit.
Më lejoni të them që janë ende dy vendime të Këshillit të Ministrave që do të aprovohen në javët në vijim, të cilët përcaktojnë kriteret e certifikimit të prodhuesve dhe mirëmbajtësve software për procedurën e thjeshtëzuar të fiskalizimit, si dhe do të përcaktohen se kush do të jenë institucionet që do të realizojnë edhe certifikimin, të parashikuara DPT dhe AKSHI.
Ky është një proces që do të kërkojë angazhimin e shumë palëve dhe është e nevojshme që procese që lidhen me komunikimin e trajnimin të jenë të mjaftueshme dhe të parashikuara sa më mirë.
Aktualisht ka filluar trajnimi në Administratën Tatimore dhe janë menduar të paktën 2000 seanca trajnimi dhe më tej një plan komunikimin me gjithë bizneset në 6 mujorin e parë 2020.
Të nderuar Deputetë,
Jemi të vetëdijshëm që ky transformim i mënyrës se si regjistrohen të dhënat. Është një mënyrë e re e cila do të sjellë jo vetëm nevojën për komunikim, por edhe për sqarim. Është e rëndësishme të shikojmë objektivin afatmesëm të këtij projekti, i cili synon jo vetëm realizimin në kohë reale të informacionit, por mbi të gjitha synon që të dhënat në administratën tatimore të jenë të plota, në kohë reale dhe, mbi të gjitha, administrata tatimore të riorganizohet në një administratë tatimore moderne dhe të synojë jo vetëm përpjekjen për të reduktuar informalitetin, por dhe ta luftuar atë në mënyrë inteligjente në të ardhmen.
Faleminderit!
© Ministria Financave dhe Ekonomisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.