Të Nderuar Deputetë,
Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave (DPPPP) në zbatim të detyrimit ligjor1 ka publikuar raportin vjetor të vitit 2013, në të cilin ka statistika të hollësishme për origjinën e raporteve të marra, numrin dhe tipologjinë e rasteve të dyshimta të referuara në organet ligjzbatuese (Polici dhe Prokurori), për procedimet administrative ndaj subjekteve të ligjit, të dhëna për trajnimet, korrespondenca me homologët, etj. (Bashkëlidhur kopje e këtij raporti)
Siç mund të shihet në këtë raport, gjatë vitit 2013 ka pasur:
Pavarësisht se të dhënat janë të pjesshme e të pakonsoliduara, numri i rasteve të cilat dërgohen në Gjykatë për pastrim parash është i ulët dhe akoma më i ulët numri i vendimeve të dënimit. Ky konkluzion është i shprehur edhe në progres-raportin e Komisionit të BE për vendin tonë për vitin 2013.
Gjatë vitit 2014 puna e DPPPP është fokusuar në këto drejtime kryesore:
Për rrjedhojë ka pasur rritje të ndjeshme të numrit të raporteve të aktivitetit të dyshimtë të dërguara nga subjektet e ligjit në DPPPP, si dhe rritje të rasteve të analizuara dhe referuara për pastrim parash në Polici dhe Prokurori.
Në funksion të rritjes së efikasitetit të zbatimit të legjislacionit kundër pastrimit të parave, kemi gjykuar se është domosdoshmëri intensifikimi i bashkëpunimit ndërinstitucional.Në këtë kuadër përveç korrespondencës intensive shkresore me institucionet ndaj të cilave ligji sanksionon detyrime për raportim të rasteve të dyshimta, mbikëqyrje ndaj subjekteve, koordinim dhe hetim të rasteve të referuara, i kemi kushtuar vëmendje të posaçme takimeve ndërinstitucionale në të gjitha nivelet. Kështu me iniciativën tonë kemi marrë takime me drejtues të ILDKP, Prokurorin e Përgjithshëm, Drejtorin e Drejtorisë së Luftës Kundër Korrupsionit në Prokurorinë e Përgjithshme, Drejtorin e Departamentit të Mbikëqyrjes në Bankën e Shqipërisë, drejtues të niveleve të ndryshme të Ministrisë së Drejtësisë, të SHISH, të Policisë së Shtetit, Tatimeve, Doganave, ZQRPP, drejtues të Njësive të Përbashkëta Hetimore.
Në këto takime kemi parashtruar:
Në funksion të rritjes së bashkëpunimit ndërinstitucional kemi arritur që të bëjmë efikase Marrëveshjen e Bashkëpunimit me DPPSH, të nënshkruar para afro 2 vjetësh, konkretisht tashmë DPPSH ka akses të plotë elektronik në referimet dhe urdhrat e bllokimit të nxjerra nga ana jonë. Në këtë mënyrë përveç shpejtësisë së shkëmbimit të informacionit (pra në kohë reale), lehtësohet në mënyrë të pakrahasueshme puna e DPPSH për përpunimin e informacionit të marrë. Kemi në proces përgatitjen e platformës përkatëse që këtë akses t’ia ofrojmë edhe Prokurorisë.
Gjithashtu në bashkëpunim me DPPSH dhe Prokurorinë, ekspertë të DPPPP kanë marrë pjesë si trajner edhe në trajnime ndaj punonjësve të sektorit të Krimit Ekonomik dhe Kundër Pastrimit të Parave, në Policinë e Shtetit.
Vitin e kaluar krahasimisht me periudhat e mëparshme, ka pasur rënie edhe numri i subjekteve të trajnuara. Organizimi dhe pjesëmarrja në trajnime më subjektet e Ligjit dhe Autoritetet Mbikëqyrëse, janë të përcaktuara si detyrim specifik ligjor, pikërisht për shkak të rëndësisë dhe efikasitetit që kanë.
Në këtë kuadër gjatë këtij tre mujori janë organizuar trajnime me:
Kujdes të veçantë i është kushtuar edhe trajnimeve me institucione shtetërore që mbartin detyrim për raportim të rasteve të dyshimta, sikurse është ZQRPP. Në mars sapo realizuam trajnim më 54 drejtues të të gjitha Zyrave të regjistrimit në rrethe.
Siç vihet re nga tabela e mëposhtme, gjatë vitit 2013 ka pasur një rënie të numrit të procedimeve administrative ndaj subjekteve të ligjit që kryejnë shkelje, kjo për shkak të rënies së numrit dhe efikasitetit të inspektimeve.
| ZERAT | Viti 2012 | Viti 2013 | Janar-Mars 2014 |
| Vendime për Gjoba | 22 | 13 | 20 |
| Shuma totale e vlerës së gjobave | 24 800 000 | 15 900 000 | 8 330 000 |
Gjatë këtij viti, krahas trajnimeve dhe sensibilizimit të vazhdueshëm ndaj subjekteve, i kemi kushtuar rëndësinë e duhur edhe inspektimeve dhe procedimit administrativ ndaj subjekteve. Numri i rritur i gjobave ndaj subjekteve të konstatuara me shkelje, evidenton efikasitetin e inspektimeve dhe domosdoshmërinë e realizimit të një mbikëqyrje efektive dhe të vazhdueshme ndaj subjekteve të ligjit, që përbëjnë burimin kryesor të informacionit .
Këto gjoba në vetvete nuk kanë asnjë rëndësi të veçantë dhe kurrsesi nuk përbëjnë objektiv specifik të punës së DPPPP. Por si në çdo fushë, edhe në këtë rast, aplikimi i tyre të shoqëruara me trajnime dhe sensibilizim intensiv, kanë sjellë rezultat shumë pozitiv të prekshëm që lidhet me masat parandaluese të marra nga subjektet, që konkretisht konsistojnë në:
Zgjerimit të bazës së të dhënave në përdorim të analistëve të DPPPP
Me qëllim që referimet dhe konkluzionet e DPPPP të jenë sa më të bazuara në analizë të sa më shumë te dhënave, sipas kompetencës ligjore kemi treguar kujdes në rritje për zgjerimin e bazës së të dhënave të DPPPP.
Kështu, kemi arritur të realizojmë aksesin në regjistrin e ZQRPP i krijuar që prej afro dy vjetësh. Kemi në proces shtimin e aksesit në të dhëna edhe më të thelluara në TIMS. Kemi progres në drejtim të mundësisë së aksesimit në regjistrin noterial, etj.
Në vendin tonë, siç dihet, për çdo kategori subjektesh raportuese ka një Autoritet Mbikëqyrës, që në përgjithësi janë institucione qendrore, të cilat kanë përgjegjësi për mbikëqyrje të vazhdueshme dhe informim të DPPPP për mospërmbushje të masave parandaluese nga subjektet që mbikëqyrin, si dhe informim të DPPPP për raste të dyshimta apo çdo informacion që ka lidhje me parandalimin e pastrimit të parave.
Në fakt duhet thënë se ky detyrim përgjithësisht ka qenë jo thjesht i papërmbushur nga ana e tyre, por madje edhe i panjohur! Përveç pjesëmarrjes në aktivitete të përbashkëta trajnimi apo edhe ndonjë inspektim të Autoritetit Mbikëqyrës të Bankave-Banka e Shqipërisë dhe të noterëve- Ministria e Drejtësisë, nuk ka pasur asnjë zhvillim në këtë drejtim gjatë 2013!
Gjatë këtij viti, së pari kemi marrë iniciativën për ndryshim të VKM 343/2009 për Autoritetet Mbikëqyrëse, për shkak të ndryshimeve strukturore të qeverisë dhe për të adresuar edhe më fuqishëm këtë detyrim të këtyre institucioneve qendrore mbikëqyrëse.
Kemi informuar, sipas detyrimit ligjor autoritetet Mbikëqyrëse për nivelin e përmbushjes së detyrimeve për masa parandaluese nga subjektet që mbikëqyrin dhe kemi parashtruar domosdoshmërinë për bashkëpunim me to.
Ka pasur një vëmendje të posaçme nga ana e:
Përveç takimeve të sipërpërmendura, bazuar në të dhënat që kemi pasur në dispozicion dhe siguruar me anë të kërkesave të vazhdueshme për ecurinë e rasteve, në mënyrë të vazhdueshme dhe në mënyrë institucionale kemi shprehur qëndrimin tonë mbi mangësitë e konstatuara në trajtimin e rasteve të dyshuara për pastrim parash, qoftë nga Policia e Shtetit apo Prokuroria. Konkretisht konstatohen vonesa të paarsyeshme në hetimin e rasteve, hetime krejt të mangëta, arsyetime të pabazuara, moskuptim i veprës penale të pastrimit të produkteve të veprës penale, etj.
Këto qëndrime të DPPPP kanë gjetur mirëkuptim nga ana e drejtuesve të Prokurorisë dhe kjo konsiston në faktin se për 5 ankime të vendimeve për pushim të çështjes që kemi paraqitur në këtë tremujor, na është konfirmuar në takime se për to do merret vendim për rifillim hetimesh.
Gjitha këto masa intensive të ndërmarra këtë vit, natyrshëm që kanë pasur impakt të drejtpërdrejtë në rritjen e efikasitetit të sistemit parandalues që konsiston në numrin e raporteve të aktivitetit të dyshimtë të dërguara nga subjektet dhe rritjen e numrit të referimeve të dërguara në Polici e Prokurori.
Kështu nëse gjatë gjithë vitit 2013 ka pasur 558 RAD, vetëm në periudhën tremujore ka pasur 186 RAD të dërguara. Nëse gjatë vitit 2013 DPPPP ka referuar 283 raste të dyshimta në Polici dhe Prokurori, vetëm gjatë këtij tremujori janë referuar 85 raste të dyshimta!
Pavarësisht problematikave, për sa lidhet me efikasitetin e luftës kundër pastrimit të parave, mund të thuhet se ka zhvillime pozitive. Konkretisht në sajë të bashkëpunimit në rritje, pikërisht para disa ditësh në sajë të funksionimit të krejt sistemit parandalues u arrit që të kryhet për herë të parë arrestimi në flagrancë i një shtetasi për pastrim parash. Pra, indicia dhe bashkëpunimi i subjektit raportues me DPPPP, përpunimi, analizimi i informacionit nga DPPPS dhe referimi në kohë rekord i materialit në DPPSH dhe kryerja e menjëhershme e veprimeve të duhura policore, bënë të mundur që të arrestohet në flagrancë një shtetas. Ligjshmëria dhe bazueshmëria e veprimeve të të gjitha hallkave u konfirmua edhe nëpërmjet vendimit gjyqësor që vlerësoi të ligjshëm masën e arrestit dhe vendosi masë sigurie me burg për të dyshuarin.
Pra siç shihet gjatë kësaj periudhe kemi orientuar punën në drejtim të:
punë e cila ka sjellë më shumë informacion, akses dhe raportime, të cilat janë shfrytëzuar më së miri nga kapacitetet e trajnuara të analistëve që ka DPPPP.
Mbi këtë opsion dhe pritshmëri, kemi ndërmarrë edhe iniciativën për ndryshime strukturore të DPPPP, të cilat tashmë janë kthyer në vendimmarrje dhe e kemi në proces implementimi strukturën e re, me qëllim që rritja e rezultateve të jetë e qëndrueshme.
Për Strukturën : Klikoni Këtu
© Ministria Financave dhe Ekonomisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.