Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, dhe përfaqësuesja e Misionit të FMN, Yan Sun, dolën në një konferencë të përbashkët për mediat, pas diskutimeve 2 javore në kuadrin e Artikullit të Katërt të marrëveshjes së vendeve anëtare të FMN, mbi situatën makroekonomike dhe financiare të vendit.
Ministrja Ibrahimaj deklaroi, se rritja ekonomike për gjysmën e parë të vitit 2022 ishte relativisht e fortë në 4.2%, e gjeneruar kryesisht nga kërkesa e brendshme, si konsumi dhe investimet, si dhe kërkesa e huaj neto. Nga pikëpamja e ofertës agregate, rritja gjatë gjysmës së parë ka qenë me bazë të gjerë, ku pothuajse të gjithë sektorët kryesorë të ekonomisë kanë performuar me rritje pozitive.
“Papunësia gjatë gjysmës së parë të vitit u ul më tej në 11.1%, ndërkohë që punësimi u rrit me 4.3% në krahasim me vitin e kaluar, theksoi Ministrja, ndërsa vijoi, se për sa i përket rritjes ekonomike të pritshme për të gjithë vitin 2022, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka parashikuar të rrisë për lart projeksionin në 3.7%, nga 3.2% që parashikohej në fillim të luftës”.
Gjithashtu Ministrja u shpreh se inflacioni në ekonominë tonë, krahasuar me vendet e tjera të rajonit, apo me mesataren e BE-së, ka qenë dukshëm më i ulët.
Ndërsa Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, u shpreh se bisedimet dyjavore me FMN kishin në fokus kryesor politikat ekonomike dhe marrjen e masave për zbutjen e inflacionit dhe kthimin e tij në objektiv.
Duke folur për situatën në vend, Sejko theksoi se inflacioni mbetet një kërcënim kryesor për stabilitetin makroekonomik dhe rritjen e qëndrueshme dhe afatgjatë ekonomike të vendit, ndërkohë që sipas tij, ekonomia shqiptare do të vazhdojë të rritet.
“Rritja ekonomike do vijojë të përfitojë nga stabiliteti i përgjithshëm, nga bilancet e shëndosha të familjeve dhe bizneseve, si dhe mbështetja me kredi nga sektori bankar. Sektori bankar në Shqipëri i shëndetshëm dhe likuid”, deklaroi Sejko.
Pas një përmbledhje sa i përket parashikimit për zhvillimin ekonomik, përfaqësesja e FMN, Sun, tha se pas një rritje të lartë në vitin 2021, ekonomia shqiptare ka mbajtur një ritëm pozitiv këtë vit, pavarësisht goditjes që ekonomia globale ka marrë nga lufta e Rusisë në Ukrainë.
“Ne parashikojmë që rritja ekonomike për vitin 2022 të jetë 3,7 %, mbështetur nga një aktivitet i lartë në turizëm, në pasuritë e paluajtshme dhe tek shërbimet. Rritja parashikohet të ngadalësohet në rreth 2 % në vitin 2023, duke pasqyruar kushte financiare më të shtrënguara, ngadalësimin në Europë, dhe tërheqjen e nevojshme të politikave mbështetëse”, nënvizoi Sun.
Më poshtë gjeni fjalën e plotë të Ministres së Financave dhe të Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, mbajtur në konferencën e përbashkët për mediat më Guverntorin e Bakës së Shqipërisë, Gent Sejko, dhe përfaqësuesen e Minsionit të FMN, Yan Sun
Fjala e Ministres Ibrahimaj:
E nderuar Znj. YAN,
I nderuar Z. Sejko,
Të nderuar gazetarë, përfaqësues të mediave, kolegë dhe bashkëpunëtorë,
Siç mund të jeni tashmë në dijeni, gjatë dy javëve të fundit, kemi pasur kënaqësinë te kemi në Shqipëri ekipin e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili zhvillon misionin e radhës mbikëqyrës, në kuadër të Artikullit të Katërt të marrëveshjes së vendeve anëtare të FMN.
Tipikisht ky është një mision që ka për qëllim kryerjen e një analize të thelluar të ekonomisë dhe financave shqiptare dhe dhënien e një vlerësimi objektiv dhe të plotë mbi gjendjen dhe performancën e tyre, si dhe gjithashtu dhënien e rekomandimeve adekuate për politikat ekonomike apo elementë të tjerë specifikë. Pra puna, gjetjet dhe rekomandimet e këtij misioni janë mjaft të rëndësishme jo vetëm për institucionet shqiptare që mbulojnë fushën e ekonomisë dhe financave, si Ministria e Financave dhe Ekonomisë apo Banka e Shqipërisë, e të tjerë, po pa dyshim janë një pikë mjaft e rëndësishme reference edhe për të gjithë aktorët e ekonomisë në tërësi.
Në përfundim të këtij misioni, së bashku me Shefen e Misionit, znj. Sun dhe me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, z. Sejko kam kënaqësinë të mbajmë këtë konferencë të përbashkët për shtyp.
Përpara se të vijoj me një ekspoze të zhvillimeve dhe të perspektivës afat-mesme ekonomike dhe të financave publike, dua së pari të falënderoj nga ana ime, si dhe në emër të stafit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, znj.Sun dhe të gjithë pjesëtarët e ekipit të misionit të FMN, për këtë bashkëpunim me shumë vlerë dhe për diskutimet profesionale që kemi patur bashkërisht gjatë këtyre ditëve të misionit.
Më pas fjala do t’i kalojë Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë z.Sejko, duke vijuar me Shefen e Misionit të FMN-së, znj.Yan Sun, për të ndarë pikëpamjet e tyre. Më tej, me kënaqësi ne të tre do t’ju përgjigjemi pyetjeve të medias.
Sa i përket zhvillimeve të fundit ekonomike:
Përsa i përket zhvillimeve të fundit të financave publike:
Politika fiskale afatmesme
Unë do të ndalem këtu dhe do t’ia kaloj fjalën Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Sejko dhe më pas Shefes të Misionit të FMN.
Faleminderit.
© Ministria Financave dhe Ekonomisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.