Këshilli i Ministrave miratoi projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”.
Qëllimi i këtij projektligj është të ndihmojë në realizimin e reformave të ndërmarra së fundmi nga qeveria në kuadër të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, si dhe të lehtësojë barrën fiskale për disa kategori biznesi, nëpërmjet zerimit të shkallës tatimore.
Më konkretisht:
Gjithashtu propozohet që tatimpaguesit me qarkullim, deri në 14 milionë lekë të mos tatohen, pra norma e tatim fitimit të jetë në shkallën 0%.
Ndër të tjera ndryshimet e propozuara në këtë projektligj kanë për qëllim harmonizimin dhe me ndryshimet ligjore të propozuara në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar, ku parashikohet një rritje e pragut të TVSH-së nga 2 milionë lekë qarkullim vjetor që është aktualisht në 10 milionë lekë qarkullim vjetor.
Ministria e Financave vlerëson se efektet në buxhetin e shtetit nga këto ndryshime do të jenë në masën -300 milionë lekë/vit dhe do të përfitojnë rreth 12,257 subjekte.
Qeveria shqiptare në vitet e fundit ka ndërmarrë një sërë reformash të rëndësishme për sa i përket tatimit mbi fitimit dhe tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël.
© Ministria Financave dhe Ekonomisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.