Akti Normativ që keni përpara jush sot vjen si rezultat i një përditësimi në terma pozitivë të treguesve kyç makroekonomikë, si edhe nevojës për të dhënë stimuj të mëtejshëm në drejtim të rritjes ekonomike dhe mirëqenies sociale të vendit.
Kam kënaqësinë të deklaroj këtu se ecuria faktike e parametrave kryesorë makroekonomikë dhe fiskalë është në linjë me pritshmëritë tona të fillimvitit 2016. Kjo, e konfirmuar zyrtarisht edhe nga Misioni më i fundit i Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Zhvillimet aktuale makroekonomike gjatë vitit 2016 kanë qenë në linjë me pritshmëritë fillestare. Bazuar në vlerësimet paraprake të Produktit të Brendshëm Bruto Tremujor nga INSTAT, rritja reale për të gjithë vitin 2015 rezultoi 2,77%, ndërsa për tremujorin e parë të vitit 2016 rritja u përshpejtua në 2,96%. Kontributin kryesor në këtë rritje gjatë pjesës së parë të vitit 2016 e kanë dhënë degët e ekonomisë si: Tregti Hotele dhe Restorante dhe Transporti me 0,85 pikë përqindje, Administrata publike; Arsimi dhe Shëndetësia me 0,60 pikë përqindje, Ndërtimi me 0,55 pikë përqindje, Informacioni dhe Komunikacioni me 0,37 pikë përqindje, Pasuritë e paluajtshme me 0,23 pikë përqindje, Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me 0,22 pikë përqindje, Shërbime të tjera me 0,07 pikë përqindje, Aktivitet financiare dhe të sigurimit me 0,04 pikë përqindje.
Parë nga ana e kërkesës agregate, Kërkesa e Brendshme shënoi një rritje prej 2,39%, mbështetur nga Investimet Bruto të cilat u rriten me 7,33% për T1-2016 krahasuar me T1-2015.
Edhe për tremujorin e dytë të vitit treguesit e disponueshem indirekt tregojnë për një vijimësi të përshpejtimit të aktivitetit ekonomik. Treguesi i ndjesisë ekonomike (TNE) shënoi nivelin 100.1 në T2-2016 duke pësuar një përmirësim prej 6.2 pikësh nga tremujori i kaluar. Investimet private kanë patur një rritje gjatë gjysmës së parë të vitit. Kjo reflektohet nga ecuria e importit të mallrave kapitale, makineri, paisje dhe pjesë këmbimi, të cilat gjatë periudhës janar-korrik kanë patur një rritje prej 13,7% krahasuar me një vit më parë.
Parametrat kryesorë agregat të qëndrueshmërisë dhe shëndetit të sistemit banakar në tërësi mbeten në nivele të mira. Sistemi bankar shfaqet i mirë-kapitalizuar më një nivel të mjaftueshmërisë së kapitalit prej rreth 16%, mbi nivelin benchmark të kërkuar nga Banka e Shqipërisë prej 12%. Gjithashtu, sistemi bankar rezulton mjaft likuid dhe me rezultat ekonomik pozitiv fitim. Gjatë muajit korrik të vitit 2016 stoku total i depozitave bankare u rrit me 1.2% krahasuar me muajin korrik tw vitit 2015. Ecuria e kredisë shfaqi tendenca përmirësimi në tremujorin e dytë. E pastruar nga efekti i fshirjes së kredive të humbura nga bilanci, portofoli i kredisë bankare shënoi rritje mesatare vjetore rreth nivelit 3%.
Presionet inflacioniste edhe për gjysmën e parë të vitit 2016 kanë vijuar të jenë të dobta, në reflektim edhe të niveleve të ulata të inflacionit të importuar, ndërkohë që monedha vendase ka qëndruar përgjithësisht në të njëjtin nivel kundrejt monedhës evropiane, ndërkohë që njohur një zhvlerësim kundrejt dollarit amerikan në reflektim të konjukturave në tregjet ndërkombëtare të këtyre dy monedhave. Norma e inflacionit në muajin korrik të këtij viti arriti në 1,9 për qind. Norma mesatare e inflacionit për shtatë muajt e parë të vitit 2016 ishte 0,9%.
Sipas Anketës së Forcave të Punës, në tremujorin e parë të 2016 shkalla e papunësisë shënoi për herë të parë një rënie të nivelit të saj, pas tre tremujorësh me rritje, duke regjistruar nivelin e 16,9 për qind. Ajo pësoi një rënie tremujore prej 0,8 pikë përqindje, ndërsa në krahasim me të njëjtin tremujor të një viti më parë pësoi rënie me 0,4 pikë përqindje. Gjatë tremujorit të parë të vitit 2016, sipas Anketës së Forcave të Punës, numri i personave të papunë është 223,448 persona, duke u ulur me 7,298 në krahasim me tremujorin e kaluar. Ndërkohë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky numër u rrit me 5,801 persona. Krahasuar me tremujorin e parë të 2015 shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është rritur me 5,7 për qind.
Parashikimet për rritjen reale ekonomike për vitin 2016 në tërësi mbeten të njëjta me parashikimet fillestare të rritjes prej 3,4%. Kryesisht, kjo rritje pritet të gjenerohet nga rritja e konsumit dhe investimeve.
Sidoqoftë, për të patur një garanci më shumë në arritjen e pritshmërive për këta tregues jetikë për ekonominë tonë në tërësi, e ndjemë të nëvojshme ndërmarrjen e hapave ligjorë për miratimin e këtij Akti Normativ, duke konsideruar faktin që çdo formë tjetër rishikimi buxhetor nuk do të prodhonte të njëjtin impakt pozitiv në kohë.
Më lejoni t’ju rendis më konkretisht synimet kryesore qe kerkon te realizoje Qeveria nepermjet këtij Akti Normativ:
Vlen për t’u theksuar gjithashtu, se përmes këtij Akti shmanget çdo risk i mundshëm i krijimit të detyrimeve të reja të prapambetura nga institucionet buxhetore. Gjë që, jo vetëm përmbush një nga objektivat kyç fiskal të kësaj Qeverie, por njëkohësisht respekton rigorozisht edhe një nga shtyllat më të rëndësishme të marrëveshjes me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore.
Në këto kushte, lidhur me investimet publike, që janë edhe synimi kryesor i këtij Akti, dëshiroj t’ju sjell në vëmendje se nëpërmjet rialokimeve të burimeve të financimit të investimeve publike në masën 3.5 miliard LEK nga projektet me financim të huaj tek ato me financim të brendshëm, synojmë mbylljen/përshpejtimin e projekteve të rëndësishme në sektorët prioritarë. Më konkretisht:
Në sektorin e infrastrukturës rrugore dhe portuale:
Në sektorin e furnizimit me ujë dhe kanalizime:
Në sektorin e arsimit dhe sportit:
Në sektorin e mjedisit:
Për më tepër, është me rëndësi të theksohet që ndryshimet e propozuara, edhe pse e prekin defiçitin buxhetor me 1.3 miliard lekë si pasojë e përdorimit të gjysmës së vlerës së privatizimit të INSIG sh.a. për investime publike, nuk ndikojnë aspak në nivelin e huamarrjes dhe të borxhit publik, miratuar në fillim të vitit 2016. Përkundrazi, ky nivel ulet me 1.3 miliard LEK (sa 50% e të ardhurave nga privatizimi) , krahasuar me nivelin e miratuar në buxhetin fillestar. Njëkohësisht, dëshiroj të theksoj se me anë të këtij Akti:
Në përfundim të fjalës time, Ju ftoj të miratoni këtë Akt Normativ, duke rishprehur edhe njëherë besimin e plotë që ai jo vetëm përmbush objektivat e programit të Qeverisë, por do t’i japë gjithashtu një stimul pozitiv rritjes ekonomike në vend nëpërmjet implementimit në kohë dhe me sukses të projekteve të investimeve publike.
© Ministria Financave dhe Ekonomisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.