Siç jeni në dijeni, me kërkesën e Qeverisë sonë, përfaqësues të FMN zhvilluan një mision disa ditor në Shqipëri për t’u njohur më nga afër lidhur me situatën makroekonomike të financave shqiptare dhe ofrimin e këshillimit të tyre në krijimin e një stabiliteti makroekonomik në vend. Nga ana e saj, Ministria e Financave ka qenë e angazhuar intensivisht për rishikimin e imponuar të buxhetit të vitit 2013 si dhe me hartimin e projektbuxhetit dhe paketës përkatëse shoqëruese të masave fiskale për vitin 2014
Ndajme te njejtin mendim me misionin e FMN-se se situata makroekonomike dhe financiare eshte kritike, e rende.
I. Gjendja ku jemi dhe sfidat e Qeverise:
Gjendja është vërtetë e rëndë, por jo e pashpresë. Përkundrazi, kemi bindjen që relativisht shpejt do të shohim përmirësime nga ky realitet i hidhur që na ka futur qeveria e larguar me votë masive.
II. Cila është rrugëzgjidhja?
Natyrshëm, ky është një fillim i vështirë edhe për projekt buxhetin e 2014-ës që po përgatisim. Tabloja jonë optimiste është që, me masat e mësipërme, të synojmë një rritje të qëndrueshme të të ardhurave dhe ulje të borxhit publik në 2016-ën. Kjo është rruga që do të na japë hapësirë të realizojmë projektet e mëdha të programit tonë politik.
© Ministria Financave dhe Ekonomisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.