Akti i dytë Normativ për Ndryshimet në Buxhetin e vitit 2020, bën realitet Paketën e dytë Financiare të Qeverisë.
Me këtë alokim të Buxhetit të Shtetit prej 7.03 miliardë lekë arrijmë në një financim të drejtpërdrejtë prej 19 miliardë lekësh nga Buxheti i Shtetit për ndihmë të menjëhershme për përballimin e situatës emergjente të krijuar nga Pandemia. Në këtë shumë nuk kemi përfshirë faljet e kamatëvonesave të energjisë elektrike në vlerën e 15.8 miliardë lekësh dhe 2 Garancitë Sovrane në një total prej 26 miliardë lekësh.
“Kontigjenca për paketën sociale anti-COVID” subvencionon pagesën prej 40,000 mijë lekësh në mbështetje të 176 mijë qytetarë. Deri më sot është bërë pagesa e mbi 70 mijë qytetarë pjesë e mbi 30 mijë biznese.
Nga pikëpamja buxhetore ky Akt Normativ:
Përveç punës për të adresuar Paketat e Ndihmës së menjëhershme për qytetarët dhe bizneset Qeveria Shqiptare vijon punën për përmirësimin e kuadrit ligjor në kontekstin e zhvillimit financiar dhe të Ekonomisë si një komponent i rëndësishëm i zhvillimit të vendit në nivel afatmesëm.
Projektligjet mbi Shërbimet e Pagesave dhe Shoqëritë e Investimeve Kolektive janë dy ligje që sjellin avancim dhe zgjerim të shërbimeve dhe sektorit financiar në vend.
Janë dy ligje te asistuara nga Banka Botërore për të cilat Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka punuar përgjatë vitit 2019, së bashku me Bankën e Shqipërisë dhe Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare.
Dy projektligjet përafrojnë legjislacionin shqiptar me direktivat e Bashkimit Europian.
Ato sjellin mundësi të zhvillimit të teknologjisë financiare dhe zgjidhje sistemike për paranë informale në treg, duke ofruar mundësi të reja zhvillimi për sektorin e fondeve të investimeve, të letrave me vlerë dhe obligacionet.
Projektligji “Për sipërmarrjet e investimeve kolektive” është hapi i parë i Qeverisë drejt krijimit të një tregu funksional të kapitaleve në Shqipëri, i cili do të ofrojë potenciale të reja të zhvillimit ekonomik dhe financiar të Shqipërisë.
Ai do të pasohet edhe nga trajtimi i një projektligji tjetër dhe më kuadër për Tregjet e Kapitalit.
Ky projektligj synon:
Projektligji për Shërbimet e Pagesave siguron rritje të konkurrencës, përfitime të rritura nga përdorimi i instrumenteve moderne të pagesave dhe pajisja me llogari bankare, reduktim të kostove të transaksioneve dhe shumëllojshmëri të shërbimeve të pagesave.
Ky projektligj synon të shtojë ofruesit e shërbimeve të pagesave, të ulë qarkullimin e parasë fizike dhe të reduktojë paranë informale.
Ndryshimet që do të sjellë ky projektligj do t’i japin qytetarëve më shumë mundësi zgjedhjeje për të kryer transaksionet e tyre të përditshme, në mënyrë të lehtë dhe me kosto më të ulëta.
Dhe së fundmi, sot paraqesim gjithashtu Marrëveshjen e Huas me Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim/Bankën Botërore për Politikën për Zhvillim për aksesin e barabartë gjinor në mundësitë ekonomike, në një shumë prej 9.1 milionë euro.
Kjo marrëveshje e firmosur mes MFE dhe Bankës Botërore në vitin 2019 ka për objektiv mbështetjen e qeverisë shqiptare për të përmirësuar kuadrin e politikave për akses të barabartë gjinor në mundësitë ekonomike duke u përqendruar te:
Duke qenë se rritja ekonomike, ulja e varfërisë dhe mirëqenia e përbashkët lidhen me shpërndarjen efikase të punës dhe kapitalit, politikat që mbështesin barazinë gjinore synojnë reduktimin e efektit të munguar në PBB me gati 20% për Shqipërinë. Ndërkohë që në vendet e BE ky efekt shkon në 2%
© Ministria Financave dhe Ekonomisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.