Siç jeni në dijeni me qeverinë e Republikës së Kosovës jemi në vijueshmëri të një sërë marrëveshjesh bashkëpunimi midis të dy vendeve. Në rastin konkret, qeveria shqiptare, siç edhe keni dijeni, ka vijuar me miratimin e një tjetër marrëveshjeje midis të dy qeverive dhe që zbatohet respektivisht nga ministrisë përkatëse të të dy vendeve, lidhur me heqjen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për librat dhe artikujt e përafërt me librat, si revista, etj.
Kuptohet që ne si qeveri e Republikës së Shqipërisë e kemi të hequr Tatimin mbi Vlerën e Shtuar për librin, revistat dhe periodikët e ndryshëm, me ligj, por në Republikën e Kosovës zbatohet për të gjitha vendet, përfshirë deri sot edhe Shqipërinë, 16 % Tatim mbi Vlerën e Shtuar. Sot me miratimin e kësaj marrëveshjeje, menjëherë me publikimin e saj dhe me shkëmbimin e notave përkatëse midis dy qeverive, hiqet Tatimi mbi Vlerën e Shtuar prej 16% për të gjithë librat, revistat, periodikët e ndryshëm që kalojnë nga territori shqiptar për në Kosovë.
KUPTOHET QË KY ËSHTË NJË LAJM I MIRË; LAJMI I MIRË SI PËR PALËN KOSOVARE ASHTU DHE PËR PALËN SHQIPTARE, PËR ARSYE SE LIBRI DO TË QARKULLOJË ME KOSTO MË TË ULËT PËR BLERËSIT NË TË DY VENDET.
*Fjala e ministrit të Financave, z.Shkëlqim Cani, dhënë sot pas miratimit nga qeveria shqiptare të marrëveshjes
© Ministria Financave dhe Ekonomisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.