Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, znj. Delina Ibrahimaj, priti në një takim kortezie Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, znj. Juri Kim.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një partner i çmuar i vendit tonë dhe këtë e dëshmon edhe mbështetja e pakushtëzuar gjatë 30 viteve të marrëdhënieve tona të shkëlqyera diplomatike.
Gjatë këtij takimi u diskutua mbi reformat që po ndërmerr qeveria shqiptare, me qëllim miradministrimin fiskal dhe rritjen e transparencës në hartimin e politikave buxhetore.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë shprehu bindjen se zbatimi i plotë i Reformës në Drejtësi, lufta ndaj evazionit fiskal dhe parandalimit të pastrimit të parave mbeten sfida, për të cilat qeveria shqiptare është e angazhuar maksimalisht, me qëllim progresin e vendit dhe krijimin e kushteve të favorshme për Investimet e Huaja Direkte.
© Ministria Financave dhe Ekonomisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.