Fjala e plotë e Ministrit të Financave, z. Shkëlqim Cani mbajtur në Forumin Kombëtar për Luftën kundër Korrupsionit
Së pari, dua të falenderoj organizatorët dhe kolegët që ma thjeshtuan shumë diskutimin.
Do të dëshiroja që ky Forum të ishte me një kohë të palimtuar, sepse do të flitet për një fenomen shumë të egër, siç është korrupsioni, sepse ne duhet të japim llogari për zotimet dhe detyrimet që kemi marrë para një viti si dhe për arritjet që kemi realizuar në luftën kundër korrupsionit, sepse ka ende shumë për të bërë lidhur me këtë çështje.
Për shkak se koha është e limituar, unë nuk mund të flas për 16 institucione që ka nën varësi Ministria e Financave, që luftojnë çdo ditë ndaj korrupsionit, por do të përqendrohem në dy kryesoret: tatim-taksat dhe doganat. Do ta shoh këtë të limituar për shkak të kohës se çfarë ka bërë secila prej këtyre institucioneve në luftën kundër korrupsionit. Prezantimi im bazohet në katër këndvështrime kryesore:
– Së pari, se çfarë është bërë për parandalimin e korrupsionit;
– Së dyti, ndërshkueshmëria, në mënyrë që të mos të vijojë më tej;
– Së treti, edukimi, çka e kemi bërë në mënyrë të gjerë dhe për këtë ju do të shihni shifrat, që tregojnë se një pjesë masive e punonjësve janë trajnuar;
– Së fundi, janë shifrat e arritjeve.
Premtimet para një viti:
Më lejoni të jemi strikt për të thënë se çfarë premtuam në këto dy institucione:
Në dogana:
1) Konsolidim i besimit të publikut për integritetin e punonjësve të doganave.
2) Parandalim dhe përgjegjësi administrative penale të nëpunësve doganorë, për shkelje të Kodit Doganor, etikës dhe konfliktit të interesit.
3) Forcim i zbatimit të ligjit.
Në tatime:
1) Edukim i administratës dhe tatimpaguesve.
2) Publikimin e kartës së tatimpaguesit, pra detyrat dhe të drejtat që ka tatimpaguesi.
3) Përmirësim i shërbimit ndaj tatimpaguesit.
4) Ngritja e një stafi të kualifikuar .
Çfarë ndodhi gjatë këtij viti?
Po i rendis me radhë të katër pikat që ju përmenda.
Lidhur me masat parandaluese, për të qenë korrekt, do i referohem një herë një institucioni, një herë institucionit tjetër.
-Në dogana janë organizuar mbi 20 takime me biznesin dhe organizata që operojnë në treg, domosdoshmëri kjo për parandalimin.
-Janë shpërndarë fletë palosje dhe është bërë e mundur në web për denoncimin e rasteve abuzive me ligjin.
-Janë organizuar mbi 20 takime ndërinstitucionale, qoftë për institucionet brenda Ministrisë së Financave, si Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, apo prokuroritë e rretheve, drejtoria antikorrupsion, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Ministria e Brendshme, etj.
Ndërsa Tatimet kanë kryer vizita peridioke me qëllim informimin, edukimin dhe sqarimin e procedurave tatimore, kur biznesi derdh me ndërgjegje paratë që i ka detyrim për t’ja dhënë shtetit.
-Është rritur ndërveprimi në administratën tatimore me tatimpaguesit, për një komunikim korrekt me qytetarët.
Ajo që ndoshta merr rëndësi, sepse i përket 1 janarit të vititi 2015, është marrja e të gjitha masave për instalimin e sistemit E-tax apo taksat elektronike, që do të jetë një revolucion jo vetëm në fushën e luftës kundër korrupsionit, por dhe në të gjithë punën e administratës tatimor dhe lehtësi jashtëzakonisht e madhe për biznesin.
-Po kështu janë ndërmarrë masa për lehtësimin e procedurave tatimore, janë 45 masa të rëndësishme që kanë lehtësuar procedurat tatimore.
-Është realizuar karta e tatimpaguesve.
Lidhur më çështjen e dytë – masat ndëshkuese:
Janë investiguar 125 raste denoncimi nga publiku për punonjësit e doganave. Komiteti disiplinor ka çuar për ndjekje penale 5 raste, ka larguar nga puna 212 raste, ka marrë masa disiplinore për 52 raste, janë nën hetim penal 10 doganierë dhe janë 103 kallëzime penale për subjekte tregtare për veprën penale të kontrabandës.
Ndërkohë, Tatimet: kanë filluar 462 shkelje disiplinore, 308 për shkelje të lehta dhe të rënda, dhe 154 raste janë për shkelje shumë të rënda. Janë kallëzuar në prokurori 4 punonjës për falsifikim dokumentesh dhe 12 punonjës për shpërdorim detyre.
Ndjerë këtë presion antikorrupsioni, kemi marrë masa edukuese: Doganat kanë bërë 11 trajnime në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave bashkë me Crown Agents, lidhur me Kodin Doganor, ligjin e akcizës, kodin e etikës, etj.
Nga Akademia Fiskale janë trajnuar 384 punonjës të Doganës dhe janë edhe 163 punonjës të cilët do i nështrohen testimit në dhjetor. Ndërsa janë trajnuar 185 punonjës të rinj, 40 punonjës të nivelit të mesëm dhe të lartë, janë testuar 140 specialistë dhe në tërësi 823 punonjës janë aktualisht në trajnim dhe do t’i kalojnë testimit për t’u certifikuar.
Pra, nëse do ta shohim në tërësi, gjysma e personit të këyre dy institucioneve kanë kaluar nëpër fazën e edukimit dhe trajnimit.
Çdokush do të pyesë po kush është rezultati? Çfarë arritët?
-22 masa lehtësuese për biznesin me efekt për bilancin e tyre për 11.25 mld lekë ose mbi 110 mln usd që janë masa lehtësuese për biznesin.
Janë edhe 23 masa të tjera lehtësuese për biznesin, por që kanë ndikim lehtësues për klimën e biznesit dhe nuk mund t’u masim për momentin efektin financiar, ose efekti financiar është indirekt.
Në fushën e legjislacionit, është miratuar Kodi Doganor, kodi i etikës dhe ligji për TVSH-në. Kuptohet që biznesi ka vlerësime maksimale dhe të dyja, si Kodi Doganor, edhe ligji për TVSH janë të standardeve të BE-së.
Në fushën e teknologjisë së informacionit, siç e thash, që prej 1 janarit 2015 do nisi E-tax, më pas është “Një dritare e vetme” në Dogana. Për t’ju kujtuar, pak ditë më parë, së bashku me Kryeministrin dhe Ministrin e Ekonomisë, inaguruam në ambientin e një biznesi, doganën në një biznes – çka do të thotë se deri në fund të marsit, bizneset e cilësuara të mira ose ato që janë me risk zero, do të përfitojnë përkundrejt kushteve të shpallura të drejta që veprimet doganore t’i bëjë vetë biznesi.
Po të ardhurat a janë ndikuar nga kjo luftë kundër korrupsionit?
Të ardhurat për 11-mujorin 2014 nga organet fiskale, vetëm Tatime dhe Dogana, arkëtuan 29.7 miliardë lekë ose më shumë se 290 mln usd më shumë se e njëjta periudhë të vitit të kaluar, ose 14.4 %. Dikush mund të replikojë apo mos t’i pëlqejë kjo shifër, atëherë po përmend një shifër tjetër edhe më domethënëse. Vetëm shtesa e të ardhurave në buxhetin e vitit 2014, si rezultat edhe i luftës kundër korrupsionit, është më e lartë se e gjithë shtesa e të të ardhurave në buxhetet e ekonomisë shqiptare për periudhën 2008-2013, pra në 6 vite bashkë janë realizuar shtesa të ardhurash aq sa realizon buxheti i vitit 2014.
Faleminderit!
© Ministria Financave dhe Ekonomisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.