
Të nderuar Deputetë
Përpara se të prezantoj objektivat kryesorë që mundëson ky Akt Normativ i buxhetit 2018 si dhe elementët specifik të tij, më lejoni të paraqes shkurtimisht zhvillimet kryesore makro-ekonomike gjatë vitit 2018.
Edhe gjatë këtij viti, ekonomia duket se ka vijuar të ndjekë trendin përshpejtues të ritmit të rritjes. Në nëntë muajt e parë të vitit 2018 ekonomia u rrit në terma real me rreth 4.4% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë.
Gjatë kësaj periudhe, po sidomos për tremujorin e tretë, kërkesa e brendshme është nxitur kryesisht nga kontributi i konsumit, po në një masë të konsiderueshme edhe nga ai i investimeve totale në ekonomi.
Konsumi final total, i cili përbën peshën më të madhe në ekonomi, u rrit me rreth 2.83% në terma real vjetorë përgjatë nëntë muajve të parë të 2018, ndërsa konsumi final i popullatës u rrit me rreth 3.41%.
Investimet totale u rritën me rreth 3.89% në terma real vjetorë përgjatë të njëjtës kohë. Ndërkohë vetëm për tremujorin e tretë të vitit 2018 norma e rritjes për investimet u zgjerua në 5.40%.
Rritja e Produktit të Brendshëm Bruto ishte përgjithësisht e diversifikuar në të gjithë sektorët kryesorë të ekonomisë. Sektorët me kontributin më të lartë ishin ai i industrisë i ndjekur nga sektori i shërbimeve, ku spikat sektori i turizmit. Gjithashtu edhe sektorët e bujqësisë dhe të ndërtimit patën një rritje dhe kontribut të qenësishëm pozitiv.
Presim që rritja për të gjithë vitin të jetë të paktën sa projeksioni fillestar i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, për një rritje vjetore prej 4.2%.
Vlen për tu përmendur se, edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, pas publikimit të rritjes ekonomike për tremujorin e tretë, ka rishikuar për herë të dytë në rritje projeksionin e saj për 2018-tën duke e çuar në nivelin 4.2%.
Perfomanca e mirë ekonomike ka sjelle zhvillime pozitive edhe në tregun e punës. Sipas statistikave të anketës së forcave të punës nga INSTAT, norma e papunësisë (për grup moshën 15-64 vjeç) ka vijuar trendin e saj rënës që prej T1-2014 ku regjistroi vlerën e saj më të lartë prej 18%, duke zbritur tashmë në nivelin 12.7% në T3-2018. Punësimi deri në tremujorin e tretë të vitit 2018 u rrit me 21.5 mijë të punësuar krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë.
Bazuar në statistikat e Bankës së Shqipërise, bilanci i pagesave (BP) për periudhën janar-shtator të vitit 2018, shënoi përmirësim kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë duke arritur vlerën +97.6 milion euro.
Komponenti më i rëndësishëm pozitiv ishin flukset hyrëse të Investimeve të Huaja Direkte (IHD). Këto të fundit rezultuan me një rritje me rreth 11.6% kundrejt nëntë muajve të parë të 2017, një sinjal ky mjaft pozitiv për perceptimin e investitorëve të huaj mbi ekonominë tonë.
Ndërkohë inflacioni mesatar për vitin 2018 ka rezultuar në nivelin 1.8%, po aq sa edhe një vit më parë.
Performanca Fiskale
Sa i takon zhvillimeve kryesore në financat publike, sipas treguesve paraprak faktit të buxhetit 2018 rezulton se:
Për ta mbyllur me zhvillimet gjatë 2018 sigurisht duhet përmendur emëtimi i Eurobondit 2018, jo thjesht vetëm për sigurimin e një financimi mjaft optimal të buxheteve dhe mbi të gjitha është reflektimi më i mirë dhe më objektiv për përmirësimet që kanë ndodhur në financat tona publike dhe në ekonominë shqiptare në tërësi gjatë viteve të fundit.
Tani po vijoj me përshkrimin e objektivave kryesore që synonte ky Akt Normativ.
Objektivi i parë ishte të sigurojë hapësirën financiare shtesë për njësitë e vetëqeverisjes vendore, përmes rritjes së tavanit të shpenzimeve tyre me 3.4 miliardë lekë. Kjo, në perputhje me ecurinë pozitive të mbledhjes së të ardhurave vendore, të cilat në fakt për të gjithë vitin 2018 rezultuan me një tejkalim prej rreth 3 miliard Lekë kundrejt Buxhetit Fillestar 2018. Performanca me e mirë ka qenë vecanërisht nga zëri i të ardhurave nga taksat lokale.
Tek pushteti vendor, zhvillim tjetër gjatë vitit 2018 dhe i reflektuar në ndryshimet e këtij Akti Normativ ka të bëjë me faktin se njësitë e vetëqeverisjes vendore gjatë 2018-ës kanë shlyer detyrime të prapambetura për një shumë prej rreth 2.1 miliadrë lekë. Gjithashtu, disa nga njësitë e vetëqeverisjes vendore kanë zbatuar projekte me financim të huaj, ku plani i tyre nuk ka qënë i parashikuar në buxhetin fillestar të vitit 2018. Njësitë e vetëqeverisje vendore kanë trashëguar fonde nga vitet e mëparshme duke krijuar nga viti në vit një stok që ka rritur presionin për të kryer shpenzime. Në këto kushte, ishte e domosdoshme edhe krijimi i hapësirës fiskale për mbulimin me plan buxhetor të shpenzimeve me financim të huaj për pushtetin vendor në vlerën prej 1.3 miliard Lekë.
Objektivat dhe elementët e tjerë që mundësoi ky Akt Normativ, ishin:
Në vijim objektivat e Aktit Normativ ishin
Në fund të fjalës sime të parë në këtë Komision të nderuar parlamentar, dua të theksoj angazhimin tim maksimal për të shtyrë përpara reformat e kësaj mazhorance si udhërrëfyesin më të mirë dhe të vetëm të vërtetë të rrugës së zhvillimit të vendit tonë.
Ne do të vazhdojmë të jemi në krye të punës për të lehtësuar dhe shpejtuar ofrimin e shërbimeve cilësore dhe transparente në drejtim të secilit tatimpagues.
Do të sigurohemi gjithashtu në çdo hap dhe çdo fazë për intesifikimin e punës kundër informalitetit dhe padrejtësisë në treg pasi besoj se është një ndër shtyllat kryesore të konsolidimit ekonomik dhe promovimit të konkurrencës në treg, të një shoqërie që po tenton të lërë pas periudhën e tranzicionit dhe të ecë në terren të frytshëm.
Do të intesifikojmë komunikmin me sipërmarrjen vendase dhe të huaj për të adresuar kërkesat e tyre në legjislacion dhe paketat eardhshme fiskale me qëllim ofrimin e ambientit të rregulluar dhe klimës optimale të biznesit.
Sigurisht të gjitha këto dhe politikat e tjera publike nuk do të cënojnë në asnjë moment, përkundrazi, do të stabilizojnë më tej, treguesit kryesor makro-ekonmik të Shqipërisë si rritje ekonomike e qëndrueshme, deficiti buxhetor më se i përmbajtur dhe borxhi publik i ulët si tregues besimi.
© Ministria Financave dhe Ekonomisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.