Qeveria ndryshoi buxhetin e vitit 2022, me qëllim për t’ju përgjigjur në kohës situatës ekonomike të vendit, si rezultat i krizës energjetike dhe asaj të çmimeve.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, prezantoi në komisionin parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Aktin Normativ “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.115/2021 “Për buxhetin e vitit 2022”.
Fokusi kryesor i rishikimit të buxhetit është financimi i mbështetjes për shtresat dhe sektorët e prekur nga situata e krizës dhe reduktimi i defiçitit buxhetor për garantimin e qëndrueshmërisë së parametrave makroekonomikë.
Ministrja Ibrahimaj tha, se rishikimi i buxhetit të vitit 2022 ka si synim kryesor:
“Ky Akt Normativ parashikon një rritje reale ekonomike prej 3.2%. Parashikimi i rritjes ekonomike mund të jetë subjekt rishikimi në raundet e tjera të rishikimit apo të prezantimit të projektbuxhetit për vitin 2023. Gjasat janë që rritja ekonomike në vitin 2022 të jetë më e lartë se sa 3.2 %”, tha Ibrahimaj, ndërsa theksoi, se masat e marra deri tani nga qeveria shqiptare kanë bërë që konsumi të mos ngadalësohet, duke qenë se qeveria vendosi mburojë për buxhetet e familjeve shqiptare duke mos ndryshuar çmimin e energjisë elektrike, si dhe duke subvencionuar ato kategori të cilat më së shumti ndjejnë rritjen e çmimeve të konsumit.
Përmes Aktit Normativ do të alokohen fonde për paketa ad-hoc të ndihmës sociale për të lehtësuar impaktin e rritjes së çmimeve tek shtresat më në nevojë të shoqërisë; fonde për të kompensuar pjesërisht kostot shtesë në inputet kryesore të investimeve publike, vijimi i të cilave është mjaft i rëndësishëm për mbajten vitale të ekonomisë, si në afatin e shkurtër dhe në afatin e mesëm; si dhe do të mundësohen alokime të tjera më të vogla në formën e fondeve kontigjencë për të adresuar nevojat emergjente që mund të dalin gjatë vitit.
Me ndryshimet e propozuara, sipas Ministres Ibrahimaj, buxheti i vitit 2022 siguron mbështetje për sektorët e prekur nga kriza e çmimeve dhe shpërndan rritjen e shtuar të të ardhurave buxhetore, duke mbështetur objektivat e konsolidimit fiskal.
Këto ndryshime, vijoi më tej Ibrahimaj, do të shërbejnë për sigurimin deri në fund të vitit 2022 të qëndrueshmërisë së parametrave kyç makro-fiskalë, krahas orientimit të burimeve financiare drejt mbështetjes së shtresave më vulnerabël dhe politikave prioritare.
Fjala e Ministres Ibrahimaj:
Përshëndetje të gjithëve,
Jemi sot këtu për të prezantuar Aktin Normativ “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin Nr.115/2021 “Për buxhetin e vitit 2022”.
Akti Normativ që po paraqesim vjen për t’ju përgjigjur në kohë situatës ekonomike të vendit, si rezultat i krizës energjetike dhe të çmimeve.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në kuadër të menaxhimit të krizës dhe situatës në shkallë të gjerë si pasojë e luftës në Ukrainë, dhe pas vlerësimit të ecurisë optimale 7 mujore të treguesve fiskale, ka ndërmarrë procesin dhe ka përgatitur skenarin e rishikimit të dytë të buxhetit për vitin 2022, me fokus primar akomodimin e financimit të mbështetjes për shtresat e sektorët e impaktuar nga situata e krizës dhe reduktimin e defiçitit buxhetor për garantimin e qëndrueshmërisë së parametrave makroekonomikë.
Ky rishikim i buxhetit 2022 ka si synim kryesor:
Mbështetur në vlerësimin e ecurisë së deritanishme të treguesve makro-fiskalë dhe buxhetorë, ne paraqesim në vijim propozimet konkrete në kuadër të rishikimit të dytë të ligjit të buxhetit 2022, i cili referuar zërave më të rëndësishëm reflekton kryesisht këndvështrimin tonë mbi parametrat makroekonomikë.
Më konkretisht, ky akt normativ parashikon:
Një rritje reale ekonomike prej 3.2%. Ky është parashikimi që është përdorur në ushtrimin buxhetor të përgatitjes së këtij AN, por parashikimi i rritjes ekonomike mund të jetë subjekt rishikimi në raundet e tjera të rishikimit apo të prezantimit të projektbuxhetit për vitin 2023.
Gjasat janë që rritja ekonomike në vitin 2022 të jetë më e larta se sa 3.2 %.
Më në detaje unë do të doja t’ju bëja një përmbledhje të zhvillimeve më të fundit makroekonomike dhe situatës makro deri më tani:
Sa i takon pozicionit të jashtëm të ekonomisë, statistikat e bilancit të pagesave për tremujorin e parë gjithashtu tregojnë se ne kemi pasur një përmirësim, duke pasur një ngushtim të deficitit të llogarisë korente me rreth 22% kundrejt të njëjtit tremujor të një viti më parë. Ky përmirësim është rrjedhojë e një rritje me rreth 50% të suficitit të llogarisë së shërbimeve, si dhe të hyrave nga remitancat të cilat u rritën me rreth 9.3%.
Është shumë e qartë se ne si të gjithë vendet e tjera të botës jemi duke u ndikuar nga efektet e një krize të rritjes së çmimeve dhe parashikimet tona për vitin 2023, e mbase dhe për fundin e vitit 2022, janë për një reduktim të rritjes ekonomike. Frika më e madhe ndikohet potencialisht nga rënia e konsumit, e cila është e lidhur ngushtësisht me rritjen e çmimeve dhe rritjen e indeksimit të çmimeve të konsumit. Megjithatë, të gjitha masat e marra deri tani nga qeveria shqiptare kanë bërë që konsumi të mos ngadalësohet, duke qenë se ne krijuam një mburojë qoftë për buxhetet e familjeve shqiptare duke mos ndryshuar çmimin e energjisë elektrike, si dhe duke subvencionuar ato kategori të cilat më së shumti ndjejnë rritjen e çmimeve të konsumit.
Unë dua t’ju kujtoj se një nga kostot më të mëdha të buxhetit të shtetit për këtë vit është rritja e çmimeve të energjisë elektrike dhe parashikimi i buxhetit për të bërë mburojë për këtë rritje është 28 miliardë lekë. Është një vlerë e jashtëzakonshme, por ama bën që buxheti i familjeve, i cili 5.6 % nga kostot e energjisë elektrike, të ruhet i paprekur. Nëse ne do të kishim bërë ndryshime të çmimeve të energjisë elektrike për konsumatorët, ky buxhet do të ishte 10 fishuar. Do të thotë se nëpërmjet kësaj mase ne indirekt kemi arritur mos rënien e konsumit.
Nga ana tjetër, nuk kemi ndryshuar çmimeve e energjisë elektrike për bizneset, duke ndikuar në mënyrë direkte në kostot e prodhimit, gjë që ka ndikuar në mos rritjen e inflacionit në nivelet e BE apo të vendeve të rajonit.
Niveli e inflacionit në vend për të gjithë muajt ka qenë më i ulët se sa mesatarja e BE-së dhe se sa të gjitha vendet e rajonit. Në muajin korrik kemi një inflacion prej 7.5 %, ndërkohë që vendet e rajonit kanë inflacion dyshifror.
Sa i përket Aktit Normativ, ai parashikon disa ndryshime kryesore sa i përket politikës fiskale.
Së pari, ky Akt mundëson një rritje të totalit të shpenzimeve me rreth 13 miliard lekë kryesisht për të amortizuar goditjen e çmimeve.
Më konkretisht, në këtë AN janë alokuar fonde për paketa ad-hoc të ndihmës sociale për të lehtësuar impaktin e rritjes së çmimeve, sigurisht tek shtresat më në nevojë të shoqërisë, janë alokuar fonde për të kompensuar pjesërisht kostot shtesë në inputet kryesore të investimeve publike, vijimi i të cilave është mjaft i rëndësishëm për mbajten vitale të ekonomisë, si në afatin e shkurtër dhe në afatin e mesëm, si dhe janë mundësuar alokime të tjera më të vogla në formën e fondeve kontigjencë për të adresuar nevoja emergjente që mund të dalin gjatë vitit.
Në kahun e të Ardhurave: Ky akt normativ parashikon një rritje të planit të të ardhurave të përgjithshme me plus 30 miliardë lekë krahasuar me planin e rishikuar sipas AN nr.3/2022, ose plus 40 miliardë lekë krahasuar me buxhetin fillestar të vitit 2022. Në terma krahasimore, të ardhurat tatimore dhe doganore për 6 mujorin e parë 2022 u realizuan në nivelin 14.3 miliardë lekë ose +6.2% më shumë se plani i periudhës, dhe +42.8 miliardë lekë ose +21.1% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2021. Nisur nga kjo, propozohet një rritje e të ardhurave të përgjithshme në masën +30 miliardë lekë, e cila mbështetet në:
Në kahun e Shpenzimeve ndryshimet konsistojnë në:
Tek Shpenzimet për njësitë e qeverisjes vendore janë bërë disa ndryshime të cilat kanë pasur efekt neutral në buxhet.
Me këtë ndryshim, buxheti i vitit 2022 ka siguruar mbështetjen e sektorëve të prekur nga kriza e çmimeve, ka shpërndarë rritjen e shtuar të të ardhurave buxhetore, duke mbështetur objektivat e konsolidimit fiskal.
Në përfundim, vlen të theksojmë se ndryshimet e propozuara do të shërbejnë për sigurimin deri në fund të vitit 2022 të qëndrueshmërisë së parametrave kyç makro-fiskalë, krahas orientimit të burimeve financiare drejt mbështetjes së shtresave më vulnerabël dhe politikave prioritare.
Faleminderit.
© Ministria Financave dhe Ekonomisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.