Ministrja e re Financave dhe Ekonomisë, znj. Delina Ibrahimaj, u prezantua në
institucionin që do të drejtojë nga Zëvendëskryeministri z. Arben Ahmetaj.
Gjatë takimit me stafin drejtues të kësaj ministrie dhe institucioneve të
varësisë, Ministrja Ibrahimaj vuri në dukje, se fokusi i MFE do të jetë forcimi i
rolit si një udhëheqës institucional që harton e drejton politikat ekonomike dhe
fiskale, në mbështetje të të gjitha reformave të qeverisë.
Delina Ibrahimaj mori votëbesimin në Parlamentin e Shqipërisë për të drejtuar
Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, si pjesë e kabinetit qeveritar Rama 3.
© Ministria Financave dhe Ekonomisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.