Drejtoria e Politikave të Zhvillimit Ekonomik në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë ka hartuar projektligjin “Për zhvillimin e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme”, me qëllim rritjen e mbështetjes së biznesit për të forcuar konkurrueshmërinë e tyre dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
Ky projektligj mundëson krijimin e një një kuadri ligjor dhe institucional më të plotë, i cili iu përgjigjet nevojave të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme. Masat mbështetëse për NMVM do të përcaktohen me ligj, për të gjitha ndërmarrjet pavarësisht sektorëve ku operojnë.
Për herë të parë, mbështetja shtetërore për NMVM është e strukturuar si më poshtë:
– Mbështetje financiare nga buxheti i shtetit- Mbështetje financiare nga donatorët vendas apo të huaj ;- Garanci shtetërore të huasë sipas ligjit në fuqi për borxhin dhe garancitë shtetërore, në zbatim të politikave të veçanta të Qeverisë, në përputhje me parimet dhe rregullat fiskale mbi qëndrueshmërinë e borxhit publik si dhe kufizimet e borxhit shtetëror dhe të garancive shtetërore të huave;- Shërbime publike për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, sipas përcaktimeve në këtë ligj;
Objektivat dhe rezultatet e synuara të projektaktit janë:
Draft ligji përcakton detyrimin e Agjensisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve për të administruar një portal elektronik për instrumentet financiare të krijuara me fonde nga buxheti i shtetit dhe me donatorë.
Më këtë projektakt sigurohet dhënia e mbështetjes shtetërore nëpërmjet ofrimit të shërbimeve mbështetëse do të konsistojë në: 1)Sigurimin e informacionit, 2) këshillimit, 3) zhvillimit të biznesit, 4) trajnimit, 5) zhvillimit profesional apo ritrajnimit, 6) dhënien e shërbimeve metodologjike për ndërmarrjet si edhe personave fizikë që synojnë të krijojnë një ndërmarrje; si dhe 6) cdo informacion tjetër për mbështetjen dhe zhvillimin e ndërmarrjeve.
Për më shumë informacion lidhur me këtë projektligj klikoni në: https://www.konsultimipublik.gov.al/Konsultime/Detaje/355
© Ministria Financave dhe Ekonomisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.