Shqipëria ka përmirësuar masat e saj për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit (AML/CFT). Ky është përfundimi i MONEYVAL, Komitetit të Ekspertëve për Vlerësimin e Masave Kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit, organ monitorues i Këshillit të Evropës.
MONEYVAL ka publikuar së fundmi një raport mbi masat që ka ndërmarrë vendi ynë kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, sipas të cilit, Shqipëria ka përmirësuar përputhjen e saj me Rekomandimet 25 të Task Forcës së Veprimit Financiar, që lidhen me transparencën dhe pronësinë përfituese të marrëveshjeve ligjore, si dhe 28, që lidhen me rregullimin dhe mbikëqyrjen e bizneseve dhe profesioneve të përcaktuara jofinanciare.
Vendi ynë është rivlerësuar në këto dy rekomandime nga “Pjesërisht” në përputhje në “Kryesisht” në përputhje.
Ky rivlerësim i MONEYVAL mbështetet në konstatimin se, që nga qershori 2022, Shqipëria mori masa shtesë të cilat adresuan mangësi të rëndësishme në lidhje me administruesit e besuar që i nënshtroheshin kërkesave të legjislacionit si dhe aksesin e thjeshtësuar në informacionin e pronësisë përfituese për autoritetet kompetente.
Po ashtu, raporti konstaton se Shqipëria përmirësoi masat për rregullimin dhe mbikëqyrjen e noterëve dhe agjentëve të pasurive të paluajtshme. Autoriteti licencues për noterët tani është i autorizuar të revokojë licencat për shkelje të legjislacionit. Shqipëria prezantoi gjithashtu mbikëqyrjen e bazuar në rrezik mbi agjentët e pasurive të paluajtshme.
Sipas vlerësimit në MONEYVAL, në përgjithësi, Shqipëria ka bërë përparim në adresimin e shumicës së mangësive të përputhshmërisë teknike të identifikuara në Raportin e saj të Vlerësimit të Ndërsjelltë 2018. Kështu, nga 40 rekomandime, Shqipëria ka aktualisht:
Shqipëria pritet të raportojë pas dy vitesh në MONEYVAL për progresin e mëtejshëm të bërë drejt forcimit të sistemit të saj kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit (LPP/LFT).
Deklarata e MONEYVAL në linkun e mëposhtëm:
© Ministria Financave dhe Ekonomisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.