Postuar më: 14/07/2022

Raporti i OECD: Shqipëria, mjedis i favorshëm për biznesin dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme

Ekonomia shqiptare vazhdon të sigurojë një mjedis të favorshëm për biznesin dhe është pranuese ndaj nevojave të ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Ky vlerësim bëhet nga OECD në raportin e publikuar së fundmi “SME POLICY INDEX Western Balkans and Turkey 2022”, i cili jep një përmbledhje gjithëpërfshirëse të implementimit të dhjetë parimeve të Aktit për Bizneset e Vogla për Evropën (SBA) në rajonin e zgjerimit të BE dhe monitoron progresin e arritur që prej vitit 2019.

Raporti vlerëson se që nga viti 2019, Shqipëria ka përmirësuar performancën e saj në të 12 fushat e politikave, duke reflektuar kështu rëndësinë e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në axhendën e politikave të qeverisë. Shqipëria shënon rezultate mbi mesataren e rajonit në 5 fusha të Politikave, të cilat janë:

kuadri institucional dhe rregullator për hartimin e politikave për NVM-të; mjedisi operacional për NVM-të; prokurimi publik; standardet dhe rregulloret teknike; dhe ndërkombëtarizimi i NVM-ve.

Arritjet kryesore të Shqipërisë që vlerësohen në raportin e OECD janë:

Mjedisi operacional i Shqipërisë për SME-të mbetet më i avancuari në rajon; Reformat dixhitale janë zbatuar në mënyrë të vazhdueshme në të gjithë nivelet e qeverisë dhe është bërë përparim si në rritjen e disponueshmërisë së shërbimeve dixhitale të qeverisë ashtu edhe në përmirësimin e tyre për t’iu përshtatur më mirë nevojave të përdoruesve.

Mbështetja për NVM-të pritet të rritet ndjeshëm me Strategjinë e sapo miratuar për Zhvillimin e Biznesit dhe Investimeve (2021-2027), e cila parashikon shërbime mbështetëse të biznesit të përshtatura më mirë me nevojat e NMVM-ve.

Prokurimi publik ka avancuar duke përafruar gjithnjë e më shumë kuadrin e tij rregullator me kërkesat e BE-së dhe duke miratuar dokumente strategjike kryesore në lidhje me aksesin e SME-ve dhe prokurimin elektronik.

Përafrimi dhe mbështetja e zbatimit të BE-së për NVM-të në rregulloret dhe standardet teknike u zgjerua.

Krijimi i një ekosistemi të favorshëm për start-up-et dhe inovacionin është bërë një prioritet për Shqipërinë, me miratimin e një Ligji të dedikuar për start-up inovative në vitin 2022, i cili parashikon një buxhet nga fonde shtetërore në mbështetje të ekosistemit të inovacionit.

Është bërë përparim i konsiderueshëm në mbështetjen e ndërkombëtarizimit të NVM-ve, me një mjedis gjithnjë e më të favorshëm që rrit sofistikimin dhe inovacionin e eksporteve duke rritur gjithashtu konkurrueshmërinë e eksportit.

 

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme i kontribuojnë performancës ekonomike dhe zhvillimit të qëndrueshëm dhe angazhues të shoqërive. Në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Republikën e Maqedonisë së Veriut, Serbi dhe Turqi (shtatë ekonomitë pretendente për BE), ato përbëjnë rreth tre të katërtat e punësimit të sektorit privat dhe gjenerojnë rreth 60% të vlerës së shtuar të sektorit privat.