Postuar më: 13/11/2019

Rregullore e re për praktikat në arsimin dhe formimin profesional

 

Praktikat për formimin profesional tashmë do të zhvillohen mbi bazën e një rregulloreje të re, e cila do të ndihmojë në përmirësimin e procesit mësimor.

Në konferencën për Rregulloren e re të Praktikave Profesionale në Arsimin dhe Formimin Profesional, mori pjesë zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë znj.Dajna Sorensen, si dhe  përfaqësues të shkollave të mesme profesionale, qendrave të formimit profesional dhe përfaqësues të sektorit privat.

Palët diskutuan mbi rolin e rëndësishëm që praktikat profesionale kanë në procesin e të nxënit. Kjo rregullore përbën një tjetër hap përpara drejt konsolidimit të kuadrit ligjor për arsimin profesional.