Fjala e Ministrit për Shpenzimet Buxhetore 2019 në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave
Në vazhdën e diskutimeve që kemi së bashku në parim dhe pastaj më tej nen për nen, sot kemi shpenzimet.
Shpenzimet Buxhetore për vitin 2019 do të vijojnë të mbështesin sektorët prioritarë si: infrastruktura, arsimi, shëndetësia, bujqësia, të cilat do të stimulojnë më tej rritjen ekonomike të vendit duke gjeneruar njëkohësisht punësim.
Për vitin 2019, shpenzimet buxhetore do të kapin për herë të parë vlerën absolute prej 519.4 miliardë lekë ose 29.6% e PBB. Krahasuar me të pritshmin e vitit 2018, totali i shpenzimeve buxhetore programohet me rreth 5.9% më shumë. Në terma realë, kuptohet se shpenzimet buxhetore do të pësojnë një rënie të lehtë e cila vjen si pasojë e përmbushjes së objektivit madhor kombëtar të konsolidimit fiskal.
Shpenzimet e personelit: Shpenzimet e personelit në vitin 2019 planifikohen në nivelin 80.6 miliardë lekë. Në terma realë, shpenzimet e personelit vijojnë të mbajnë një trend konstant me 4.6% krahasuar qoftë me tre vitet e fundit, gjë që dëshmon politikën shumë të kujdesshme të Qeverisë në mbajtjen nën kontroll të këtyre shpenzimeve. Kjo politikë e kujdesshme reflektohet dhe në numrin total të punonjësve buxhetorë që propozohen si limit në këtë projektbuxhet dhe vazhdon të qëndrojë në shifrën e 82 mijë e 22 punonjës buxhetorë, ashtu sikurse janë planifikuar që prej vitit 2016, si vit i parë i delegimit të disa funksioneve në njësitë e qeverisjes vendore.
Nga politika e rritjes së pagave do të përfitojnë sipas sektorëve kategoritë e mëposhtme:
Sektori i Shëndetësisë:
Sektori i Arsimit:
Rritje page mesatare 7% për 35,873 staf mësimor të Arsimit Parauniversitar. Efekti për këtë kategori do të jetë 1.37 miliardë lekë.
Sektori i Mbrojtjes:
Do të përfitojnë 6,800 Ushtarakë aktiv; kuadri i rritjes do të jetë për pagat e ulta rreth 15-19 %, por rritja do të variojë midis 10 dhe 19 %.
Sistemi penitenciar:
Rritje pagës mesatarisht me 7% për sistemin penitenciar nga e cila përfitojnë rreth 3,559 policë të burgjeve. Efekti financiar vjetor për këtë kagetori përllogaritet në rreth 177.2 milionë lekë.
Mbështetje për diplomatët:
Rritje page me mesatarisht 20% nga e cila përfitojnë rreth 308 punonjës të përfaqësive diplomatike. Efekti financiar vjetor për këtë kagetori përllogaritet rreth 120 milionë lekë.
Krahas kësaj, në këto shpenzime planifikohet kostoja dhe financimi i reformës në drejtësi, për akomodimin e pagave të reja të institucioneve aktuale të sistemit të drejtësisë si dhe, akomodimi i institucioneve të reja të krijuara për mbështetjen e kësaj reforme, qoftë Byroja Kombëtare e Hetimit, qoftë SPAK-u.
Shpenzimet Operative dhe Mirëmbajtjes do të kapin vlerën 48.6 miliardë lekë, duke prioritizuar skema produktive dhe mirëmbajtjen e aseteve të rëndësishme publike si:
Shpenzimet për interesa parashikohen në nivelin 41.7 miliardë lekë ose 2.4% të PBB, për të përballuar një rritje të mundshme të normave të interesit nga 1 pikë përqindje apo 2 pikë përqindje. Vlen të theksohet këtu se fatura e shpenzimeve për interesat e kredive të marra, e cila pa kontingjencën e parashikuar për luhatjen e normave të interesit dhe kursit të këmbimit, shkon në vetëm 2.1% dhe ka ardhur dukshëm në rënie krahasuar me fundin e vitit 2013 ku ishte 3.2%, që tregon dhe një herë tjetër vendosmërinë e kësaj Qeverie për uljen e borxhit publik, dhe për pasojë uljen e kostos së shërbimit të borxhit.
Subvencionet parashikohen me ulje në terma absolutë dhe relativë, krahasuar me një vit më parë, ku planifikohet rreth 1.5 miliardë lekë ose 0.1% e PBB. Kjo ulje vjen si pasojë e ri-alokimit të një pjese të mirë të subvencionit të parashikuar për ndërmarrjet e ujësjellës-kanalizime tek investimet publike në rehabilitimin dhe ndërtimin e rrjeteve të ujesjellës-kanalizimeve, në kuadër të përshpejtimit të Reformës së ndërmarrë për këtë sektor jetik. Sa i takon zërave të tjerë me peshë:
Shpenzimet e fondeve speciale që përfshin shpenzimet totale për Fondet e Sigurimeve Shoqërore, Shëndetësore dhe kompensimin në vlerë të ish-pronarëve, janë planifikuar në vlerën prej 179.98 miliardë lekë për vitin 2019, ku renditen:
Skema e Sigurimeve Shoqërore: Niveli i shpenzimeve për Skemën e Sigurimeve Shoqërore për vitin 2019 parashikohet në masën 130.63 miliardë lekë ose 7.5% e PBB, raport ky i njëjtë me vitin 2018, nga e cila për indeksimin e pensioneve është parashikuar një fond prej 2.45 miliardë lekë. Duhet theksuar këtu se krahasuar me vitin 2013, kjo skemë i rëndon më pak buxhetit të shtetit, pasi në vitin 2013 transferta buxhetore zinte rreth 46.2% të totalit të shpenzimeve, ndërkohë që sot zë vetëm 35.6% të totalit të shpenzimeve. Kjo ka ardhur si pasojë e dy faktorëve kryesorë:
Skema e Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor për vitin 2019 janë parashikuar 41.9 miliardë lekë ose 2.4% e PBB nga 40.4 miliardë lekë të parashikuara në vitin 2018.
Fondi për Kompensimin në Vlerë të Pronarëve: parashikohet në total në masën 5 miliardë lekë ose 0.3% e PBB. Krahasuar me vitin 2013, në të cilin fondi ishte 1.89 miliardë lekë, duke filluar nga viti 2016 fondi i kompensimit është planifikuar në rritje nga vit në vit duke kulmuar në vitin 2021 me 5.5 miliardë lekë. Rritja e fondit të kompensimit në vlerë të pronarëve bëhet në mbështetje të reformës së ndërmarrë nga qeveria për trajtimin e ish-pronarëve pjesë e së cilës është kompensimi në vlerë për t’u realizuar brenda periudhës 10-vjeçare, të parashikuar dhe në ligjin nr.133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit”.
Shpenzime të tjera sociale që përfshijnë:
Niveli i Fondit Rezervë për vitin 2019 planifikohet në masën 3 miliardë lekë, përkatësisht 1.5 miliardë lekë Fond Rezervë i Këshillit të Ministrave dhe 1.5 miliardë lekë fond kontigjence për financimin e pagave të reja për magjistratin dhe ngritjen dhe funksionimin e institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë.
Investimet Publike për vitin 2019 janë planifikuar në masën 5.1% e PBB ose 88.8 miliardë lekë (duke përfshirë këtu dhe mbështetjen për Sektorin e energjisë 3 miliardë lekë). Në planifikimin e investimeve për vitin 2019 janë mbajtur në konsideratë të gjitha detyrimet kontraktuale për projektet e investimeve me financim të huaj dhe të brendshëm. Ashtu si edhe në vitin 2018, dhe në vitin 2019 do të ketë përparësi financimi i projekteve në vazhdim, duke synuar mbylljen e tyre brenda vitit të fundit të mandatit të qeverisë.
Për sa i përket mbështetjes së sektorëve prioritarë dëshiroj ta filloj me Arsimin ku synojmë të mbajmë një nivel konstant në raport me PBB prej 3% përgjatë periudhës 2019-2021. Përveç rritjes së pagave të parashikuar për mësuesit në vitin 2019, në këtë sektor do të financohet me përparësi:
Për Arsimin Bazë:
Për Arsimin e Mesëm të Përgjithshëm:
Për Arsimin e Mesëm Profesional:
Shëndetësia, ku financimi do të mbetet në nivelet 2.9% mesatarisht për periudhën 2019-2021, ku përveç rritjes së pagave për mjekët dhe infermierët do të synohet:
Lidhur me skemën rimbursimin e barnave, kemi konstatuar se kjo skemë ka kërcyer rreth 23.6% më shumë se viti 2016 dhe për këtë arsye ka nevojë për një reformë që sjell efiçencë dhe efektivitet më të lartë të kësaj skeme. Për këtë qëllim, ne kemi propozuar në nenin 5 të projektligjit të buxhetit 2019, të përcaktohet specifikisht tavani i shpenzimeve për këtë skemë me 10.5 miliardë lekë, për të incentivuar më tej ndërmarrjen e kësaj reforme të domosdoshme.
Bujqësia, do të vazhdojë të përfitojë në terma realë 0.6% të PBB për periudhën 2019-2021 ku synohet:
Infrastruktura, e cila do të përfitojë fonde të konsiderueshme përgjatë 2019-2021. Për dijeninën tuaj, dy sektorët të mirëfinancuar janë bujqësia, siç ua shpjegova më lart, dhe infrastruktura, edhe për shkak të hapjes së nja kantieri super të madh në të gjitha rrugët e Shqipërisë. Te infrastruktura, siç e theksova, do të përfitojë fonde të konsiderueshme përgjatë 2019-2021, rreth 2.8 % të PBB, ku synohet:
Nxitja e Punësimit, ku synohet:
Shpenzimet për Buxhetin Vendor për të tretin vit radhazi do të vazhdojnë të mbështesin Reformën Administrativo-Territoriale dhe Reformat e Decentralizimit. Në projektbuxhetin e vitit 2019, burimet e financimit të vetëqeverisjes vendore do të rriten me 5 miliardë lekë ose 11% më shumë se sa ato të vitit 2018. Mos harroni që krahasimisht rritja e shpeznzimeve të qeverisjes qëndrore me qeverisjen vendore, qeverisja vendore rritet me ritëm dy fish më të lartë, pra te shpenzimet, se sa qeveria qendrore. Ndër masat më të rëndësishme përmendim miratimin dhe zbatimin rigoroz të ligjit për financat e vetëqeverisjes vendore; dhe reformën për taksën e ndërtesave me ngritjen e strukturave të posaçme dhe krijimin e kadastrës fiskale. Të gjitha këto dëshmojnë vullnetin dhe seriozitetin e Qeverisë për decentralizim dhe zbatimin e reformës administrative-territoriale.
Buxheti Vendor
Shpenzimet e buxhetit vendor për vitin 2019 janë parashikuar në masën 51.14 miliardë lekë, të cilat zënë 2.9% të PBB-së nga 2.3% që zinin në vitin 2013. Pjesa më e madhe, mbi 60% e këtyre shpenzimeve shkojnë për investime dhe shërbime publike për komunitetet vendore. Burimi kryesor i rritjes së shpenzimeve vendore për vitin 2019 vjen kryesisht nga rritja e të ardhurave nga taksat dhe tarifat e veta si dhe nga rritja e transfertës së pakushtëzuar të përgjithshme.
Të ardhurat nga taksat dhe tarifat vendore për vitin 2019 parashikohet të kenë një rritje me mbi 3.8 miliard lekë më shumë se sa plani i vitit 2018 ose e thënë ndryshe me një rritje prej 21%, ndërkohë krahasuar me vitin 2015, të ardhurat vendore parashikohen me një rritje të konsiderueshme rreth 90 përqind. Kjo rritje e nivelit të të ardhurave do të vazhdojë si rrjedhojë e ndarjes më të drejtë dhe transparente të financave për njësitë e vetëqeverisjes vendore, përmirësimin e vazhdueshëm të skemës së financimit të funksioneve të veta si dhe rritjes së burimeve të financimit të njësive të vetëqeverisjes vendore. Gjithashtu, reforma që ka filluar në taksën e pronës, konkretisht për taksën mbi ndërtesat dhe ngritjen e kadastrës fiskale parashikohet të ndikojnë ndjeshëm në rritjen e të ardhurave në buxhetin vendor për vitin 2019 dhe për vitet e tjera në vazhdim.
Në buxhetin vendor të vitit 2019, në vijim të reformës administrativo-territoriale dhe decentralizimit, vënd të rëndësishëm zë reforma e financimit të arsimit parashkollor. Për vitin 2019, fondet për pagat e edukatorëve do të rriten me 9.1% në krahasim me vitin 2018. Në të njëjtën kohë, do të përmirësohet sistemi i ndarjes së fondeve ndërmjet bashkive.
Nga ndryshimi i skemës së sipër përmendur, ku fondet ndaheshin sipas numrit të edukatorëve, konform praktikave të mira ndërkombëtare, financimi i këtij funksioni për vitin 2019 do të bazohet kryesisht në numrin e nxënësve (fëmijë 3-6 vjeç), si një kriter më objektiv për përcaktimin e nevojave për shpenzime.
Kështu, 60% e transfertës për arsimin parashkollor do të ndahet bazuar në numrin e fëmijëvë (3-6 vjeç) dhe 40% do vazhdojë të ndahet mbi numrin e edukatorëve, për ta balancuar. Nga kjo reformë në buxhetin e vitit 2019, nuk do ketë asnjë bashki që humbet fonde, përkundrazi pjesa më e madhe e bashkive do të jenë fituese në fonde për këtë shërbim. Kështu, si rrjedhojë e kësaj reforme, do të punësohen 438 mësuese (edukatore) më shumë se sa në vitin 2018, të cilët do të shkojnë në 32 bashki të cilat kanë një nevojë më të madhe për shtimin e edukatorëve, e matur nga raporti “fëmijë për edukatorë”.
Kjo reformë do ketë ndikim të drejtpërdrejtë në uljen e madhësisë mesatare maksimale të grupeve në kopshte nga 26 në 18 nxënës për edukatore, dhe madhësisë mesatare kombëtare nga 18 në 15 nxënës për edukatorë, duke krijuar kështu parakushte për një sistem më efikas.
Buxheti vendor i vitit 2019 do të jetë buxheti në të cilin gjen zbatim të plotë gjithashtu ligji për financat e vetëqeverisjes vendore, ku jo vetëm ka fonde më shumë se sa në vitet e mëparshme, por tashmë kemi dhe një kuadër të plotë procedurash, rregullash dhe kriteresh të menaxhimit financiar vendor çka garanton efiktivitet dhe eficiencë në përdorimin e parave publike në nivel vendor.
Faleminderit.
© Ministria Financave dhe Ekonomisë 2024 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.